Shkencëtarët japin alarmin për rreziqet që shkaktojnë tatuazhet

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Shkencëtarët japin alarmin për rreziqet që shkaktojnë tatuazhet[/h]
tatuazhet-586x350.png

“Reduktim të tatuazheve dhe sidomos atyre me ngjyrë”, kjo është ajo çka rekomandojnë shkencëtarët me paralajmëruar se boja me ngjyrë shkakton kancer.

Sipas shkencëtarëve bojërat e pigmentuara që përdoren nga shumica e salloneve të tatuazheve përmbajnë një komponim kimik të diskutueshëm të njohur si dioksid titaniumi.

Kjo substancë kimike shtohet në bojë tatuazhi për të dhënë ngjyra të caktuara, duke shkaktuar gjithashtu një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore.

Një ekip nga Instituti Federal i Gjermanisë për Vlerësimin e Rrezikut vërejti se si dioksidi i titanit udhëton nëpër gjak dhe akumulohet në nyjet limfatike. Kjo shkakton që ato të fryhen dhe pengojnë aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet.

Kjo gjendje e veçantë shëndetësore, bënë me dije prestigjozja Daily Mail, ka një shans më të madh t’iu ndodh atyre që realizojnë tatuazhe me ngjyrë.

“Kur dikush dëshiron të bëjë një tatuazh, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e një salloni ku përdorin gjilpërat sterile që nuk janë përdorur më parë. Askush nuk kontrollon përbërjen kimike të ngjyrave, por studimi ynë tregon se ndoshta ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh Hiram Castillo, një autor studimi dhe anëtar i Qendrës Europiane të Rrezatimit të Synchrotron në Francë.
 
Jam kunder tatuve .....
 
Per pak e bera nje tatu por pasi lexova kete artikull do e rimendoj.. :p
 
Ok eshte mendimi jote ,por sinqerisht nuk me pelqen aq shum tatoo sa qe nul.dallohet lekura a trupit :( . Un per vete kam kunder tatoos ,por pakten e ju qe e beni ,bejeni me karar . (Shpresoj nuk prekesh thjesht shpreha vetem mendimin time )
hahahahaha jo esht mendimi juaj nuk prekem aspak por esht krahu tj qe mund te shikoj lekuren e krahut
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top