Shikoni parashikimin se si do të duken njerëzit pas 50 apo 1000 viteve

AnGeLiC

VIP
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Raca njerëzore, shprehitë e njeriut dhe marrëdhëniet e ndërsjella, sidomos në 20 vitet e fundit, që kur jemi dëshmitarë të zgjerimit të shpejtë të teknologjisë, kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Njerëzit e sotshëm është e vështirë t’i befasosh, prandaj bota është shndërruar në një “fshat global” dhe nuk habitet më nga zbulimet shkencore, siç ishte dikur rasti. اdo gjë në një farë mënyre e kemi në dispozicion dhe vetëm parashikimet e së ardhmes janë ato që surprizojnë njerëzit.

Këto ditë janë bërë parashikime se si bota mund të duket në njëqind vjet, apo se si do të duken qeniet njerëzore dhe se si ata sillen në marrëdhëniet e tyre.

Shoqëria që është e angazhuar në zbulimin shkencave sekrete – ASAP Siende – ka publikuar një video klip në të cilin përpiqen që të zgjidhin shumë dyshime, dhe madje edhe nëse parashikimet e tyre nuk janë të sakta, janë tepër bindëse.

Ata pohojnë se deri në vitin 2050, do të zhvillohet një lloj krejtësisht i ri i njeriut, si rezultat i inxhinierisë gjenetike, sjelljes dhe përzgjedhjes natyrore, përkatësisht, për shkak të ndryshimeve që do të ndodhin si pasojë e ngrohjes globale.

Ata gjithashtu pohojnë se do të jetë e mundur që në të ardhmen të zgjedhën karakteristikat e fëmijës, dhe thonë se do të jenë të varur nga teknologjitë e reja dhe mjetet teknike që do të shfaqen.

Dhe si e gjithë kjo do të duket shikoni videon vijuese.

Zeri info
 
Titulli: Shikoni parashikimin se si do të duken njerëzit pas 50 apo 1000 viteve

Do me thene kush di anglisht sot,dhe pas 1000 mije vjetesh do i duhet,pasi u parashikoka si gjuhe dominante...:P bukur shume .
Qe do kete ndryshime kjo sdo mend,por ama saktesisht ne nje kohe te gjate si percaktojme dot.
Por nese vihemi ne konturet e teknollogjis dhe zhvillimit te shkences,hem mendoj qe njeriu do jete me robotik,me praktik,me produktiv dhe me qenie e pavarur ne kuptimin social.
 
Back
Top