Shiti veshkën për të blerë iPad2

Love

βeℓℓe â๓e
02-veshke_0206112119_5.jpg


Një adoleshent kinez ka shitur veshkën e tij për të blerë një iPad2. 17-vjeçari Xiao Zheng nuk mund të përballonte dot blerjen e tabletit dhe iu përgjigj një oferte online që iu drejtohej njerëzve të shëndetshëm për shitjen e veshkës.

“Doja të blija një iPad, por nuk kisha para. U futa në internet dhe pashë një lajmërim për shitje veshke”, u shpreh adoleshenti për një televizion kinez.

Zheng kreu operacionin e rrezikshëm më 28 prill dhe mori rreth 2 mijë euro për veshkën e tij. Me këto para ai bleu një iPad dhe një iPhone.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e personave që kanë kryer këtë operacion.

Kjo çështje ka shkaktuar polemika në Kinë ku njerëzit ankohen se materializmi po shkatërron moralin e të rinjve.
Burimi: TCH.
 
Pe: Shiti veshkën për të blerë iPad2

Kam pare qe te shesin organe per arsye ekonomike apo per nevoja te ndryshme,por skam pare te shesin organe per gjera qe skane ndonje vlere...
 
Pe: Shiti veshkën për të blerë iPad2

hajde hajde biznesi gjall cdo gje :p:p
 
Pe: Shiti veshkën për të blerë iPad2

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

ky vdeksha do ket par kte reklamen si e pershkruan sala te shesesh veshk e cte te dal perpara per ta bler :ppp
ngela me goj hapur kur e lexova budallalleku njerezve spaska kufi
 
Back
Top