Shkencëtari hebre që i shpiku Gjermanisë armët kimike

Love

βeℓℓe â๓e
  • Nga plehu te përbërësit për armë kimike: 100 vjet të zbulimit shkencor që solli jetë, prodhim të bollshëm ushqimor për një pjesë të botës, por… edhe shumë vdekje
Procesi Haber

Shkencetari-Haber-1-150x150.jpg
Shkencetari-Haber-2-150x150.jpg
Shkencetari-Haber-3-150x150.jpg
Shkencetari-Haber-4-150x150.jpg


Qindra shkencëtarë nga i gjithë globi do të mblidhen në Ludwigshafen të Gjermanisë javën e ardhshme, për të diskutuar mbi një qind vitet e sintezës së amoniakut. Diskutimet do të prekin transformimin industrial të shekullit të shkuar dhe rreziqet akoma më të mëdha që do të vijnë në përfundim të shekullit 21.

Procedimi i amoniakut, që përdor azot nga atmosfera si përbërës kryesor, u shpik nga kimisti gjerman me prejardhje hebre, Fritz Haber, për të zgjidhur problemin që hasnin fermerët kudo në botë. Në fillim të shekullit 20, atyre po u mbaronte plehu natyral për të korrat.

Bima Haber në Ludwigshafen, e nxjerrë nga gjiganti kimik BASF, e përdori amoniakun në sasi industriale për herë të parë, duke shkaktuar një revolucion të gjelbër. Miliarda njerëz janë gjallë sot vetëm për shkak se Haber gjeti një mënyrë për ta kthyer azotin në atmosferë në pleh amoniaku. “Bukë nga ajri” ishte slogani i reklamës së punës së kimistit në atë kohë.

Por ekziston edhe një anë tjetër, akoma më e errët e historisë së procesit të Haberit. Duke i siguruar Gjermanisë një burim industrial të amoniakut, kjo ishte në gjendje t’i zgjeronte luftimet në Luftën e Parë Botërore për më shumë se një vit.

Bllokada detare e Britanisë mendohej se do të shkaktonte mungesë të madhe plehu natyral për të korrat në Gjermani. Për më tepër, Gjermanisë do t’i mbaronin edhe përbërësit e azotit, si nitrat potasi për eksplozivët e saj.

Procesi i Haberit i plotësoi të dyja kërkesat. Trenat që shpërthenin me eksplozivët e shpikjes së Haberit dhe ku shkruhej “Vdekje francezëve”, do të dilnin shpejt në front duke zgjatur kështu luftën dhe vuajtjet e Europës.

“Nëse vëreni efektin e procesit Haber në planet, do të kuptoni se ka qenë më i madh se çdo zbulim apo proces tjetër industrial në 100 vitet e shkuara”, u shpreh profesor Mark Sutton, nga Universiteti i Edinburgut.

Falë procesit Haber, qindra njerëz ndenjën gjallë, sepse mundën të ushqeheshin. Nga ana tjetër, ekzistojnë efektet mjedisore që shkakton popullsia botërore gjithnjë e në rritje, e mbështetur nga plehu Haber. Për më tepër, ekziston një ndotje e shkaktuar prej plehut të amoniakut në rezervat ujore në të gjithë globin, po ashtu edhe në atmosferë.

Puna e Haberit ka qenë një bekim sa pozitiv aq edhe negativ për njerëzit, pasi që prej shpikjes së procesit të Haberit 100 milionë persona janë vrarë nga eksplozivët e krijuar prej përbërësve industrialë të tij.

Nacionalist i flaktë dhe shumë gjerman në sjellje, Haber ishte i lumtur që procesi i tij po ndihmonte në krijimin e eksplozivëve, sepse ai i mbronte me fanatizëm armët kimike. Si rezultat i kësaj, më 22 prill të vitit 1915, në Ypres, 400 tonë të gazit të klorit u liruan nën udhëzimet e tij në formën e reve mbi trupat aleate. Ishte sulmi i parë masiv me armë kimike. Rreth 6000 njerëz vdiqën.

Më vonë Haber u shpreh se asfiksimi nuk ishte më i keq se vrasja me armë e një njeriu, por shumë nuk ranë dakord, përfshirë këtu edhe gruan e tij, Klarën, po ashtu kimiste. Një javë pas sulmit në Ypres, ajo vrau veten me armën e shërbimit të Haberit dhe vdiq në krahët e djalit të tyre të vetëm.

Në vitin 1918, Haber u nderua me çmimin Nobel në kimi, një vendim që u prit me indinjatë të përgjithshme. Shumë shkencëtarë dhe diplomatë britanikë, francezë dhe amerikan, refuzuan të merrnin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit e organizuar në Stokholm.

Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, Haber, që ishte bërë një industrialist i pasur, u dëbua nga Gjermania për shkak të prejardhjes së tij nga një familje hebreje dhe vdiq në Zvicër 16 vjet më vonë.

Ironitë që shoqëronin jetën e Haberit vazhduan edhe pas vdekjes. Një nga insekticidet më të dobishme që shkencëtari ndihmoi të zhvillohej ishte Zyklon B, substancë që u përdor nga nazistët për të vrarë më shumë se një milion njerëz, përfshirë këtu edhe kushërinjtë e dytë dhe të tretë të familjes Haber.

Që atëherë, përdorimi i procesit të Haberit, ose më saktë procesi Haber-Bosch që njohu edhe punën e Karl Bosch, i ktheu idetë e Haberit në dobi të proceseve praktike industriale.

اdo vit, rreth 100 milionë tonë azot merren nga atmosfera dhe kthehen në përbërës amoniaku, në bimët Haber-Bosch. Këto më pas shpërndahen në sipërfaqen e tokës, për ta kthyer tokën e djerrë në pjellore. Në këtë mënyrë, planeti ynë ka qenë në gjendje të ushqejë dhe mbështesë numrin e paparashikuar të njerëzve që lindin çdo ditë.

Në vitin 1900, ishin 1.6 miliardë njerëz në planet. Sot ne jemi 7 miliardë. Shumica e gojëve shtesë janë ushqyer prej ushqimeve të prodhuara falë procesit Haber-Bosch.
g.shqip
 
Back
Top