Shkencëtarët do të bllokojnë diellin më 2019

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1429195


Shkencëtarët amerikanë kanë propozuar një ide për ta luftuar ngrohjen globale. Ata thonë se kjo mund të bëhet duke shpërndarë elemente kimike në atmosferën e Tokës, të cilat do ta dobësonin nivelin e rrezatimit nga dielli. Ideja është e bazuar në një kërkim shkencor të shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit, i cili është publikuar edhe në revistën “Publikimet shkencore për mjedisin”.

Dikur konsiderohej teori konspirative, se qeveria amerikane lëshon grimca në qiell për të modifikuar motin. Megjithatë, tani, artikujt për eksperimentet e “gjeoinxhinierimit solar” janë përplot fotografi të qiellit të spërkatur, që thonë se tashmë kjo po ndodh.

Shkencëtarët kanë propozuar që l.uftimi i ngrohjes globale të bëhet përmes një procesi, të quajtur “injektim stratosferik”. Sipas tyre, kjo metodë do ta përgjysmonte efektin e ngrohjes globale.

Në fillim të vitit 2019, shkencëtarët e Harvardit do ta bëjnë eksperimentin e spërkatjes së qiellit, duke zgjedhur me kujdes një material i cili do ta mundësojë përfundimin e eksperimentit të tyre me sukses. Shkencëtarët do të gjuajnë në qiell karbonat kalciumi, për të “rikrijuar” efektin ftohës të planetit.

Muajin e kaluar, eksperimenti u bë i ditur në revistën Nature dhe tani ky eksperiment njihet me termin “Eksperimenti i Kontrolluar Stratosferik”.

Kjo teknikë realizohet përmes shpërndarjes së sulfateve në pjesën e poshtme të stratosferës, në një lartësi prej 20 kilometrash. Shkencëtarët propozojnë që shpërndarja e këtij materiali kimik të bëhet përmes aeroplanëve të veçantë që janë në gjendje të fluturojnë në lartësi të madhe, balonave ose armëve qitëse të flotave ushtarake.

Ndonëse aktualisht nuk ka teknologji të tillë për ta realizuar këtë plan, shkencëtarët thonë se duhet të ndërtohet një fluturake e veçantë për këtë qëllim. ثshtë vlerësuar se një operacion i këtillë mund të jetë i realizueshëm pas 15 viteve dhe do të kushtojë rreth 2.2 miliardë dollarë për çdo vit.

Sidoqoftë, ende gjithçka mbetet në nivelin e hipotezave. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët i kanë shqyrtuar edhe anët negative të këtij projekti. Për shembull, zbatimi i tij kërkon koordinim mes.
Korrieri.com
 
Eh,te na "zene" dhe diellin i thone kesaj pune. :P
Qe ka mundesi nderhyrje ka plot.
Dhe shume jane testuar ,dhe pse per ne te mases s"behen akoma te ditura.
POr ama cdo nderhyrje ne kete lloj spekteri ka anet pozitive dhe negative te tyre.
Prandaj nuk eshte e lehte te veprohet.
Pervec kostove qe sigurisht jane stratosferike,e me tej as rezutatet deri ne fund sdihen se di do dalin.
 
Po presionit te ajrit, ndotjes, tymrave, kemikaleve ..... c'fare do te ju bejne valle ? K'to po shkaktojne ngrohjen globale , jo vete dielli... diellin edhe po ta bllokojne , prb vazhdon.

Shkenca ?!!!
 
diqka e pamundur...se mund arrijn diqka me ket ide.

ndoshta, por do jete afatshkurtë.
 
Kam pasë thënë, që kur të vij koha që njeriu të luajë rolin e Zotit,
fundin se kemi larg.
Më mirë se natyra që zotëron punët e saja, askush tjetër s'mundet!
Natyra ështe perfekte, dhe duhet ta lëmë ta kryej punën e saj!
Deri më tani njeriu s'ka bërë asgjë përveç se ka qenë shkatërrimtar.
 
Paskemi mu knaq duke fjete:)
 
Kam pasë thënë, që kur të vij koha që njeriu të luajë rolin e Zotit,
fundin se kemi larg.
Më mirë se natyra që zotëron punët e saja, askush tjetër s'mundet!
Natyra ështe perfekte, dhe duhet ta lëmë ta kryej punën e saj!
Deri më tani njeriu s'ka bërë asgjë përveç se ka qenë shkatërrimtar.

Rolin e Zotit ? E cili na qenka ky roli i Zotit ? se na cudite ricky_ch. Ngaterron zotin me natyren ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top