Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkarkohen në bllok 32 zv.ministrat

Vendimet e fundit të qeverisë “Berisha”. Ndryshime fondesh në ministri për rrugët.
1zmnpuh.jpg
Berisha: Do paraqes dorëheqjen e kabinetit te Presidenti.

Në mbledhjen e fundit të saj, qeveria ka shkarkuar nga detyra të gjithë zv.ministrat, duke i lënë institucionet me vendet bosh për nivelet e dyta për rreth një javë.
Siç edhe ishte paralajmëruar pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar 32 vendime për largimin nga pozicioni të posteve të dyta më të rëndësishme politike në administratë. Kjo është një praktikë e ndryshme nga ajo që ndoqi Fatos Nano tetë vjet më parë, kur la pushtetin. Pas zgjedhjeve parlamentare të tre korrikut, vendimet e para të qeverisë së re ishin pikërisht për shkarkimet e zv.ministrave të ekzekutivit paraardhës. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri në ikje Sali Berisha njoftoi se në ditët e ardhshme do t’i paraqesë Presidentit Bujar Nishani dorëheqjen e kabinetit qeveritar, i cili gjithsesi do të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e qeverisë së re. “Mbledhja e sotme është e ngjeshur, sepse, natyrisht, është mbledhja që ndan dy qeveritë. Kjo është mbledhja e fundit, nuk do të ketë mbledhje tjetër. Unë, në përputhje me detyrimet e mia, në momentin që do ta gjykoj më oportun dhe të afërt, do t’i paraqes Presidentit të Republikës dorëheqjen e këtij kabineti dhe do të qëndrojmë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër, në përputhje me Kushtetutën, të betohet te Presidenti i Republikës”, u shpreh kreu i ekzekutivit në pjesën e hapur për mediat të mbledhjes së qeverisë. Në takimin e fundit të kabinetit qeveritar u mor gjithashtu vendimi për të bërë një rishpërndarje fondesh në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit. Kështu, në zërin e buxhetit për furnizimin me ujë dhe kanalizime, do të hiqet fondi prej 107 milionë lekësh të rinj, i cili do t’i shtohet zërit “transporti rrugor” për financimin e punimeve të kryera dhe të pafinancuara në objektin “Rikonstruksion dhe zgjerim i Rrugës së Elbasanit, segmenti Fakulteti Filologjik – Unaza e Madhe e Tiranës”. Gjithashtu këtij zëri në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit do t’i shtohen edhe 30 milionë lekë të tjera, të cilat i zbriten Ministrisë së Kulturës në zërin investime për zhvillimin e sportit.

Zv.ministrat që shkarkohen
Ekrem Spahiu, zëvendësministër i Mbrojtjes
Arta Musaraj, zëvendësministre e Mbrojtjes
Arjan Starova, zëvendësministër i Mbrojtjes
Grida Duma, zëvendësministër i Integrimit
Ndoc Faslia, zëvendësministër i Bujqësisë
Ardian Tana, zëvendësministër i Arsimit
Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit
Kreshnik اollaku, zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Edith Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme
Albert Gajo, zëvendësministër i Shëndetësisë
Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë
Sajmir Hoxha, zëvendësministër i Mjedisit
Taulant Bino, zëvendësministër i Mjedisit
Arben Demeti, zëvendësministër i Mjedisit
Afërdita Zeri, zëvendësministër i Punës
Kastriot Sulka, zëvendësministër i Punës
Suzana Turku, zëvendësministër i Turizmit
Abaz Hado, zëvendësministër i Turizmit
Nikollë Lesi, zëvendësministër i Turizmit
Salih Tagani, zëvendësministër i Turizmit
Adriatik Alimadhi, zëvendësministër i Punëve Publike
Flamur Kuçi, zëvëendësministër i Punëve Publike
Ernest Noka, zëvëndësministër i Punëve Publike
Alfred Rushaj, zëvendësministër i Financave
Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave
Nard Ndoka, zëvendësministër i Brendshëm
Arben Ristani, zëvendësministër i Brendshëm
Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm
Ermal Dobi, zëvendësministër i Drejtësisë
Brikena Kasmi, zëvendësministër i Drejtësisë
Enno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë
Neritan Alibali, zëvendësministër i Ekonomis
ADI SHKEMBI
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back