Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve.

shkenca-gati-p-euml-r-klonim-frik-euml-nga-reagimi-i-njer-euml-zve_hd.jpg

Shkencëtari kinez që ka krijuar fabrikën më të madhe për klonim, ka thënë se kopjimi i njerëzve tashmë është i mundur, por ai nuk është duke e bërë këtë punë pasi ka frikë nga reagimi i njerëzve.

Xu Xiaochun, drejtor i Boyalife Group, ka thënë se kompania e tij është duke punuar në klonimin e primatëve për të testuar më mirë kafshët për sëmundje të ndryshme.

Ndërsa ka shtuar se “është vetëm një hap i vogël biologjik” prej majmunit e deri te njeriu.

Boyalife Group dhe partnerët e tyre tashmë kanë filluar ndërtimin e fabrikës gjigante në veri të portit kinez Tianjin kurse synojnë që deri në vitin 2020 të klonojnë një milionë lopë.

“Tashmë e kemi teknologjinë”, ka thënë Xu për AFP-në. “Nëse është e lejuar, nuk mendoj se ka kompani më të mirë sesa Boyalife”.

Kompania ende nuk ka filluar aktivitetet e klonimit të njeriut shkaku i frikës nga reagimi i njerëzve.

Por, ai shtoi se “vlerat sociale mund të ndryshojnë”, duke përmendur këtu pikëpamjet për homoseksualitetin. Ai gjithashtu shtoi se me kohë njerëzimi do të ketë më shumë mundësi sesa riprodhimi natyral, transmeton Koha.net.

“Tani e vetmja mënyrë që të kemi fëmijë është të kontribuojë pak nëna dhe pak babai”, ka thënë Xu.

“Ndoshta në të ardhmen ju do të keni tri mundësi për të pasur fëmijë”.
syri.net
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Ka mijra vite qe jemi ne proces e siper...! E shikoni qe jemi gjithnje e me shume inteligjent me nje shpejtesi te jashte zakonshme, me shpejt se evolucioni natyror, jeta eshte me gjate dhe me shendetshme. Biles, biles, them qe nuk jemi akoma shume larg zanafilles se humbur, kur mendon qe Adami jetoj gati 1000 vjec, Noe mos gaboj 750 vjec etj etj.

ps. Per ata qe dine ta lexojne Biblen dhe Kuranin, aty flet qarte per nje klonim te njerut.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Hmmmm
Interesante, por s'di sa mund te kete te verteta. Ceshtja e klonimit trajtohet me vite dhe nuk eshte ceshtje frike aq sa ende nuk eshte definuar ku qendron klonimi nga ana etike. Nga ana tjeter ka filluar nje kampanje e re neper tere boten qe te ndalohet eksperimentimi mbi primatet(shume shtete i kane ndaluar eksperimemtet) po Kina normal ben me koken e vete, mos flasim per faktin qe pervec faktit qe ende jane 'duke punuar' qe eshte larg nga suksesi, te klonosh nje primat nuk eshte e njejte si te klonosh nje njeri. Teorikisht mund te kene teknologjine, por praktikisht, pervec faktit qe pikpyetje nese arrijne te replikojne saktesisht me cdo qelize nje njeri, shtrohet pyetja e funksionimit normal dhe jetegjatesise se atij kloni e mos flasim fare per memorjen gjenetike, keshtu qe besoj se kjo eshte vetem reklame dhe akoma nje fanta-shkence.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Mua me ngaterroi cik kjo teme! Dmth do zevendesojne njeriun me robote ne te ardhmen ndersa nga ana tjeter thuhet se qenia njerezore eshte shtuar jashte mase vitet e fundit aq sa planeti nuk i perballon dot me!Madje u shkruajt se nje arsye e luftrave te fundit qe behen eshte per kete,se si do zhdukin njerezit ndryshe!

Hic hic me shume i ngaterrova gjerat tash... :mah:
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Cfar thote feja mbi Klonimin e njeriut ?!

hajduti
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Feja sic e dime eshte kunder o Hajdut....
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Po pse?? C'i duam klonet meqe ra fjala :p
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Ne fakt une jam pro shkences ne cdo drejtim.
Per mua ,eshte feja me e shejte ne rruzullin toksor,shkenca.
POr ne lidhje me kllonimin njerzore(duke perjashtuar ato pjese qe ndihmojne ne transplantim pjesesh fizike e shpetojne njerziimi)
Keshtu kllonim total te qenies njerzore,me duket e neveritshme.
Nuk dua ta shoh veten ,as te afermit as njeriun te dybluar ne genet e ti,ne asnje verison te ti.
Me duket e frikshme dhe turbulluese.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Le ta gjej z. Xu Xiaochun kurimin per kancerin nje here.. qe po ben kerdi. Kete do ta konsideroja arritje.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Cfar thote feja mbi Klonimin e njeriut ?!

hajduti

Feja asgje hajdut, perkundrazi eshte kunder klonimit, dhe me keq mbulon te verteten qe ne fakt me c'thone shkrimet me te vjetra se keta libra, flasin pikerisht nje klonim ne njeriut. Dhe librat fetar i thone ne menyre te terthorte e dogmatike qe te mos kuptohen, duke lene vend interpretimeve teologjike nga kleri.

Po marr nje shembull te Kuranit.
Nuk kuptohet asgje faktikisht ne kete sure 22:5, ku flet per krijimin e Adamit me te gjitha gjasat, por ka disa ingrediente te nje perzierje e cila perfundon ne mitren e nje femre.
Paradoksale apo jo!?! Zoti ka krijuar Universin nga asgjeja, por per te bere njeriun ju dashkan disa gjera te bera bashke, dhe, me absurdja, ju dashka nje miter e nje femre..;)

Kuran 22:5
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Zoti ka krijuar Universin nga asgjeja, por per te bere njeriun ju dashkan disa gjera te bera bashke, dhe, me absurdja, ju dashka nje miter e nje femre..

Kur nuk e din arabishten e futesh n'llug pa sakic, keshtu perfundon. Fjala "Halaka" ne Kur'anin Famelarte, qe perkthehet ne shqip "Ka krijuar", ka shume kuptime, nder to do i permendi vetem dy. Halaka- Ka krijuar dicka, nga asgjeja. Dhe "halaka"- Ka krijuar dicka, duke marre per baze dicka tjeter. Ky eshte Krijuesi. Krijon cfare te do Ai, dhe si te do Ai. - Shume e lehte per t'u kuptuar per njerezit me logjike te shendoshe.
Dy pale njerez kurre s'do tmesojne. 1) Ata qe nuk pyesin 2) Atyre qe u vjen turp te pyesin.

Pyet, hulumto, mesoje te verteten, dil nga kafazi i injorances, se te ben dem lool
 
Nje budalla si ti eshte i vleshem vetem per replike. Kush do pyetet per zberthimin e Kuranit, ti??

Ke studiuar 10 vjet ne teologji islame, na shpjego interpretimin e sures 22:5 mbi krijimin e Adamit!!!! Hajde jepi vetes eshte rasti yt.

ps. prita dy dite qe ti japesh pergjigje hajdutit, dhe jo mua..;)
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Kujt ti shpjegoj ? Me vjen keq, por sdo kesh fatin te te shpegoj ty kur do ti, nuk je nga ata qe e meritojne mundin tim ;) E kam provuar sot e sa vite, kot eshte t'mirrem me ty - Prit edhe 2 vite, do mbetesh me keto mendt qe i ke qe sa vite ketu, i papjekur ne kete fushe, kot skam thene me shkoj jeta duke te mesuar.
At zberthim e bera per shkak se nuk ke kokerr truri per gjuhe arabe dhe i kap i perbin citatet sic i sheh. Kur s'ke kacik, mos u fut ne loje.

p.s. Ti je hoxha i forumit, shpesh here e ke marre kete detyre, po te interesoj interpretimi/komentimi i citatit, e ke ne internet, kerkoje po te interesoj (s'ke shije interesi ti, vetem kritike koti :D)
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Harrova edhe nje gje Laur !

Nje budalla si ti, do mbetet budalla edhe ne vitin 2020 ne forum
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Kujt ti shpjegoj ?

Shpjegoja temes dhe antarit qe kerkoj te dije dicka mbi versionin fetar. Pa per nje kuranist si ti, une jam nje gozhde per sharren tende. Mundoju me ata qe te degjojne ty ne xhami pa te drejte replike.
Teologjia fetare tek une nuk ecen.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Une kot nuk thash, ti je hoxha i forumit, i je pergjigjur vet !

Pa per nje kuranist si ti,

Nuk jam Kuranist, sorry !
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Une kot nuk thash, ti je hoxha i forumit, i je pergjigjur vet !

Nuk jam Kuranist, sorry !
Atehere mos fol ne emer te Kuranit. Qepe gojen e mos llap kot ne emer te myslimanve.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Eh more Laur, t'ja qepesh gojen dikujt, duhet t'kesh burreri, gje qe te mungon ty edhe ne pleqeri :sun:

Une ty t'dho shkolle, akoma se sheh kete ?
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Ate qe shkenca mund ta realizoj do e realizoj pavarsisht kundershtimeve te fese apo "njerezimit"!

Njerzit jane te prirur per te kerkuar qe te thyejne tabute dhe per te plotesuar egon e tyre.
Nese fabrika egziston, makineria do vihet ne pune heret a vone
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Cfar thote feja mbi Klonimin e njeriut ?!

hajduti

Vazhdojme me pyetjen tende hajdut se ka mjaft rendesi, qe na dergon indjetro me mijra vite deri tek Adami.

Genesi 2:21-22

21-Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.
22-Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.

Nuk ka nevoj per shpjegime te tjera, pasi sot niveli i iteligjences i njeriut eshte ne gjendje ta kuptoje qe ketu behet fjale per nje ndrehyrje kirurgjikale, dhe per kete duhet bere nestezia(gjume i thelle).
Adamit i hoqen dika ne fund te brinjes ne pjesen e lakuar, qe normalisht quhet brinje, dhe pastaj e mbyllin plagen ku hoqen kete cope. Me kete cope qe hoqen nga Adami formuan nje njeri tjeter(Even).

Nga kjo nderhyrje, nuk moren vetem trashegimin gjenetik, sepse dihet qe per te marre DNA e dikujt mjafton vetem peshtyma dhe nuk eshte nevoja per nestezi, per me nje nderhyrje te tille me gjume te thelle te Adamit tregon vetem nxjerrjen e celulave staminale.
Ne kete pike, po te lexohej ky argument ne nje rreviste shkencore asnjeri nuk do kishte dyshime se po flitet per klonacion.. Per qe faktikisht po lexohet ne nje liber si Bibla, atehere eshte e veshtire te pranohet nga teologjia dhe thuhet qe eshte metaforike etj etj...

Nje lexues me mendje te hapur i keti shekulli, nuk ka nevoje per shpjegim teologjik, vetem per faktin e zhvillimit se shkences sot qe shkrime te tilla shpjegohen vetvetiu. Dhe duke u nisur edhe nga nje fakt tjeter qe shkruesit e Bibles kane shkruar ate qe kane dashur te shkruajne, fakte e kronika reale pa interpretime teologjike.
Krijuesi i vertete, kush eshte?
 
Kush e ka shkruar biblen dhe kush kuranin?
Cila eshte zanafilla e njeres dhe tjetres?
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Kush e ka shkruar biblen dhe kush kuranin?
Cila eshte zanafilla e njeres dhe tjetres?

Kurani eshte shkrim i gjerave te lexuara me pare. Nuk ka asgje te re per njerzit e librave, pervec tregtarve te kamelve..;)
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

nje klon...
per pjes kembimi??... shume kosto te larte per dicka te tille.
per lufte?... tashme lufta behet me nje buton....
mendoj qe biznesi i zt .xu xiaochun sdo ket shume sukses..
ndryshe do vi kpha qe te klonuaret te bejn "revolucionin francez"
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Te pyeta kush i ka shkruar jo cfar ka, mos u kap me nje fe, me pelqen kur i trajton ne vija paralele se po u kape me biblen apo kuranin tek pulle me dukesh si saliu me edi ramen (bashen se llogaris)
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

fly biblen e ke me emra kush e cpjes ka shkruar.. kurani mos gaboj thuhet qe eshte shkruar per urdher te califfo..uthman b.affan.
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Jana dua ta lexoj si argument pasi me pelqen politika qe ndjek antari ne fjale e demostrimit pozitiv dhe negativ se per arsye kurioziteti di te perdor dhe googlen :)
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Kurani eshte shkrim i gjerave te lexuara me pare. Nuk ka asgje te re per njerzit e librave, pervec tregtarve te kamelve..;)

Nuk të duket vetja pakëz i bezditshëm?
Nuk mund të merret mitologjia si bazë argumentuese
sa herë që flitet për shkencë.
Më mirë hesht kur nuk je në gjendje të sjellësh argumente.
Kjo puna si yte si puna e dashit rrugës për në Stamboll:
"ndoshta i bijnë, e ndoshta s' bijnë" - mbetet të qëllohet!
 
Titulli: Shkenca gati për klonim, frikë nga reagimi i njerëzve

Nuk të duket vetja pakëz i bezditshëm?
Nuk mund të merret mitologjia si bazë argumentuese
sa herë që flitet për shkencë.

Ricky, sa here te lexoj me le pershtypjen qe ti nga kjo mitologji nuk merr ere fare. Ajo qe sot quhet mitologji, atehere ishte e verteta absolute sepse nuk kish nevoje per teologji. Pasi, e verteta ishte perpara syve dhe nuk ish nevoje per interpretime. Cdo popull kishte Zotin e vet, qe keta Zoter ne Bibel dhe ne kuran identifikohen si individ ne shumes, ku Bibla i njeh si Elohim, Sumeret i quanin Anunnaki(ne te dy rastet perkthehet si: ata qe zbriten nga Qielli), me monoteizmin thuhet se quhen ne shumes ne shenje rrespekti duke ju riferuar nje Zoti te vetem. Por faktin e vertete e gjen ne perkthimin leterare(fjale per fjale) te Testamentit te Vjeter -Bibles ebrajke, ku keta Elohim-Anunnaki krijuan Adamin pas disa eksperimentesh se inxhenerise gjenetike.
Sot njerzit besojne me shume ne historine e kopjuar ne mitologji nga rrjedh Bibla dhe Kurani. Por ky eshte problem per ju qe besoni ne kopje (Bibel) dhe rikopje (Kuran)..;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top