Shkëlqimi turistik i Sarandës!

Saranda-2021-2-1003.jpg

Saranda dhe Ksamili përjetuan këtë vit rikthimin e shkëlqimit të tyre turistik, i humbur ndër vite. Pavarësisht se ende nën ndikimin e pandemisë, vera 2021 shënoi një pikë kthese për këtë rajon dhe tur-operatorët gjykojnë se arsyet e rritjes së frekuentimit lidhen me ofertën e larmishme turistike, duke nisur nga pushimet me kosto të ulët te strukturat luksoze dhe private, shërbimi më cilësor, investimet në qytet dhe zgjerimi i industrisë detare. Pavarësisht se vera ka mbaruar dhe jemi në tetor, polakët, ukrainasit e grupe të tëra turistësh po vazhdojnë pushimet në skajin jugor të vendit

Nga Nertila Maho

Saranda, një nga destinacionet e dashura turistike të shqiptarëve, ndër vite, humbi shkëlqimin për shkak të trafikut të jashtëzakonshëm që krijohej në qytet në kohën e pikut të sezonit veror, kantiereve të pafundme të ndërtimit, apo çmimeve që nisën të rriten dhe cilësisë së shërbimit. Braktisja graduale e vendasve dhe më pas, edhe e turistëve të Kosovës, nuk arriti të zëvendësohej plotësisht me turizëm të organizuar, ku hyrja e nordikëve, polakëve dhe çekëve po kthehej në traditë nga agjencitë.

Sezoni veror 2020 rezultoi i vështirë, mbi të gjitha për shkak të situatës së pandemisë. Për këtë arsye, operatorët rishikuan çmimet, ndërkohë që agjencitë e huaja kishin imponuar më herët përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Të gjitha këto, të bashkuara me disa investime domethënëse në qytet, si pjesë e projekteve të financuara nga institucione ndërkombëtare financiare (Banka Botërore, projekti për turizmin) në sezonin veror 2021 arritën t’i rikthenin shkëlqimin qytetit të “40 Shenjtorëve”.

Operatorët turistikë raportuan për rritje domethënëse të frekuentimit, që arriti pikun nga 15 korriku deri në fund të gushtit, me një okupancë (rezervim) 100 për qind të strukturave në vijën e parë dhe të dytë të detit, ndërkohë që fluksi ishte në të njëjtat nivele edhe në vijën e tretë, edhe në atë të katërt me luhatje të lehta.

Por cilat janë arsyet që Saranda u rikthye në vëmendjen e turistëve. Tur-operatorët përmendin katër nga këto arsye.

-Së pari, sipas tyre, ka një numër të konsiderueshëm strukturash akomoduese që janë maturuar edhe në eksperiencë, duke rritur cilësinë e shërbimit.

-Së dyti, në qytet janë bërë investime të rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje.

-Së treti, oferta turistike e Sarandës është zgjeruar, duke ofruar mundësi për të gjithë buxhetet nga pushimet “me kosto të ulët” tek përvojat “më luksoze dhe private”.

-Së katërti, oferta është zgjeruar edhe sa i takon asaj çfarë mund të bësh në Sarandë gjatë pushimeve, duke gërshetuar, ndër të tjera, industrinë detare me ture të plazheve, ku aksesi mund të bëhet vetëm nga deti.

Trafiku vazhdon të mbetet problem në kohën e pikut, por këtë verë rezultoi më i menaxhueshëm sesa vite më parë, kur duheshin orë të tëra për të shkuar nga Ksamili në Sarandë, apo anasjelltas.

Ksamili, hotelet rezervime edhe në tetor, polakët dhe ukrainasit ende me pushime

Pavarësisht se jemi në tetor, Saranda dhe Ksamili vazhdojnë të kenë rezervime nga turistë individualë që shfrytëzojnë motin e ngrohtë. Ana Poda, menaxhere pranë “Poda Boutique Hotel” në Ksamil, shprehet se rezervimet e këtyre ditëve vijnë nga turistë ukrainas, polakë, anglezë apo shtetas nga Danimarka, që ende zgjedhin bregdetin e Ksamilit.

“Pavarësisht se jemi në mes tetori, ne vazhdojmë të kemi rezervime. Në total, kapaciteti ynë akomodues është 25 dhoma dhe janë të rezervuara të paktën 14 prej tyre, që tregon se të huajt ende vazhdojnë pushimet. Sigurisht tetori nuk mund të krahasohet me muajt e verës që kanë qenë shumë mirë. Duhet thënë se vera e këtij viti kishte ngarkesë dhe fluks të madh turistësh. Në fillim nisi me ritme të ngadalta.

Në qershor kishte klientelë që nuk preferonte të shpenzonte shumë dhe kjo lidhej ndoshta pak edhe me pandeminë, por që më pas në korrik, gusht dhe shtator, gjithçka ndryshoi” – shprehet Poda. Sipas saj, në pikun e sezonit, turistët e huaj që vizituan Ksamilin dhe Sarandën ishin italianët, gjermanët, polakët, rusët, ukrainasit të ardhur si individualisht, ashtu edhe me agjenci.

“Të paktën në hotelin tonë, ne nuk kemi operuar me agjenci dhe rezervimet janë bërë përmes Booking nga të huajt, ose nga uebi apo telefonatat. Këtë vit kishte edhe turistë që janë grupe atipike si nga Japonia apo Koreja e Jugut” – nënvizon ajo. Por cilët janë turistët dhe sjelljet e tyre sa i takon shpenzimit, preferencave që kanë për ushqimin dhe pijet?

“Nëse do t’i ndaja më vete se kush konsumon më shumë alkool në ‘beach bar’ (lokali i plazhit) Ukraina dhe Rusia mbajnë rekord tek alkooli. Gjermanët francezët, italianët preferojnë të shpenzojnë njëlloj si për alkool, edhe për ushqim. Turistët e Kosovës janë pak më të rezervuar.

Preferojnë që të kenë një dhomë luksoze dhe të rehatshme hoteli, duke balancuar më pas shpenzimet që bëjnë për aspektet e tjera. Shqiptarët, pushuesit vendas, janë e kundërta. Nuk duan një dhomë shumë luksoze, por zgjedhin që të shpenzojnë për aktivitetet jashtë saj dhe janë të pakursyer. Mund të them se janë ndër klientët tanë më të mirë” – shprehet Poda.

Duke pasur parasysh fluksin që pati Jugu i vendit, ajo që u duk më e vështirë për t’u menaxhuar, të paktën në rastin e Ksamilit ishte plazhi. Kishte një dyndje të madhe turistësh, në një hapësirë të kufizuar, çka bëri që të kishte edhe lëvizje çmimesh apo popullim të lartë. Një pjesë e hoteleve në Sarandë, këtë mungesë të hapësirës së plazhit janë munduar ta kompensojnë me pishina në ambientet e strukturave akomoduese, por jo të gjithë janë të atij niveli që të përfshijnë këtë lloj shërbimi.

Ndaj teksa çmimet e dhomave përgjithësisht në Ksamil mbetën në çmime të njëjta, si në 2019, kur ishte viti i para-pandemisë, çmimet e shezloneve në plazh u rritën ndjeshëm. Pavarësisht problematikave të vogla të kësaj natyre duket se të huajt e kanë parë me interes Sarandën dhe Ksamilin. Po cila është kuzhina që kanë zgjedhur më së shumti të huajt?

“Duan gjithçka tradicionale. Thuajse të gjithë të huajt e kërkojnë me ngulm diçka tradicionale. E kërkojnë që tek mëngjesi. Ne në hotelin tonë kuzhinën e kemi europiane, pra pak italiane, franceze, greke. Por jemi munduar për hir të kërkesës të përfshijmë edhe ndonjë gatim tradicional, sipas rastit.

Për shembull, në mëngjes na është kërkuar ndonjë kotoletë apo byrek tipik i zonës, qofte me erëza. Në drekë jemi munduar që midhjen e Butrintit apo peshkun e detit ta sjellim në një formë sa më afër shijeve dhe traditës origjinale për t’ju përshtatur kërkesës së turistëve. Gjatë këtij sezoni kemi punuar kryesisht me ‘half board’ që përfshin mëngjesin dhe darkën, një paketë që preferohet mjaft nga pushuesit” – pohon Ana Poda nga “Hotel Boutique Poda”.

Saranda, verë më të mirë turistike, vitin tjetër bëhet gati për nordikët

Figalia Kallogjeri, prej vitesh mirëpriste në hotelin e saj “Epirus” në Sarandë turistë nordikë, të cilët prej dy sezonesh verore po mungojnë për shkak të pandemisë. Por vitin tjetër, ajo shpreson që ky grup turistësh të rikthehet dhe kryesisht atij të organizuar. Gjithsesi, pavarësisht mungesës së këtij grupi turistësh, vera e vitit aktual i ishte pozitive për të.

“Kemi pasur turistë nga vende të ndryshme, si polakë, ukrainas, serbë, holandezë apo edhe shqiptarë që jetojnë jashtë. Shumica kanë ardhur me Booking në mënyrë individuale. Në raport me një vit më parë, ky vit ishte shumë më i mirë. Sigurisht që ndarja e plazheve ishte diçka që u bë me vonesë dhe penalizoi disi strukturat. Por të paktën nga ana e Bashkisë janë bërë disa investime të tjera, që kanë ndikuar pozitivisht te turizmi dhe kompenson këto problematika.

Për shembull, Saranda nuk ka vuajtur nga çështja e mbetjeve. Them se ky vit ka qenë më mirë në këtë aspekt. Edhe trafiku ka qenë disi më mirë” – pohon znj. Kallogjeri. Ajo nënvizon se viti 2021 ka kompensuar disi ecurinë e dobët të vitit 2020, duke u dhënë frymëmarrje hoteleve të zonës, të cilat janë rezervuar disi në investime të reja për shkak të situatës jo të favorshme financiare që përjetuan në kulmin e pandemisë.

Kallogjeri parashikon që vera e ardhshme do të jetë ndoshta më e mirë dhe mund të kemi edhe një rikthim të nordikëve përmes kontratave të reja, gjithmonë nëse situata me pandeminë do të vijojë të përmirësohet.

Kapacitetet në rritje

Kapacitetet akomoduese turistike të Sarandës vijnë dukshëm në rritje. Numërohen 836 struktura akomoduese të regjistruara ne Sarandë e Ksamil. Bashki regjistron në total 3200 biznese, nga të cilat 836 janë njësi akomoduese, hotele e hostele dhe shtëpi të dyta, ose 26% e totalit të subjekteve
 
Shkëlqimi turistik nuk është plotësisht meritë e Sarandës, rol luan dhe afërsia me Korfuzin. Shumë turistë të huaj që vijnë në Korfuz, meqë është afër, e bëjnë dhe një xhiro në Sarandë.
Jugut i duhen aeroporte për të zhvilluar turizmin.
 
Trafiku ne sezon dhe ky problemi historik me ujin. Dhe te mendosh qe Bistrica derdhet ne det 😡😡

Isha këtë vit nga fillimi shtatorit. Kisha kohë pa vajtur. Mua më pëqen shumë Saranda, madje edhe ashtu si është. Me një bisedë tavoline me një familjarin tim inxinier ma përmendi këtë punën me problemin e furnizimit me ujë, madje edhe problemin e plehrave që hidhen vend e pa vend. Vitin që kaloi kishte patur shumë fare turista në muajt korrik-gusht.
 
Saranda shkelen sepse ka një hotel që.....është më i miri ⭐⭐⭐⭐ 👍
@Marla
 
Isha këtë vit nga fillimi shtatorit. Kisha kohë pa vajtur. Mua më pëqen shumë Saranda, madje edhe ashtu si është. Me një bisedë tavoline me një familjarin tim inxinier ma përmendi këtë punën me problemin e furnizimit me ujë, madje edhe problemin e plehrave që hidhen vend e pa vend. Vitin që kaloi kishte patur shumë fare turista në muajt korrik-gusht.
Ja njoh shume mire problematikat madje dhe njerezit atje, uji blehet me bote pale ca stresi eshte kur ti ske dhe fillojne ankohen me te drejte lol
mgjate per mua eshte vendi me i preferuar ne Shqiperi. Jo pa qellim te huajt zgjedhin Saranden dhe jo qytetet e tjera. :)
 
Redaktimi i fundit:
Ju që keni qenë në Sarandë vitet e fundit, a dini gjë çfarë gjuhe flasin sarandiotët? Se kur isha atje para shumë vitesh, dëgjoja që mes tyre flisnin greqisht.
Sigurisht që ata e dinë shqipen, por mes tyre çfarë gjuhe flasin?
 
Shqip flasin dine dhe greqisht prej emigracionit dhe pozicionit gjeografik afer greqise.

Ne himare dhe gjirokaster e perdorin me shume greqishten se ne sarande.
 
Bukuri qe vret.
Ndertime skandaloze pa piken e nje studimi urban (si ne te gjithe vendin).
Infrastukure ku vjedhjet arrnojne njera tjetren.
Nje mendesi primitive qe nderto sot ne token e tjetrit e pastaj meremi me problemin pasi ta kemi shitur nje 5-6 here.
Asnje fantazi per nje objektiv me fokus disa dekadash.
Kulture e manget dhe poshteruese tek cdo hallke e ketij "turizmi" qe nuk di te veshe nje pale buzqeshje dhe te perdore qofte forcerisht shabllonizmat e nje miresjelljeje qe ngjizet qe ne kurset parashkollore.
Turizem cobanesk me drita dhe me syte nga Korfuzi.
 
Shqip flasin dine dhe greqisht prej emigracionit dhe pozicionit gjeografik afer greqise.

Ne himare dhe gjirokaster e perdorin me shume greqishten se ne sarande.
Po më duket çudi për Sarandën që të mbizotërojë shqipja .
Besoj se shumë shqiptarë nga qytete të tjera kanë ardhur me banim në Sarandë dhe kjo mund të ketë sjellë një fuqizim të shqipes aty.

Mendo një turist të huaj që vjen nga Korfuzi dhe shkon në Sarandë, sepse do të shikojë Shqipërinë. Po ta dinte turisti se në Sarandë do të flitej greqisht, mund të mos vinte fare, ose do të futej më thellë brenda Shqipërisë.

Sa për Gjirokastrën dhe Himarën e di, sepse kur isha në Gjirokastër dëgjoja greqisht rrugëve, e po më dukej vetja si në Greqi.

Çfarë nuk bën njeriu për interes. Në vendin e tij edhe mongolisht do të fliste për interes.

Siç po shkojnë punët, një turisti të huaj do t'i duhet të kapërcejë Llogaranë e të hyjë në Vlorë që të fillojë të dëgjojë shqip.
 
Po ka shume te ardhur ne qytet kryesisht tepelenas mallakastriote beratas si dhe delvinjotet.

Saranden e frekuentojne shume te huaj. Pjesa me e madhe polake italiane ukrahinas norvegjeze hollandeze si dhe kosovare qe jetojne neper bote. Nuk ka hotele dhe dyqane ne Sarande qe sdine te flasin anglisht sic the dhe ti nevoja i ka detyruar te perdorin anglishten si gjuhe komunikimi.
Ka ndryshuar shume nuk di sa kohe ke pa shkuar atje. Midis vlores dhe sarandes do zgjidhja kete te dundit per faktin qe njerezit jane me te dashur me mikpritesa afer sarandes ke shume plazhe te bukura si dhe pervrc detit ka dhe turizem kulturor per shkak te hostorikut qe mbart.
 
Është e logjikshme që të kenë ardhur nga qytete të tjera, për shkak të detit. "Afër detit, afër mbretit", thotë një fjalë e urtë.

E di që shkojnë të huaj në Sarandë e Vlorë, madje shumë të huaj kanë blerë dhe shtëpi andej. Në Sarandë kam shumë vite pa shkuar dhe nuk flas dot me siguri, por në Vlorë isha para dy vitesh dhe më pëlqeu, kishte ndryshime për mirë.

Besoj që secila ka të mirat e saj. Saranda mund të ketë ato që thua ti, kurse Vlora gjendet aty ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon dhe i ka të dy terrenet, ranor dhe shkëmbor. Aty ku bashkohen detet, jodi është më i theksuar, gjithashtu ka një rërë të veçantë që gjendet në pak vende të botës.
 
Po më duket çudi për Sarandën që të mbizotërojë shqipja .
Besoj se shumë shqiptarë nga qytete të tjera kanë ardhur me banim në Sarandë dhe kjo mund të ketë sjellë një fuqizim të shqipes aty.

Mendo një turist të huaj që vjen nga Korfuzi dhe shkon në Sarandë, sepse do të shikojë Shqipërinë. Po ta dinte turisti se në Sarandë do të flitej greqisht, mund të mos vinte fare, ose do të futej më thellë brenda Shqipërisë.

Sa për Gjirokastrën dhe Himarën e di, sepse kur isha në Gjirokastër dëgjoja greqisht rrugëve, e po më dukej vetja si në Greqi.

Çfarë nuk bën njeriu për interes. Në vendin e tij edhe mongolisht do të fliste për interes.

Siç po shkojnë punët, një turisti të huaj do t'i duhet të kapërcejë Llogaranë e të hyjë në Vlorë që të fillojë të dëgjojë shqip.

Kanë marë dhe marin pensione mujore një pjesë e mirë e fshatrave andej.
Kur në Shqipëri ishin dhe janë rrogat e ulta 2 pleq sillnin 1000 eu/muaj në shpi vetëm nga pensionet.

Pastaj, të gjithë kanë punuar në emigrim andej dhe kanë bërë lek në kohën kur edhe Greqia ishte mirë dhe kishte dhraminë zi monedhë.
 
E di qe kane marre pensione, por me sa kam degjuar merrnin 200/300 euro per person, te cilat ishin jo pak per ate kohe.
Kam lexuar/degjuar gjithashtu se disa vende u japin pensione shqiptareve qe te mbulohen me shami, te lene mjekra te gjata dhe te mbajne pantallona te gjera trecerekeshe.
Prandaj them qe per interes njerezit bejne cdo gje.
Nje vend me nje qeveri per te qene, nuk do t'i lejonte keto gjera, por njekohesisht do t'u krijonte kushte njerezve qe te punonin e te kishin mundesi te jetonin.
 
Këtë fundvere isha në Gjirokastër dhe Sarandë, po shkonim për drekë ke një restorant që gatuan mirë në Terihat dhe po më tregonin për fashtrat njëri pas tjetrit dhe histori të ndryshme, nga 500 euro më thanë ato. Për këto pensionet e myslimanëve kam dëgjuar edhe unë, nuk e di sa e vërtetë është.
 
Back
Top