Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shka na mungon ne shqiptarve ?

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë?
IMG_20201218_160120.jpg
“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo.
Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”
(At Zef Pllumbi)

Huazuar nga BETI NJUMA dhe Biblioteka e Librave të Harruar
 
Popull i sakatepsur goxha jemi,dhe ne ditet tona.
 
131921008_223500562484511_3950380267789491180_o.jpg
 
Rend rend ka folur ,hahahahahahahahahah.
 
Është interesant fakti se kemi dijeni mbi të mirat dhe të këqijat. Jemi poashtu autokritikë të rreptë.
Mendoj se na mungon një udhëheqës me kuptumin e plotë e të mirëfilltë të fjalës. Ose si e ka thënë më lartë @Marakli^Krapit ?.
Ndër shekuj është vërtetuar se vetëm kështu ecim rrugës së duhur, sepse ndryshimet e duhura duan kohë e kohë nuk kemi.
 
Duhet me shume se atdhetarizem.
Skemi bismarka

Vjosen dhe kurtin qe kemi i kemi ne dardani.

Pra nje pushtetar absolut atdhetar, per diplomaci ve nje tjeter :P
 
Nuk me kuptove, qe te jesh politikan i mire per te krijuar nje shtet me mireqenie te mire duhet me shume se atdhedashuria apo nacionalizmi. Kto te fundit ngjallin besim tek njerezit por familjet ne darke e shtrojne tavolinen me “ushqim” jo me nacionalizem dhe atdhedashuri edhe pse per nje komb jane te domodoshme.
Po prandaj thash skemi bismarka. Dhe kurti eshte i afte por eshte ne kosove.


Keta tane svlejn as nje qindarke
 
"Otto Eduard Leopold, Prince of Bismarck, Duke of Lauenburg, known as Otto von Bismarck, was a conservative German statesman who masterminded the unification of Germany in 1871 and served as its first chancellor until 1890, in which capacity he dominated European affairs for two decades"


Keta tanet edhe sikur te kishun tru
Sjane atdhetar.


Pra duhet nje qe i ka te dyja.
 
Si jane europianet e tjere?
Ok dakord kemi nje mal me te meta ama mos e beni Europen parajse njerezore, me perjashtim te pak shteteve ku realisht mireqenia sociale dhe ekonomike eshte ne nivele te larta.
Mos harroni ku ishim deri dje (30 vjet me pare)

Mos harroni gjithashtu:
Jugu i Italise eshte me i verfer dhe me kaotik se cdo qyetet i Shqiperise.
Shume qytete Spanjolle jane me te pista se kanalet tona kulluese.
Shume fshatra te Frances jane aq pas sa kur i kam pare jam tromaksur.
Kto per ato qe kam pare e prekur vete personalisht dhe jam i bindur qe ka plot raste te tjera.

Çfare na duhet ne qe edhe na mungon ne te njejten kohe?
Fillimi dhe mbarimi eshte shume i thjeshte: “Mirqenia brenda gardhit tone”
Mfal qe po te citoj por kur krahason jugun e italise me shqiperine me duket se gabon nuk them se jugu italise eshte perfekt po kurr smundesh ta krahasosh me shqiperine. Un ne shqiperi metaman qe vij vetem ne ver edhe smundem ti di të gjitha mjafton te shikosh vendet turistike e te kuptosh gjithçka
 
Vez... Sa mo shun vezë ?
macaco-golpe.gif
 
Nëna e baba për të shpëtuar gjëndjen MAKABËR të SHQIPËRISË??????????????????????????????????????
 
Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën
 
Po ndërtohen edhe 4 burgje të reja në Shqipëri. Vriten shqiptarët si derrat mes njeri tjetrit për hiq gjë.

Një teatër të vjetër të kohës se fashizmin patëm, edhe atë e shëmben.

Kemi nevojë për burgje, jo për instruksion kulturore.
 
Med lov skal land bygges (me ligj ndërtohet vendi), parimi i danezëve.

Ligji të bie mend në kokë, po nuk i pate.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Ment e kokes
 
Forca dhe siguria?
 
Demokracia
 
Arsimimi n'pergjithesi.

Ne 1946 ishim 90% e popullsise analfabet.
Nderkohe 30 vitet e fundit lexojme shume pak, studiojme akoma me pak dhe hiqemi sikur dime shume. Kjo na mungon.

Te gjitha shoqerite e zhvilluara jane ndertuar nepermjet dijes, ndersa ne shqiperi e presim neper kafene duke bo llogje kavaje.
 
Lavazh truni.
 
Logjika e ftohte dhs sensi i humorit.

Dhe edukata.
 
Gërma "Ç"
 
Harrojne cfare ishin e kujtojne se linden ata qe sjane!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back