Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Shkencëtarët zbuluan më shumë se 350 lloje të reja
EverestKëtë thesar biologjik të arit shkencëtarët dhe hulumtuesit e zbuluan në një pjesë të hedhur në lindje të Himalajeve, e cila u rrezikua për shkak të ngrohjes globale. Një nga zbulimet më interesante është lloji i ri bretkosës, apo e ashtuquajtura ‘bretkosë fluturuese’ (Rhacophorus suffryi), e cila këmbët e saj të gjata dhe të rrjetëzuara i shfrytëzon për të qëndruar në ajër, shkruan Science Daily. Gjithashtu përmendet edhe gjetja e versionit miniatural të muntjakut, drerit më të vogël në botë, për të cilin shkencëtarët fillimisht kanë menduar se është vetëm vogëlushi i këtij lloji, por pastaj është konstatuar se ata kanë zbuluar një paraardhës të tij të hershëm, që e ka edhe analiza e ADN-së.
Megjithatë, ndoshta zbulimi më i rëndësishëm i tyre është gjetja e fosileve të gekonit në minierën Jantar, në luginën Hukavang, e cila gjendet në veri të Mianmarit. Ai fosil është i vjetër rreth 100 milionë vite dhe paraqet fosilin më të vjetër të hardhucave në botë. “Lajmet e mira mbi këtë eksplodim të llojeve në Himalaje nga pak i prish kërcënimi në rritje ndaj maleve të Himalajeve dhe lloj-llojshmërisë bimore dhe shtazore që kanë”, ka thënë Jon Miceler, drejtor i WWF, në raportin e quajtur “Himalajet Lindore - Aty ku ndeshen botët”. “Ai peizazh i paarritshëm dhe i pabesueshëm veç më i ndjen pasojat e ndryshimeve klimatike, të cilat kërcënojnë me shkatërrimin e këtij ekosistemi përgjithmonë”, shtoi ai.
“Himalajet Lindore - Aty ku ndeshen botët”, është një program i cili deri tani ka zbuluar mbi 350 lloje në pjesën lindore të Himalajeve - përfshirë këtu 244 lloje të bimëve, 16 amfibë (ujëtokësorë), 16 reptilë, 14 peshq, dy shpendë, dy sisorë dhe dy pakurrizorë. Nga llojet që dihet se ekzistojnë në atë pjesë të Himalajeve, më me numër natyrisht janë ato të llojit bimor, të cilat në këtë rajon janë mbi 10.000 lloje. Pasojnë shpezët me 977 lloje të ndryshme; pastaj sisorët, të cilët janë 300 lloje. Nuk duhet harruar as 269 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla, 176 lloje të reptilëve dhe 105 lloje të amfibëve. Në të vërtetë, Himalajet, respektivisht pjesa lindore e tyre, paraqesin thesar të vërtetë biologjik, që edhe sot e kësaj dite ende fshehin shumë sekrete dhe u lë vend shkencëtarëve, hulumtuesve dhe aventurierëve për hulumtime dhe surpriza të reja.