Tuana
Nada é por acaso!
deja e vampireve ne ditet e sotme mund te jete Edward Cullen nga "Twilight", por monstrat e koheve me pare si Drakula, kane lindur fillimisht nga frika e semundjeve te pashpjegueshme dhe vdekjeve misterioze ne boten natyrore.
Kjo eshte ajo qe argumenton gazetari Matt Kaplan ne "Veshtrimi i Meduzes dhe Kafshimi i Vampirit: Shkenca e Monstrave", nje ekzaminim i monstrave rreth e rrotull botes dhe pergjate historise - shkenca pas origjines dhe perse ato kane nje rendesi te madhe per ne edhe ne ditet e sotme.
"Kur femijet tane na kerkojne histori me monstra, ata nuk jane duke u sjelle shume ndryshe nga kelyshet e luaneve." - tha Kaplan.
"Kelyshet e luaneve luajne duke luftuar ne menyre qe te testojne aftesite e tyre ne nje vend te sigurt ku askush nuk do te vritet. Historite me monstra kane nje qellim te ngjashem, ato na lejojne qe ne te perballemi me frikerat tona me te medha pa rreziqet qe jane te lidhura me to."
Megjithese krijesat e ngjashme me vampiret kane ekzistuar qe ne Greqine Antike, jane dashur qindra vjet per tregimet e lidhura me keto krijesa qe te evolojne ne menyre graduale ne te pavdekurit e historise se koheve me te fundit.
Raportime per njerez te gjetur ne varret e tyre me gjak ne buze dhe me stomakun qe ngjan plot, sikur sapo te kishin ngrene, mund te shpjegohen ne menyre te thjeshte me proceset e pasvdekjes, me gazin e mbledhur ne trup qe ndonjehere shty ngjakun nga mushkerite.Dhembet e qenit te zgjatura dhe thonjte ishin per shkak te tkurrjes pas vdekjes duke i bere ato me te dukshme.
Me pas semundjet ngjitese si influenca dhe tuberkulozi, qe mund te shkaktonin qe njerezit qe binin ne kontakt me te semurin te semureshin dhe te vdisnin, kontribuan edhe me shume ne kete mit. Kjo ishte vecanerisht e vertete per shkak te periudhave te inkubimit qe nuk kuptoheshin ne ate kohe, duke e bere te paqarte se si shperndahej semundja.
"Nje vdekje do te ndiqte tjetren ne nje progresion si ai i gureve te domino." - tha Kaplan.
Por tani vampiret i jane nenshtruar nje transformimi rrenjesor, nje proces qe filloi me publikimine e "Dracula" te Bram Stocker, por qe eshte shpejtuar ne vitet e fundit.
"Nese semundje te tmerrshme dhe trupa te fryre jane eksperiencat njerezore nga cfare erdhi Drakula, si perfusnduam tani me Edward Cullen-in e sjellshem, te kendshem dhe shume simpatik?" - tha Kaplan.
Shkenca moderne ka zbuluar mekanizmin e semundjeve te ndryshme dhe tani vampiret jane transformuar ne krijesa shume joshese, duke u transformuar nga monstrat qe ishin ne fillim, ne dicka tjeter.
"Ne nje bote ku duket se individet me me shume virtyte bien shume shpesh pre e te keqes, interesi publik ne shpirtrat e mire qe lufrojne natyren e tyre te keqe eshte me i larte se asnjehere tjeter dhe vampiret jane shpjegim i mire per kete." /info/