Shkaku i emrit, fshatarët e Qelbësirës mbesin beqarë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Djemtë nuk po gjenin dot nuse, por edhe vajzat po u mbeteshin në derë. Shkaku i vetëm ishte emri degradues që mbante fshati – Qelbësirë. Me këtë shqetësim, që në vitin 1945 pleqësia iu drejtuan organeve të pushtetit popullor dhe të Partisë: “Duam të ndërrojmë emrin Qelbësirë”. Që nga ajo kohë kanë kaluar gati 70 vjet dhe banorët e Gurit të Bardhë të Bashkisë Ura Vajgurore, një pjesë e madhe e ardhur vitet e fundit, nuk e dinë historinë e fshatit të tyre. Por ka ende gjallë protagonistë të kësaj nisme, si për shembull 95-vjeçari Vangjel Larushi, ish-kryetar i Këshillit Ekzekutiv të fshatit. I moshuari e ruan edhe sot të freskët në kujtesë mbledhjen e famshme që u zhvillua për heqjen e emrit të fshatit Qelbësirë, me argumentin e vetëm se po i linte djemtë dhe vajzat pa martuar. “Në vitin 1945 u zgjodha sekretar i Këshillit Popullor të fshatit. Vendosëm që nga Qelbësirë, fshatit t’ia vëmë emrin Goricë. Nuk u pranua. Kërkuam përsëri e përsëri që të hiqej ky emër i rëndë, derisa u vendos Guri i Bardhë”, kujton i moshuari vendas. Ndërrimi i emrit ndodhi në vitin 1953, ku doli edhe në gazetë zyrtarisht, shkruan gazeta Panorama e Tiranës.

Por, ndonëse emri sot është zëvendësuar dhe gati-gati harruar ai i vjetri, era e keqe e ujit të llixhave është akoma aty. Duhma e erës të bllokon frymëmarrjen, sa më shumë i afrohesh burimit. Naumka Mafiqi është 71 vjeçe. Ajo është nga fisi i Mafiqëve, një ndër fiset e para vllahë të Qelbësirës. Shtëpia e saj ndodhet pak metra nga uji që mban erë të rëndë, po familja e saj është mësuar dhe nuk u bën përshtypje. Gjyshe Naumka tregon se kur ishte 17 vjeçe u martua me burrin nga fshati Qelbësirë. Ajo e mori burrin me dashuri, por kur ai i tha se nga ishte, nëne Naumkës ç’nuk i shkoi në mendje për këtë fshat. “Kur më tha që jam nga Qelbësira, thashë me vete: ا’të jetë vallë ky fshat? Prindërit nuk donin të më jepnin, por unë e doja. Kur erdha këtu, ç’të shihja… Siç kishte emrin, ashtu ishte vërtet. Erë e keqe, vend i qelbur, papastërti e varfëri në kulm”, tregon nëne Naumka, duke rregulluar herë pas here flokët thinjoshe. Për të shkuar deri te llixha, vijnë pas nesh edhe nipi i saj 9-vjeçar, Dhimitri dhe Naumka e vogël, mbesa e saj. “Teta”, – më thotë Dhimitri, – “ky uji vërtet vjen erë e keqe, por sa herë që mbushemi me puçrra, mami na lanë me këtë ujë dhe puçrrat na ikin si me magji”. Vogëlushi mezi pret të vijë mirë vera, që të lahet në këto anë.



f1_23-beqare-balline-te-kuriozitete1377268828-300x175.jpg

Banorët thonë se ky ujë me erë të keqe ka efekte shëruese, sidomos për kurimin e veshkave. Janë tri burime ujore afër lumit, të cilat përmbajnë sulfur me erë të rëndë. Kur ky fshat në vitet 1900 ishte i ligjëruar dhe i njohur me jo më shumë se 10 shtëpi, banorët e parë të cilët ishin vllahë, të ardhur nga Ujaniku i Skraparit, e përdornin ujin për të pirë. Me këtë ujë kryheshin edhe ritualet e para të shenjtërimit pagan dhe kristian. Në majë të kodrës ishte kisha. Vendësit tregojnë se prifti i fshatit e përdorte ujin e llixhës si ujë të bekuar. Ndërsa gjyshe Naumka kujton një tjetër ritual: “Dikur vjehrrat për nuset e reja që nuk ngelnin dot shtatzënë u thoshin që të laheshin me këtë ujë që të bëheshin nëna”. Ky ujë me erë nuk dihet nga buron, por është i pastër si ari dhe i ftohtë. Banorëve të sotëm as që u shkon ndër mend ta pinë, vetëm fanatikët e vjetër që thonë se këta të sotmit nuk ia dinë vlerën këtij uji, shkojnë dhe e mbushin ndonjë shishe. Në këtë fshat gjen shumë pak vendas si nënë Naumka. Pothuajse të gjithë janë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe nga Tepelena takon shumë në këtë zonë. Shumë pak prej tyre mund të të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth origjinës së emrit të këtij fshati, që sot është gati i harruar./..LAJMI
 
Titulli: Shkaku i emrit, fshatarët e Qelbësirës mbesin beqarë

Ndoshta eshte e vertet qe dhe ndikon emri por deri nje far pike!
S'besoj qe nje person te ngelet pa martuar pikerisht per kete arsye!
Wee jojo s'me besohet. lol Jo per gje por eksistojn emra me te
shemtuar dhe me disa kuptime jo te bukura..
 
Titulli: Shkaku i emrit, fshatarët e Qelbësirës mbesin beqarë

Ore qelbsirosh :p

Ne fakt hera e pare qe e degjoj, ngjan cudi, gjyanh qe jetojne aty, skemi ne mundesi se keto zona psh duhen vetem kush vjen per motive kurative.
 
Titulli: Shkaku i emrit, fshatarët e Qelbësirës mbesin beqarë

hahahahahaha sa kam qesh,,gjithesesi megjithe keto aroma sulfurike.,:P
Kot qe ja kan nderruar emerin .. :P
 
Titulli: Shkaku i emrit, fshatarët e Qelbësirës mbesin beqarë

Lol ... edhe ai uje me ere te keqe e paska te vecanten e vet qenka kurues ..
 
Back
Top