Shkencetaret kundra Shtepise se Bardhe, alienet ekzistojne
Ne pergjigje te kerkeses se bere nga shume qytatare amerikane, Shtepia e Bardhe leshoi deklaraten sipas se ciles, ajo, e mbeshtetur ne prova te ofruara nga NASA, pohon se ato nuk jane te mjaftueshme per te provuar ekzistencen e alieneve.
Nderkohe dy shkencetare amerikane prane Penn State University, deklarojne te kunderten. Sipas Jacob Haqq-Misra, ne Rock Ethics Institute, dhe Ravi Kumar Kopparapu, ne Earth and Environmental Systems Institute, anijet aliene mund te jene ne gjendje te rrotullohen rreth sistemit diellor, dhe ne per kete thjesht nuk dime asgje.
Hapsira e palimituar e gjithesise dhe kufizimet tona ne kete drejtim, bejne te pamundur gjetjen e tyre.
Keta shkencetare shkojne edhe me larg ne hamendesimet e tyre kur thone se alienet mund te gjenden edhe ne thellesite e ujrave te oqeaneve, edhe ne pafundesine e pyjeve te paeksploruara deri tani, madje edhe ne gropa nentokesore. Kete e mbeshtesin kur thone qe edhe sot ne shekullin e 21-te, akoma zbulohen specie te reja kafshesh te panjohura me pare.
Perfundimisht, ata mbeshtesin idene se vertet nuk ka prova bindese per te provuar ekzistencen e tyre, por po keshtu nuk ka prova per te pohuar edhe te kunderten.(kuriozitete&enigma)