Shikoni se cilat vitamina ju mungojne

ida angel

:)
V.I.P
vitamina.jpg


Vitamina A: Në mungesën e vitaminës A, lëkura është e thatë dhe e irrituar, humbja e apetitit, lodhja, floku pa shkëlqim, thonjtë e thyeshëm, aknet, ndërsa ekspertët theksojnë që deficiti i saj më së shumti pasqyrohet në ndryshimet në sy.

Vitamina B1: Problemet neurologjike, konvulsioni i muskujve, humbja e kujtesës, oreksi, nervozizmi dhe tretja e keqe janë simptomat më të shpeshta.

Vitamina B2: Plagët shërohen më vështirë, alergjitë shpeshtohen, ndërsa sytë janë të irrituar dhe shumë të ndjeshme në dritë. Mungesa e kësaj vitamine vihet re në qoshet e buzëve, rreth së cilave shpesh shfaqen plagë.

Vitamina B3: Treguesit më të shpeshtë janë dobësia e muskujve, lodhja, tretja problematike dhe lëkura. Për shkak të mungesës së kësaj vitamine mund të shfaqet sëmundja pelagra, e cila më së shpeshti shfaqet si çrregullim në sistemin nervor dhe dermatitisi.

Vitamina B6: Sëmundja e veshkave, ngërçet në duar dhe këmbë, pagjumësia, anemia, nervozizmi… e gjithë kjo tregon në mungesën e kësaj vitamine e cila ndikon në ndryshimin e disponimit. Ajo më së shumti u mungon diabetikëve, personave më të moshuar, femrave shtatzëna dhe nënave që ushqejnë fëmijët me gji.

Vitamina B7: ثshtë e rëndësishme për lëkurën e shëndoshë, flokët dhe thonjtë, dhe kur nuk gjendet në sasi të mjaftueshme në organizëm lëkura fillon të ketë zbokth, të skuqet, flokët fillojnë të bie ndërsa shfaqet lodhja dhe humbja e apetitit.

Vitamina B9:
ose acidi folik kryesisht u mungon femrave shtatzëna, femrave që pinë kontraceptivë, alkoolistëve.

Vitamina B12: po ashtu u mungon femrave shtatzëna, femrave që ushqejnë me gji, alkoolistëve, ndërsa mungesa pasqyrohet në humbje të peshës, dhimbjet në shpinë, ndjesinë e shpimit të gjilpërës në duar dhe këmbë.

Vitamina C: Konsumimi i pamjaftueshëm i vitaminës C çon deri infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet, gjakderdhja e shpeshta, ndërsa kësaj i kontribuojnë edhe nevojat e rritura fizike dhe psikike. Në rastin e mungesës së jashtëzakonshëm krijohet skorbuti. Pasi që bëhet fjalë për vitaminën e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për punën e sistemit të imunitetit dhe luftën kundër baktereve, duhet të hani më shumë pemë dhe perime të pasura me këtë vitaminë.

Vitamina D
: Shëndeti i eshtrave varet nga kjo vitaminë. Kur nuk është në sasi të mjaftueshme indi eshtëror vuan, dhe te fëmijët shfaqet rakiti, ndërsa tek të rriturit osteoporoza.

Vitamina E: Pafuqia, të qenit të dobët, djersitja e shpejtuar, janë simptoma të mungesës së kësaj vitamine, por deficiti nuk është aq i dukshëm nga jashtë, sa në pasqyrën e gjakut
tryeza.org
 
Titulli: Shikoni se cilat vitamina ju mungojne

Asnje nuk po me mungojka flm ida me knaqe sonte.
 
Back
Top