Shkencëtarët të bindur: Ujë në Mars

My Self

Born To Be Happy
uje-mars.jpg

Kërkimet dhe durimi prej dekadash i shkencëtarëve për gjetjen e shenjave të ujit në planetin e Marsit, duket se u shpërblyen.
Një grup shkencëtarësh njoftuan se kanë rënë në gjurmë të dhjetra njollave në sipërfaqen e planetit të kuq. Sipas tyre “liqenet” marsiane ndodhen në hemisferën jugore të Marsit dhe shfaqen e zhduken sipas ndryshimit të stinëve atje.

Gjatë stinës së ftohtë njollat zhduken. Kjo sipas shkencëtarëve shpjegohet me ngrirjen e ujit, ndërsa kur planeti ndryshon pozicion kundrejt Diellit duke cuar në temperatura më të larta, pra gjatë stinës së ngrohtë, njollat rishfaqen.

“Nuk kemi ndonjë mënyrë tjetër shpjegimi për imazhet që pamë, përvecse të themi që bëhet fjalë për prezencë uji në Mars”, thotë Alfred McEëan nga Universiteti i Arizonas dhe autor i shkrimit mbi mundësin e prezencës së ujit në Mars në revistën Science.

Top Channel!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top