Shkaktarët e sterilitetit

Kresha

A pretty face can never trick me
Përderisa në bashkësinë martesore dhe jashtëmartesore, pas një apo dy viteve të marrëdhënieve të rregullta seksuale, pa përdorimin e masave mbrojtëse, nuk vjen deri tek shtatzënia e dëshiruar, mund të bëhet fjalë për sterilitetin apo shterpësi.



اifte me probleme të tilla ka mes 12-15 për qind, ndërsa arsyet për shterpësi janë të ndryshme.

Ekzistojnë disa shkaktarë të shterpësisë apo sterilitetit, të cilët shpesh lajmërohen, por mund të kurohen relativisht shumë thjesht.

Pesha e pamjaftueshme
Të ushqyerit e pamjaftueshëm, zakonisht mund të shkaktojë lajmërimin e anemisë dhe shumë sëmundjeve të tjera. ثshtë konstatuar se pesha e pamjaftueshme mund të jetë shkaktar i shterpësisë dhe sterilitetit si te femrat po ashtu edhe te meshkujt. Edhe meshkujt edhe femrat duhet konsumuar ushqimin, i cili është i pasur me vitamina, pemë dhe perime, ngase ato shtojnë gjasat për konceptim.

Pesha e tepruar
Tek shumica e meshkujve të dhjamosur, kualiteti i dobët i spermës, apo spermatozoidet nuk janë të lëvizshëm mjaftueshëm. Pasi që indet yndyrore ndikojnë në metabolizmin e hormoneve, steriliteti tek meshkujt e dhjamosur sillet prej, 40 deri 60 për qind. Femrat e dhjamosur kanë më shumë mundësi të vuajnë nga sindroma e vezoreve, si dhe të sëmundjeve të tjera të cilat shkaktojnë menstruacione të parregullta.

Lodhja dhe stresi
Lodhja kronike dhe stresi—sëmundje të kohës moderne—negativisht ndikojnë në pjellorinë e femrave dhe meshkujve. ثshtë vërtetuar se tendosja e tepruar mendore, negativisht ndikon në pjellorinë, pengon zhvillimin dhe zvogëlon numrin e spermatozoideve. Ky ndikim negativ në pjellorinë e personave mund të zvogëlohet nëse drejtojmë në mënyrë të drejtë ditët, muajt, javët si dhe obligimet e tjera. Tek këta persona, në këtë mënyrë zvogëlohet lodhja, zgjatet kualiteti i gjumit, zvogëlohet stresi dhe krijohen kushtet për rritjen e pjellorisë.

Duhani
Tek duhanpirësit aktivë, si tek femrat po ashtu edhe tek meshkujt, është vërejtur zvogëlimi i dëshirës për seks dhe pjellori. Konsumimi i duhanit para shtatzënisë së planifikuar, e sidomos gjatë shtatzënisë, shton rrezikun nga steriliteti, si dhe lindja e parakohshme apo aborti. Me ndërprerjen e duhanit tek meshkujt, përmirësohet kualiteti i spermës, ndërsa tek femrat pjelloria në mënyrë të dukshme rregullohet.

Alkooli
Alkooli është një ndër shkaktarët kryesorë për zvogëlimin e epshit si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Pos zvogëlimit të epshit, kënaqësia e vazhdueshme në pije dhe konsumimi i tepruar i alkoolit është njëri ndër shkaktarët për lajmërimin e sterilitetit. Edhe ky shkaktar mund të shërohet, shumë thjesht, hiqni dorë nga alkooli.

Ushtrimet fizike
Aktivitetet fizike si tek meshkujt, po ashtu tek femrat mund të jenë arsye për shterpësi, por edhe ushtrimet e tepruara nuk janë të dëshirueshme. Parashikohet një aktivitet i përditshëm dhe i kontrolluar nga çiftet.

Përfundimi
Shkaktarët e sterilitetit mund të jenë të ndryshëm, por arsyet të cilat i kemi cekur mund t’ua lehtësojnë gjendjen, dhe mund të krijohen kushte më të volitshme për jetën tuaj në çift. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top