Tuana
Nada é por acaso!
Japonia, e cila ndodhet në majën e listës botërore, përsa i përket jetëgjatësisë, tashmë ka një arsye më shumë dhe një “armë” të më fuqishme për të pushtuar denjësisht fronin e kësaj liste. Shkencëtarët e këtij vendi, pretendojnë se kanë zbuluar një proteinë, që është përgjegjëse për plakjen dhe mësuan se si ta menaxhojnë atë.
Një ekip shkencëtarësh citon alb-observer.com, nga Universiteti i Osaka, kanë vërtetuar
se njëri nga përbërësit e sistemit njerëzor plotësues, është përgjegjësi kryesor për plakjen.
Proteina C1q, thonë hulumtuesit, është përgjegjëse për plakjen e qelizave njerëzore. Një pjesë e sistemit të imunitetit, të sistemit të plotësimit, ndihmon trupin që të largojë mikrobet. Proteina 1Cq deri sot konsideronin se ishte thjesht një pjesë përbërëse e sistemit.
Pasi u vërtetua roli kryesor i proteinës, shkencëtarët mësuan se si ta komandojnë atë, ta kyçin, pra ta kyçin plotësisht sistemin e plakjes së qelizave. Ky zbulim pretendojnë shkencëtarët, mund të përbëjnë çelësin për jetën e përjetshme.
Por, është dhe ana tjetër e monedhës. Pasi, duke rrëzuar proteinën në fazë “gjumi”, që të ngadalësohet procedura e plakjes, shkencëtarët bllokojnë gjithashtu të gjithë sistemin imunitar të gjithë trupit.
Deri më sot, nuk është gjendur asnjë mënyrë që të ndalë plakjen dhe njëkohësisht të funksionojë rregullisht sistemi i imunitetit.
Por, shkencëtarët thonë se po punojnë intesivisht që t’ia arrijnë qëllimit.
Ndoshta shumë shpejt mund të kemi shansin të qëndrojmë të rinj dhe të shëndetshëm për…
/alb-observer.com/