Besimi eshte bindje, siguri e padyshimte per nje te vertete. Kuptoj me ane te shqisave nje gje. E shikoj me sy, E prek me gishterinj, E hetoj nga të gjitha anët. Dhe drejt'persedrejti, vetem me ane te dritave te mendjes time, fitoj mbi ekzistencen dhe pergjithesisht mbi formimin e saj. dije te plote e te sigurt. Pra, prej vete'kuptimit dhe prej veprimit të drejt'perdrejt te fuqive te mia mendore, fitova nje Bindje dhe nje siguri për te. Per sa i perket pra, k'saj gjeje, nuk besoj me, por di,
Nga k'to gjith'secili kupton se besimi ne misterin s'eshte kunder logjikes sone. Fakti qe s'jemi në gjendje te kuptojme te vertetat misterioze, ne shume raste mund të provohet si pa ndonje rendesi. Per arsyen e thjeshte se njeriu edhe vete gjerat e k'saj bote, edhe vete të vertetat qe i perkasin botes, s'eshte ne gjendje t'i kuptoje krejtesisht,
Dhe me te vertete. Ekziston gje me e shkëlqyeshme dhe me e dukshme se drita? Shkelqimi i saj na verbon shume here syte, te cilet s'jane ne gjendje të shikojne drejt'persedrejti, dhe nxehtesia e se ciles ngjall organizmin tone dhe behet e ndijshme ne tere trupin tone. Drita na ben qe te shohim me syte tane panoramen e çuditshme te natyres, dhe me ane te rrezeve te saj mundemi te studiojme dhe te ekzaminojme natyren, ne mes te se ciles rrojme. Me gjithe keto, erresire e madhe mbulon qenien e saj dhe natyren e saj.
ا'eshte drita? Shkenca s'mundi deri tani te na jape nje përgjigje të qarte dhe plot drite. Shume e kane radhitur nder te lengshmet. Te tjere na thane se transmetohet me anë të valeve te eterit. Mirepo, te gjithe u detyruan të rrefejne padijen e tyre. Sa e quajten te lengshme, deshmuan njekohesisht qe kjo e lengshme eshte e pakuptueshme, e pacaktuar, dhe e pahetuar. Sa folen per valet e eterit, deklaruan njekohesisht që eteri eshte nje diçka krejt e paditur, ne menyre qe valet e tij te jene per ne krejt misterioze
transmetohet me ane te valeve të eterit.
Ndersa bota lendore na paraqet kaq mistere, ku qendron çudia, ne qofte se edhe bota shpirterore na paraqet te sajat? Ku qendron çudia, ne qofte se edhe Kurani, Bibla Kurani hyjnore dhe qiellore na zbulon te verteta, që kapercejne logjiken tone, kur libri i botes lendore dhe te dukshme perfshin në çdo faqe të tij kaq mistere?
A! Jo, do te ishte me te vertete çudi dhe gje krejt e pashpjegueshme, në qofte se mesimi i hyjinspiruar i Shkrimit te Shenjte, qe ben fjale per Perendine, per qiellin, per boten e padukshme, qe ben fjale per çeshtje te larta dhe te m'binatyrshme, do paraqitej i zhveshur nga çdo mbulesë misterioze, duke mos kapercyer krejtesisht kuptimin dhe thellimin e njeriut. Do te ishte gje e çuditshme dhe e p'ashpjegueshme, sepse perderisa njeriu s'mund te kuptoje k'te bote te dukshme dhe te ndijshme ne gjirin e se ciles jeton, si do te ishte ne gjendje te kuptoje krejtesisht te vertetat e m'binatyrshme t botes së padukshme dhe qiellore? Sikurse mistere te tera na hap para nesh vetvetja jone, organizmi yne, shqisat tona, veprimet e mendimit tone etj., si do te ishte e mundur që Perendia e pafundme te mos mbulohet per ne me asnje mister?
Duhet ta zgjerosh dhe mbi fushen e dijes se gjerave të k'saj bote. Dhe atehere, do te ndodhesh i detyruar te dyshosh edhe per te verteta krejt te thjeshta, edhe per vete ekzistencen tende, e cila, siç pame, eshte e lidhur me aq mistere! Pergjithesisht, te tera parashikimet dhe te tera deshirat e natyres sone logjike dhe mendore qe na shtyjne ne nje bote te padukshme, te perjetshme, te lumtur, do te mbeteshin te ngaterruara, te verbera, te pacaktuara, te p'andriçuara. Lugina, ne te cilen jetojme, eshte e shkrete dhe e erret.
Por ja, Perendia na hedh nga qielli zinxhirin e tij te arte, driten e zbuleses hyjnore, misterin e se vertetes se Tij hyjnore.
K'to jane mistere dhe do te ngelen Mistere qe as Shkenca as Feja nuk mund ti japi shpjegim, Dy Koka te medhaja qe perfundojne ne dy konkluzione te kunderta. ا'tha njeri, e mohoi tjetri. Dhe megjithate, qe te dy kanë admiruesit dhe pasuesit e tyre.
Te besosh ne rruge te mistershme eshte Shprese, por qe te me bindesh dua fakte, dhe persa u perket mistereve duhet ti pranojme si mistere, Asnje nuk eshte i/e afte ti vertetoje, n'grene baza rreth tyre per arsye te ndryshme,