Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

super-roboti-3.jpg


Duke përfytyruar të ardhmen, vështirë të mendosh se kur të ndodh apokalipsi i vendeve të punës për shkak të inteligjencës artificiale, puna si president i SHBA-së do të jetë në rrezik. Por kompania “Watson” po krijon një superrobot, mjaft i përparuar që do të bëjë analiza të hollësishme dhe do të marrë vendime të sakta në të gjitha çështjet.

Evolucioni


Zhvillmi i teknologjisë artificiale do të lërë brenda 30 viteve gati gjysmën e popullsisë së botës pa punë. Ky është paralajmërimi i ekspertëve, të cilët e bëjnë të qartë se robotët inteligjentë do të jenë aq të zotë, sa do t’ia kalojnë gati në çdo detyrë njerëzve.

Në takimin vjetor të Bashkimit Amerikan për Përparimin në Shkencës(AAAS), shkencëtari kompjuterik, Moshe Vardi, sugjeroi se makinat e zgjuara që arrijnë të drejtohen vetë do të zëvendësojnë shoferët e taksive dhe dronët që dorëzojnë porositë do të uzurpojnë vendet e punës së punonjësve postarë. Madje edhe punonjësit e seksit do të ngelen pa punë, pasi robotët e seksit do të jenë edhe më të mirë sesa të parët.

Duke përfytyruar të ardhmen, vështirë të mendosh se kur të ndodhë apokalipsi i vendeve të punës, puna si president i SHBA-së do të jetë në rrezik.

Por ndërsa konferenca e AAAS po zhvillohej në Washington, D.C, në anën tjetër të shtetit federativ, në Kaliforni, kandidati për president, Zoltan Istvan, ishte shumë i zënë duke kërkuar debat me një superkompjuter.

Istvan-i është kandidati i Partisë Trans-humane, e cila përkrah kërkimet shkencore në teknologjitë si bionika, jetëgjatësia dhe inteligjenca artificiale. Pasi ai vuri re një faqe ku bëhej fushatë për të kandiduar si president superkompjuterin e prodhuar nga “IBM Watson”, Itsvan-i shfrytëzoi rastin për të rivalizuar ballë për ballë kandidatin e frikshëm.

Mbështetësit e Watson-it besojnë se inteligjenca artificiale që ai po krijon, është mjaft e përparuar dhe në mënyrë të veçantë pozicionohet si një kontrollues i një game të gjerë informacioni. Për më tepër, modeli do të bëjë analiza mjaft të hollësishme dhe do të marrë vendime të sakta në të gjitha çështjet. Edhe informimi i publikut do të jetë në plan të parë.

Madje edhe Istvan-i beson te potenciali që ka një super-robot për të drejtuar shtetin amerikan në mënyrën e duhur. Ai thekson një sërë aspektesh pozitive që inteligjenca artificiale ka karshi një humani.

“Historikisht, një nga problemet më të mëdha me liderët është se ata janë qenie egoiste. Kurse një president robot mund të jetë plotësisht altruist. Ai nuk do të ishte i ndikueshëm nga grupet e ndryshme lobuese, ato nga ato të interesit ose i udhëhequr nga dëshirat e veta. Unë mendoj se në 2020 ju do të shikoni një fenomen të ri, atë të inteligjencës artificiale, e cila do të konkurrojë për të marrë detyrën e presidentit të SHBA-së. Ata do të debatojnë dhe do të japin alternativat e tyre për politikat që duhet të ndjekim, njësoj siç po bëjnë kandidatët njerëzorë. Kam idenë që nuk ka të ngjarë që ata në këtë vit të fitojnë zgjedhjet parlamentare, por jam i bindur se në 2028-n, robotët mund të jenë të përshtatshëm për detyra zyrtare, përshirë edhe atë të kreut të shtetit”.

Fushata e Watson-it po menaxhohet nga fondacioni “Watson 2016”, një organizatë e pavarur e ndarë nga gjigandi kompjuterik “IBM”. Për rrjedhojë nuk ka të ngjarë që ai të garojë për president, të paktën për vitin 2016.

Ofertës së bërë nga Istvan-i për të debatuar me superkompjuterin, zëdhënësi i “IBM Watson” iu përgjigj se kompania që ai përfaqëson nuk ka lidhje me “Watson 2016 Foundation”.

“IBM-ja e Watson-it nuk po garon për president të SHBA-së, edhe pse ne na bëhet qejfi për këtë sugjerim. Sot për sot, kompania jonë është e përqendruar për të ndihmuar në zhvillimin e shëndetësisë dhe për t’i pajisur doktorët me mjetet më të fundit teknologjike, për ta bërë jetën e njeriut më të mirë. Për këtë arsye, ne e refuzojmë ofertën tuaj të këndshme për debat”, tha zëdhënësi i “IBM Watson”.

Përpara se modeli i inteligjencës artificiale të kompanisë amerikane të mund të konsiderohet si kandidat, në fillim duhet që të përmbushë kushtet për president, të cilat janë të përcaktuara qartë në artikullin e Kushtetutës të SHBA-së. Aty thuhet: “Asnjë person, përveç një shtetasi të lindur natyralisht nuk do të ketë të drejtën ligjore që të garojë për në zyrën e Presidentit”.

Por një tjetër çështje që është e nevojshme të sqarohet ka të bëjë me rrezikun dhe kërcënimin që teknologjia artificiale e avancuar ka mbi njerëzimin. Numri i akademikëve dhe sipërmarrësve që bëjnë thirrje për kujdes me avancimin e robotëve është rritur së tepërmi.

Sipas drejtorit të Tesla-s, Elon Musk, inteligjenca artificiale mund të jetë edhe më e rrezikshme sesa armët bërthamore. Ndërkohë, fizikani Stephen Hawking u shpreh se robotët mund të çojnë në shkatërrimin e njerëzimit.

Ekspertët e inteligjencës artificiale sugjerojnë se mënyra se si ky kërcënim duhet trajtuar, është që të krijohen robotë, të cilët janë të aftë që të ndiejnë. Kërkuesit janë duke punuar në prototipa të tillë, ndërkohë që brenda pak ditësh do të dalë një raport, i cili do të tregojë se si një kod etike mund të futet brenda robotëve, për t’i mësuar ata të lexojnë libra. Fondacioni “Watson 2016” pretendon se superkompjuteri ka aftësi unike përputhshmërie me njerëzit.

Gjithsesi, është ende një rrugë e gjatë që robotët të mund të konsiderohen të aftë për të kuptuar emocionet njerëzore ose moralin. Por përfaqësuesi i Partisë Trans-humane e sheh pozitivisht të ardhmen për jo-humanët.

“Unë imagjinoj që një kompjuter i Watson-it si IBM-ja të evoluojë jashtëzakonisht përgjatë dekadës së ardhshme. Rreziqet janë të mëdha që të lësh një robot të drejtojë një zyrë. Por realiteti gjithsesi është se inteligjenca artificiale do të bëjë shumë më pak gabime sesa njerëzit në politikë. Një president super-robot do të ndërtohet i tillë që të përfaqësojë plotësisht interesat madhore për tërë njerëzit dhe vendin”.

g.shqip
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Nje super robot per punet e shpise dhe punen jashte shpise (shteterore) kur do e krijojne...oh sa mire pastaj ha,pi e rri :P
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Zhvillimi i tepert i shkences rrit nr e papunesise padyshim. Sa i perket temes, asgje s'mund ta zevendesoje njeriun, sado te arrije shkenca e te preke majat.
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Se di sa i vertete eshte lajmi. Do e shof neser nga ndonje media e huaj kot per kuriozitet.
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

hajde rrobot hajde :P
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Nje super robot per punet e shpise dhe punen jashte shpise (shteterore) kur do e krijojne...oh sa mire pastaj ha,pi e rri :P

[video=youtube;G5Vd9k3-3LM]https://www.youtube.com/watch?v=G5Vd9k3-3LM[/video]
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Madje edhe punonjësit e seksit do të ngelen pa punë, pasi robotët e seksit do të jenë edhe më të mirë sesa të parët.


Hah me kete mentalitet qe ka njerezimi kjo shuuume me e veshtire, madje me kujtoi nje koment ne tumblr, se psh homofobet perhere thone: The bible said Adam and Eve not Adam and Steve, e per keto dashurite me AI kishin thene: The bible said Adam and Eve not Florence and the Machine hahah
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

O Pesti ne treg ska qarkulluar ende se biles shpine e kisha shit per ta blere :P ahaha
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Magjinoja tani kur je ne krevat me te : veç shtyp butonin........jo jo mos mendoni per keq , çohet.... e te sjell kafen ne krevat ?
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Epo shyqyr , Meqe do marri vendime te sakta ne te gjitha ceshtjet ... Mezi po e presim . Loool
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Magjinoja tani kur je ne krevat me te : veç shtyp butonin........jo jo mos mendoni per keq , çohet.... e te sjell kafen ne krevat

Po cfare te mendosh ama,ahaha cfare do i prekje apo llamarinen asaj :ohh
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Duke e llogaritur tere ate armate njerezore puth rri afer: per te bere, per tu dukur, per te folur, per te ecur, per te menduar, per te thene, per te ....., per te ....... them te drejten deri diku nje makine robotike veq se eshte tashme. :vetull:
 
Titulli: Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA

Shkencëtarët po krijojnë një super-robot për president në SHBA





“Unë imagjinoj që një kompjuter i Watson-it si IBM-ja të evoluojë jashtëzakonisht përgjatë dekadës së ardhshme. Rreziqet janë të mëdha që të lësh një robot të drejtojë një zyrë. Por realiteti gjithsesi është se inteligjenca artificiale do të bëjë shumë më pak gabime sesa njerëzit në politikë. Një president super-robot do të ndërtohet i tillë që të përfaqësojë plotësisht interesat madhore për tërë njerëzit dhe vendin”.

g.shqip



Sa të bezdisshëm janë njërëzit gjatë dhënies se prognozave të tyre!
Jo kështu, jo ashtu, dhe harrojnë fare se kompjuteri të jep atë çfarë ti më parë
u ke dhënë.
Kompjuteri nuk mendon, por lexon, dhe zgjedh gjërat në bazë të asaj që e ke programuar.
As më pak e as më shumë.
Sa për evoluim, as njeri s'po evoluon, lëre më kompjuteri (roboti).
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top