Kuq anej lidhe at çen mi se na grisi pantollt ?Like " qekiqi" ?
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Kuq anej lidhe at çen mi se na grisi pantollt ?Like " qekiqi" ?
Sa bukur e ke thene te lumte pena.Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë?
Shiko fotografinë 1768842
“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.
Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo.
Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”
(At Zef Pllumbi)
Huazuar nga BETI NJUMA dhe Biblioteka e Librave të Harruar
Përsonalisht nuk kam asnjë shpresë që ai vend do bëhet si duhet ndonjëherë.Sa bukur e ke thene te lumte pena.
Sna mungon asgja.
Por o ate, ne si vend post komunist , ne si popull nuk po gjejme identitetin.
Nje komb pa iddntitet ska karakter e ska force.
Ne ndryshe nga cdo vend tjeter post komunist po i heqim me shume se cdo vend tjeter i lindjes a thu se skemi heq mjaft .
Si ka mundesi qe Polonia,, Romania edhe nje Bullgari madje , apo vendet e ish Jugosllavisd po behen para nesh ( qe kane nje date e nje histori me ne ).
Sepse pikerisht ne jemi pa identitet .. jemi ngel mercenar te Partie, feve dhe kultit te individit .
Pa zgjidh keto .. ne kurre sdo dalim nga kjo vorbull.
Une personalisht mendoj fort qe njerez te shkolluar ne europe dhe perendim dhe qe do kthehen me piksynimin dhe kendveshtrimin Europian do e bejne kete Shqiperi .
E aedhmja jone , sic e ka theksuar mendja jote e ndritur , e ka te shkuaren dhe te ardhmen aty.
Ne kemi qen, jemi dhe e ardhmja eshte Europa !
E pra .. injoranca ose me mire njerezit e shkolluar me ide te gabuara jane ndeshkimi i ketij kombi.Përsonalisht nuk kam asnjë shpresë që ai vend do bëhet si duhet ndonjëherë.
Inteligjenca e dhuntia janë si shqiptar përdoret pikërisht në vend e metoda të gabuara; pas një individi o grupi të caktuar politike, fetare, e pas interesave përsonale. Shumë pak njerëz punuan vertetë në interes të përgjithshëm kombëtar.
Më kujtohet një shkrim i një lordi anglez në 1912 mbi qeverinë e re të Vlorës. Që thonte pak a shumë kështu: këta njerëz nuk ja kanë idenë se çfarë është qeveria. Rrinë gjithë ditën nëpër kafene të ndarë grupe grupe, e thurin plane e komplote kundër njeri tjetrit...'
Identik si sot, të gjithë flasin për Shqipërinë e shqiptarët, po secili punon vetëm për interesat e një grusht njerëzish ku ata bëjnë pjesë.
Pjesa tjetër mban pasaportën në dorë e sytë nga kufiri.
Bëmë me faj sistemin komunist për prapambetjen 50vjeçare, por këta 30 vjet kë të bëjmë me faj?
Injorancës tonë që nuk dimë të ecim akoma.
@Endrra pjesa e mirë e atyre që mbajnë studimet jashtë, janë fëmijet e të afërmit e atyre që komandojnë në Shqipëri, o biznesmen të cilët pa dyshim janë një me njërën o tjetrën palë!!E pra .. injoranca ose me mire njerezit e shkolluar me ide te gabuara jane ndeshkimi i ketij kombi.
Ne te kundert une besoj se rimekembja vjen nga te rinjt qe moren rrugen e studimeve drejt Europes dhe perendimit.
Askush nuk e ndal progresin.. cdo erresire i vjen fundi.
Edhe mafiozet e Italise u kane studjuar femijet .. dhe po vjen nje kohe qe edhe ata behen njerez me virtyte!@Endrra pjesa e mirë e atyre që mbajnë studimet jashtë, janë fëmijet e të afërmit e atyre që komandojnë në Shqipëri, o biznesmen të cilët pa dyshim janë një me njërën o tjetrën palë!!
Nqs është një pjesë tjetër që nuk bën pjesë në këto sfera, mundohet të stabilizohet atje nuk ka studiuar, dhe nuk kthehet më. Sepse nuk Al nuk ke shanse të bësh diçka kur nuk bën pjesë e një elite...
Ti mirë bën që sjell optimizëm, dhe shikon me shpresë e besim.
Unë në të kundërtën me syrin kritik. Preferoj të shoh të keqen në surrat dhe t'a përballoj ?
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.