Shkencëtarët: Në 2100 njerëzimi drejtë fundit

Tuana

Nada é por acaso!
Ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë në vitin 2100, ky është parashikimi i shkencëtarëve. Sipas revistës “Nature” mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim.

Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit. Sipas studimit, së shpejti do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot.

Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve. Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimi e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandaluse për shfaqjen e fatkeqësive. /albeu.com/
 
Titulli: Shkencëtarët: Në 2100 njerëzimi drejtë fundit

Nuk ka shkencatar qe mundet te imagjinoje kur tokes mund ti vije fundi.
 
Pe: Shkencëtarët: Në 2100 njerëzimi drejtë fundit

te arri moshen 80 un njeher dhe pastaj boni cfare te doni ju XD
 
Pe: Shkencëtarët: Në 2100 njerëzimi drejtë fundit

Na e paskan shtyre fundin eee??Une e dija se e kishim ne Dhjetor LOL
 
Back
Top