Shitet kopja e Shtëpisë së Bardhë

fshatari

Anetar
fidan.jpgUashington, 21 tetor (MIA) - Një amerikan ka ofruar shtëpinë e tij në shitje, që është kopje fenomenale e Shtëpisë së Bardhë – ku jeton Presidenti amerikan.

Fred Milani nga Atlanta, në shtetin amerikan Georgia, që shtatë vjet jeton në këtë version të zvogëluar të Shtëpisë së Bardhë, mirëpo është detyruar që ta shesë atë për shkak të krizës financiare.

Sikurse origjinali i saj, kjo shtëpi ka mbi 5.000 metra katrorë dhe dhomën ovale, po ashtu edhe dhomën kushtuar Presidentit Lincoln si dhe pishinën dhe kopshtin. Disa fqinj tyre kundërshtojnë kopjimin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa disa të tjerë janë të impresionuar se jetojnë në fqinjësi të saj.

Siç transmetojnë mediat lokale, Shtëpia e Bardhë në Atlanta shitet për një çmim prej 10 milionë dollarësh./www.idividi.com.mk
 
Back
Top