PiNkY
Anëtar i Nderuar
Një grup shkencëtarësh amerikanë, kanë arritur që të masin jo nivelin e inteligjencës, por të budallëkut. Ndonëse për ju përbën çudi, kjo tashmë është e konkretizuar me fakte shkencore.
Kërkuesit kanë arritur që të zbulojnë një virus, i cili është përgjegjës për budallëkun. Ai quhet virusi i algave dhe është shkaktari i budallëkut tek njeriu. Virusi i algave nuk ishte observuar kurrë më parë tek truri i njerëzve të shëndetshëm dhe u zbulua se prekte funksione konjitive të tilla, si përpunimi visual apo nocioni i hapësirës.
Kërkimi në fjalë u realizua nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Nebraskas, SHBA, teksa po zhvillonin një tjetër studim në lidhje me mikrobet në fyt. Ata zbuluan se ADN-ja që gjendej në fytin e njerëzve të shëndetshëm, ishte e njejtë me atë të një virusi. Për të realizuar këtë studim morrën pjesë 90 persona dhe 40 prej tyre rezultuan mbartës të algave.
Studiuesit vunë re se ata që rezultuan pozitiv, performonin shumë më keq në teste të dizenjuara për të matur procesimin visual dhe nocionin e hapësirës.
/albeu.com/