! - !
Once upon a time...
Nga Ndue Dedaj
Përshkon Grykën e Vanave, një kanion mes shkrepash të thepisur, andej e këndej lumit, mbi të cilin ngrihen HEC-e të vegjël dhe para teje nis e shfaqet madhështia e bjeshkëve të Shishtavecit, në skajin më verilindor të vendit.
Nuk ke nevojë të kërkosh ndonjë metaforë, pasi në mendje të vjen poema e famshme e Hajnrih Hajnes “Gjermania, një përrallë dimri”. Nëse për dikë kjo s’do të dukej dhe aq e gjetur, – ku Gjermania e shekullit XIX dhe ku një trevë e dy shekujve më vonë e “dheut të shqipeve”?! – ne kishim me thënë se shishtavecarët dhe goranët në përgjithësi, janë një popullsi me identitetin e vet historik, që rron në fqinjësi e larmi kulturore me Lumën, Opojën, Novosejin, Topojanin etj.
Sot, Shishtaveci e ka zbrazur jo pak veten për të “mbushur” Europën, sidomos Anglinë, ku, siç na thonë, nga ‘99-a e mbrapa, nuk ka familje të këtushme që nuk ka një deri në tre veta atje. Shkuan dhe në Gjermani, vitet e fundit, por nuk qëndruan shumë kohë, pasi i kthyen. Drejtori i shkollës së mesme të bashkuar, Talent Seferi, na njeh me jetën dhe zhvillimet social-kulturore të Shishtavecit. Sot, fshati ka 150 familje, nga 350 që kishte dikur. Si kudo në malësitë shqiptare, ku shumë banorë janë shpërngulur, në kërkim të një jetese më pak të vështirë, në Kukës, rrethinat e Tiranës, Durrësit etj. Por nuk mund të bëhet fjalë për braktisje, përkundrazi ka një rikthim ndryshe të të ikurve. Shishtavecarët e Anglisë, por edhe të tjerë, kanë investuar në restaurimin e shtëpive të vjetra dhe ndërtimin e të rejave, në xhaminë e qendrës, në një ujësjellës të vogël, rrethimin e varrezave, pastrimin e mijëra metër kub mbeturina etj. Një komunitet emigrantësh që nuk është shkëputur nga vendlindja jo vetëm shpirtërisht. Ata vijnë çdo verë, dhe pse vitin e kaluar i pengoi jo pak pandemia.
Partitë politike tashmë janë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, por duket se “partia” që ka nisur të verë dorë këtu është ajo e emigrantëve. Mbase ata kanë një projekt për t’i gjallëruar, hap pas hapi, bjeshkët e tyre e bërë si ato të Europës, pasi sot për sot dimri veçsa e ka shtuar tymnajën ekzotike të tyre. “Nëse do të kishte pista të skive, teleferikë etj., vendi do të ishte plot me turistë dimërorë”, të thonë banorët. Një qetësi olimpike, aspak të dëshiruar, me koloninë e sorrave që endën mbi pemët e zhveshura. Një bjeshkë thuajse e fjetur dimër e verë, paçka se një nga mrekullitë natyrore shqiptare. Njerëzit bujarë të Shishtavecit të ftojnë për kafe, edhe pa u njohur me ta, ndërkohë që rrugët e qytezës janë shtruar me pllaka të bardha, të “buta”, të ardhura nga Berati, që nuk e durojnë ngricën e këtyre lartësive, ndaj janë dëmtuar. Ata shpresojnë se, në një të ardhme, zona e tyre do të jetë arenë e turizmit malor, me skitë, sportin e mundjes, ecjen shtigjeve (hiking), vrapimin mbi kuaj, vallet dhe lojërat popullore, që kanë një traditë të begatë në këto anë.
Pa u shtyrë thellë në gjeografi, mjafton të themi se pllaja e Shishtavecit është nga më të mëdhatë e më të bukurat e Shqipërisë, rreth 15 km e gjatë dhe 11 km e gjerë. Këtë pllajë e ndajnë së bashku dy fshatra të mëdhenj, Novosej dhe Shishtaveci, për të cilët mësuesit vendas, Zenulla Bala e Avdi Noka, kanë shkruar monografi të vlefshme, që i shfletojmë për të saktësuar ndonjë të dhënë, teksa hedhim këto shënime. Ashtu si shkrimet e studiuesit Nazif Dokle, që pati hartuar dhe një fjalor mbi të folmen gorançe, apo “nashke”, një gjuhë e pashkruar e kësaj bashkësie etnologjike origjinale. Ndërkohë, është kënaqësi të flasësh me arsimtarët e moshuar e të rinj, shumica gra e vajza, të gjithë me arsim përkatës, për ecurinë e shkollës dhe problematikat sociale, jo pak prej të cilëve vijnë përditë nga Kukësi dhe fshatrat përreth.
Kur vete në një krahinë të largët, përpiqesh të kujtosh njerëzit që ke njohur prej andej. Dhe unë nuk mund të mos kujtoj shokun tim të kohës së studimeve të larta, Riza Hoxhën, nga Zapodi, mësues dhe gazetar për shumë vite në Kukës, ndarë nga jeta para pak kohësh. Por dhe të mirënjohurit e të gjithëve, poetin disident Havzi Nela nga Kollovozi (në përurimin e shtëpisë muze të të cilit kemi qenë para tre vjetësh me shkrimtarë të ardhur nga Tirana etj.), gjeneralin shekullor Rahman Parllaku nga Novosej, bustin e të cilit mbase do ta shohim një ditë në vendlindje.
Guri i Mëngjesit”, në majë të bjeshkës së mbuluar më dëborë, është si një orë e këtyre vendeve të epërme, që kulmojnë me Malin e Kallabakut, 2174 metra i lartë. Kur përmend Shishtavecin, kultura e parë bujqësore që të vjen ndërmend është patatja, si një sinonim i tij., por dhe thekra, elbi, tërshëra etj. Tregojnë se rekordi i prodhimit të patates është thyer në vitin 1956, kur bujku Selatin Haxhiu, në një dynym tokë të mbjellë me patate mori 50 kuintalë për hektarë, rendiment që nuk u arrit më me kooperativën bujqësore, e cila për do kohë mbajti emrin “Hysni Kapo”. Në këto pllaja plot me bar e lule të llojllojshme mbarështohen kuajt, delja rudë e lopët “mistrece” (rreth 300 krerë), ku nga mishi i gjedhit prodhohet suxhuk vendi cilësor. Mështekna, me lëvore të bardhë, që e kemi hasur aq herë në poezinë romantike ruse të Pushkinit, Lermontovit e Eseninit, është “mbretëresha” e drurëve pyjorë të këtij masivi bjeshkëtar, që ndërlidh Sharrin me Korabin. Boronica, gjethi i mështeknës, aguliçja, manushaqja, lulja e balsamit janë vetëm disa nga visaret e “hambarit” natyror, por që mblidhen spontanisht dhe jo në bazë të një tregu të organizuar, që do t’i bënte ato më fitimprurëse për banorët. Mes pyllit të mështeknave është ndërtuar dhe resorti turistik “Stani i Hoxhës”, që shërben gatime të traditës kuksiane, një fillesë e mbarë e agroturizmit.
Topojani është njësi administrative me 2200 banorë. Aty në oborrin e zyrave, Reshiti, punonjës i gjendjes civile, na thotë se banorët mbahen me pak blegtori, pak bujqësi dhe natyrisht, pak emigracion. Ka pasur ndonjë investim në ujësjellës, por asfalti nuk ka mundur të ngjitet as dy-tre kilometra deri në fshat, apo pak më lart, deri në Briki, fshatin tjetër piktoresk në shpinë të Gjallicës. Ramadani, një i moshuar 82-vjeçar, flet për të gjitha, të kaluarën e tij (“nuk i nxora dot vitet që kam punue në hidrocentralin e Bistricës, ndaj pensioni më doli i ulët”), për shëndetin (“për me ba nji vizitë mjekësore a nji gjylpanë në Kukës, të shkojnë 50 mijë lekë të vjetra, bileta tu shku e tu ardhë, plus doktori e do ndonji lek”), për politikën (“Kemi shumë halle… Politikanët tanë janë të korruptue… Populli don qetësi, punë…”
Drejtori i shkollës së Topojanit, Shkëlzeni, na tregon për qëndresën e banorëve në luftërat për liri e pavarësi. “Mbi 600 burra nga këto katunde kanë ra në Luftën e Parë Botërore, kundër ushtrive pushtuese serbe”. Në krah ke malin e Gjallicës, kredhur në dëborë, kurse përballë Koritnikun (shqip: Pikëllimën), që nuk mund ta ndash nga poeti Agim Spahiu, libri i fundit i të cilit mban titullin “Njeriu mbi Pikëllimë”. Ngjitemi shpateve të Brikisë. Lutfi Islamaj është kryemësuesi, i cili për shumë vite ka qenë drejtor i shkollës. Atij sot i ka ardhur nga Lezha shoku i klasës në Pedagogjiken e Tiranës, Bardhok Pulaj, drejtor i Arsimit për rajonin e Veriut. Nuk e ka njoftuar më parë, ndaj Islami e merr për inspektim, siç ka ndodhur dhe në shkollat e tjera të zonës, që janë parë nga afër për kushtet e mësimit, me rendimin e motit nga reshjet e borës. Mbas mësimit vemi për një vizitë në shtëpinë e tij, që, si çdo shtëpi malësore, ndrit nga bujaria. Lutfiu dhe Sosja, bashkëshortja e tij mësuese në pension, kanë lindur tetë fëmijë, shtatë vajza dhe një djalë, ku te pesë prej tyre: Shqiponja, Kujtesa, Elvira, Dhurata dhe Ardita, kanë trashëguar dhe profesionin e tyre, mësuesinë.
Dihet që banorët e maleve, për të kuptuar ndryshimin e motit, i kërkonin shenjat në objekte si “Guri i Mëngjesit”, ku parashihnin, kur do të vrahej e kur do të kthjellej, kur do të kishte diell e kur shi a stuhi. Nëse niste të oshtinte pylli, apo sorrat lëviznin të hutuara, duhej përgatitur për mot të keq. Sot, që ka mjete moderne për të parashikuar motin, do të donim që në vend të besëtytnive të vjetra, “ora” e këtyre bjeshkëve (siç e pagëzuam “Gurin e Mëngjesit”) të ishte i lajmëtar i një tjetër “moti e stine” – të na thoshte se Shishtaveci, Novosej dhe krejt fshatrat e grykave, pllajave shpateve të mbas Gjallicës, do të jenë një ditë si Valbona e Alpeve, Lëpusha e Kelmendit, Dardha e Korçës etj., sigurisht duke qenë vetvetja turistike.
Është koha për t’i kërkuar politikës së Tiranës dhe jo vetëm: vizionin, infrastrukturën, ndonjë masterplan etj., aspak si premtim elektoral, por si projekt zhvillimi, për më tepër, ndërkufitar. Një muaj do të ishte pak për një projekt ambicioz si ky, por jo për ta ideuar e shpallur atë, sigurisht jo veç në 3D!…
Panorama.al!