Shitet 3 mijë euro një fetë nga torta e dasmës mbretërore

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Një fetë nga torta e dasmës mbretërore të William dhe Kate është shitur në një ankand për 3 mijë euro. Feta e kësaj torte, është shitur në ankand, ndërsa në festën e martesës së tyre janë shpërndarë 650 feta torte, të konfeksionuara për t`u mbajtur si kujtim. Fetat e tortës ishin të vendosura në kuti metalike të krijuara pikërisht për këtë eveniment.

Nuk është hera e parë që copë nga torta mbretërore, krijuar nga Fiona Cairnes, dalin në qarkullim pas martesës përrallore të William dhe Kate, që u zhvillua në prill të vitit 2011-të. Një fetë torte, në maj të vitit 2012-të u shit për 2 mijë sterlina, gati 2 400 euro. /albeu.com/

79419.jpg


79418.jpg


79417.jpg
 
Titulli: Shitet 3 mijë euro një fetë nga torta e dasmës mbretërore

khaaaa ndit sodit ndegjon lloj lloj budallakine !!
 
Titulli: Shitet 3 mijë euro një fetë nga torta e dasmës mbretërore

Eh bote e poshter, ca s'kane me ngrene, ca tallen me leket.
 
Back
Top