Shkencëtarët që vdiqën nga shpikjet e tyre

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Njerëzimi i detyrohet shumë shkencëtarëve në këtë listë. Të gjithë ata kanë vdekur ose janë plagosur rëndë me pasojë vdekjen teksa përpiqeshin të vinin në jetë ide që i shërbenin mbarë botës. Avancimet që kanë bërë ato në shkencë janë të jashtëzakonshme dhe shumë prej tyre kanë shtruar rrugën për disa prej zbulimeve dhe shpikjeve më të mëdha të njerëzimit. Një prej tyre është J. G. Parry-Thomas. John Godfrey Parry-Thomas ishte pilot i motorëve të garave dhe inxhinier. Ai kishte ëndërruar gjithnjë të thyente rekordin e vendosur nga Malcolm Campbell dhe krijoi një makinë për të bërë një gjë të tillë. Makina e quajtur “Babs” kishte shumë modifikime dhe më 27 prill 1926 Thomas e theu rekordin, i cili u thye sërish nga Malcolm. Duke u përpjekur të thyente sërish rekordin një prej zinxhirëve të makinës u shkëput dhe u përplas në qafën e tij duke e vrarë në vend. William Bullock ishte një shpikës amerikan, shpikja e të cilit në vitin 1863 e makinës printuese rrotulluese ndihmoi në evoluimin e industrisë së shtypit, për shkak të shpejtësisë dhe efikasitetit. Bullock vdiq teksa përpiqej të riparonte një prej makinave të shtypit, kur i ngeci këmba në një prej tyre. Këmba iu bë më vonë gangrenë. Cowper Phipps Coles ishte një kapiten i shquar i marinës, i cili shpiku kupolën rrotulluese të mitralozit për anijet. Pas luftës ai mori patentën për shpikjen e tij dhe filloi të ndërtonte anijen e tij duke përdorur shpikjen revolucionare. Anija e tij “HMS Captain”, e cila u përmbys duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.


Marie Curie
Marie Curie është e famshme për zbulimin e disa elementëve të reja, duke përfshirë këtu radiumin dhe poloniumin, si dhe teorinë e radioaktivitetit. Ajo vdiq më 4 korrik 1934 nga anemia, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj radioaktivitetit, pasi në atë kohë efektet anësore të rrezatimit nuk njiheshin akoma dhe pjesën më të madhe të punës ajo e ka kryer pa mbrojtje.


Thomas Midgley Jr.
Thomas Midgley ishte një kimist amerikan, i cili shpiku gazolinën me plumb dhe CFC-në. Edhe pse u duartrokit në kohën e tij, ai njihet si një person “me impaktin më të madh në atmosferë se ndonjë organizëm tjetër në historinë e tokës”, për shkak të shpikjeve të tij. Ai u sëmur me poliomielit nga helmimi i plumbit dhe vdiq disa kohë më vonë.


J. G. Parry-Thomas
John Godfrey Parry-Thomas ishte pilot i motorëve të garave dhe inxhinier. Ai kishte ëndërruar gjithnjë të thyente rekordin e vendosur nga Malcolm Campbell dhe krijoi një makinë për të bërë një gjë të tillë. Makina e quajtur “Babs” kishte shumë modifikime dhe më 27 prill 1926 Thomas e theu rekordin, i cili u thye sërish nga Malcolm. Duke u përpjekur të thyente sërish rekordin, një prej zinxhirëve të makinës u shkëput dhe u përplas në qafën e tij duke e vrarë në vend.


William Bullock
William Bullock ishte një shpikës amerikan, shpikja e të cilit në vitin 1863 e makinës printuese rrotulluese ndihmoi në evoluimin e industrisë së shtypit, për shkak të shpejtësisë dhe efikasitetit. Bullock vdiq teksa përpiqej të riparonte një prej makinave të shtypit, kur i ngeci këmba në një prej tyre. Këmba iu bë më vonë gangrenë.


Otto Lilienthal
Otto Lilienthal ishte një pionier i aviacionit, i cili u bë i njohur si Glider King. Ai ishte personi i parë që kreu fluturime me rrëshqitje. Në një fluturim më 9 gusht 1896, Lilienthal ra 17 metra duke thyer shtyllën kurrizore. Ai vdiq ditën tjetër. Fjalët e tij të fundit ishin, “Sakrificat e vogla duhen kryer”.


Franz Reichelt
Franz Reichelt ishte një rrobaqepës australian, i famshëm për krijimin e një parashute të çuditshme hibride, me të cilën ai pretendonte se mund të fluturohej. Ai kreu një eksperiment në kullën “Eiffel” dhe para një grupi spektatorësh dhe kameras u hodh. Ai vdiq menjëherë nga përplasja.

Karel Soucek
Karel Sousek ishte një kanadez i famshëm për shpikjen e një “kapsule” dhe për rrëshqitjen në ujëvarën Niagara me të. Ai mbijetoi me disa plagosje herën e parë. Në vitin 1985 ai bindi një kompani të financonte një rënie tjetër në “Houston Astrodome” në Teksas. Por kësaj radhe, rënia shkoi keq dhe ai vdiq pasi u plagos rëndë.

Cowper Phipps Coles
Cowper Phipps Coles ishte një kapiten i shquar i marinës, i cili shpiku kupolën rrotulluese të mitralozit për anijet. Pas luftës ai mori patentën për shpikjen e tij dhe filloi të ndërtonte anijen e tij duke përdorur shpikjen revolucionare. Anija e tij “HMS Captain” u përmbys duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.


Alexander Bogdanov
Alexander Bogdanov ishte një mjek, filozof, ekonomist, shkrimtar i njohur rus. Një prej eksperimenteve të tij përfshinte idenë e rinimit me anë të transfuzionit të gjakut. Ai e kishte bërë këtë me shumë njerëz të famshëm dhe në fund vendosi ta provonte tek vetja. Ai kreu transfuzion me gjakun e një prej pacientëve, i cili kishte malarie dhe Bogdanov vdiq menjëherë më pas.


Henry Winstanley
Henry Winstanley ishte arkitekti i famshëm dhe inxhinieri anglez i farit, i cili ndërtoi farin e parë “Eddynstone”. Winstanley donte të testonte fortësinë e farit dhe kërkoi të qëndronte brenda gjatë një stuhie. Fari u shemb duke vrarë krijuesin e tij dhe pesë persona të tjerë. TO
 
Titulli: Shkencëtarët që vdiqën nga shpikjet e tyre

U flijuan,per te cuar perpara shkencen dhe teknologjine,punuan aq shume per to,pur nuk munden te shijonin frytet e punes se tyre!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top