Love
βeℓℓe â๓e
Arrin në 801 miliardë Borxhi Publik. Qeveria: Treguesi është brenda kufirit limit prej 60 % të PBB-së
Brezat e ardhshëm do të duhet të paguajnë për të shlyer një borxh prej 801.2 miliardë lekë gjatë viteve të ardhshme. Ministria e Financave ka publikuar sëfundmi treguesit e Borxhit Publik për gjashtëmujorin e këtij viti, në të cilat pasqyrohet një rritje nominale krahasuar me fundin e vitit të shkuar.
Në fund të vitit të shkuar, Borxhi Publik i Shqipërisë ishte rreth 772.8 miliardë lekë ose rreth 28.4 miliardë lekë më i vogël krahasuar me treguesit e fundit të qershorit 2012. Kjo është edhe diferenca e shkaktuar nga rritja nominale e Borxhit Publik gjatë periudhës janar-qershor për shkak të huamarrjes së jashtme dhe të brendshme të qeverisë për të financuar projekte të ndryshme por edhe për të financuar deficitin buxhetor.
Rritja
Nëse do të përpiqemi që këtë borxh ta shpërndajmë për çdo shqiptar, përllogaritet që secili të ketë detyrimin për të shlyer një shumë prej rreth 2 700 dollarë. Të dhënat nga Censusi i fundit tregojnë se numri i shqiptarëve që ndodhen brenda vendit është diku tek 2 milionë e 830 mijë. Secili prej tyre do të duhet të shlyejë tani një borxh më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por edhe krahasuar me fundin e vitit të shkuar.
Por si ka vijuar ecuria e borxhit për individë krahasuar me fundin e vitit të shkuar? Për gjashtë muaj me radhë, për shkak të huave të marra nga qeveria, Borxhi Publik u rrit në vlerë nominale me rreth 28.4 miliardë lekë ose rreth 260 milionë dollarë. E përpjesëtuar me numrin total të popullsisë, përllogaritet që vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, stoku i borxhit për secilin shqiptar të jetë rritur me 10 mijë lekë krahasuar me atë të trashëguar nga vitet e mëparshme.
Pavarësisht rritjes nominale në gjashtë muaj, Ministria e Financave deklaron se Borxhi Publik mbetet nën limitin 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke qëndruar në 58.8 për qind. Borxhi Publik ka pasur një rritje të vazhdueshme nga viti në vit por me ritme të ndryshme. Gjatë vitit të fundit, qeveria ka hequr dorë nga shpenzimet e mëdha në infrastrukturë duke marrë përsipër mbajtjen e treguesve të borxhit nën 60 % të PBB-së, ndërkohë që janë rritur detyrimet për të shlyer interesat. Në vitin 2009, Borxhi Publik ishte 682.5 miliardë lekë, në vitin 2010 ai shkoi në 715.5 miliardë lekë, për të arritur në 772.5 miliardë lekë në fund të vitit 2011. Nga totali i stoku të Borxhit Publik, rreth 348 miliardë lekë janë marrë në tregun e jashtëm, kurse rreth 453 miliardë lekë janë marrë nga bankat apo individët në vend.
Deficiti
Arka e shtetit është përballur me një rritje të ngadaltë të të ardhurave gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Përballë kësaj situate, qeveria është detyruar që të marrë borxh kryesisht në tregun e brendshëm duke tejkaluar madje planin për financimin e deficitit buxhetor në këtë drejtim. Referuar treguesve fiskal të publikuar nga Ministria e Financave, deri në fund të qershorit 2012, qeveria kishte parashikuar të merrte vetëm 9.4 miliardë lekë borxh për të financuar deficitin e shkaktuar në buxhet nga të ardhurat e ulta, ndërkohë që ka marrë plot 16.8 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se deri në fund të kësaj periudhe, qeveria ka ezauruar 78 për qind të totalit të borxhit që do të merrte për të financiar deficitin buxhetor. Krahas marrjes së borxhit, ekzekutivi është detyruar që të shkurtojë edhe shpenzimet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit për të mbajtur nën kontroll treguesit fiskal të vendit. Ministria e Financave bën me dije se shpenzimet gjatë periudhës janar-qershor 2012 u shkurtuan me rreth 1.7 miliardë lekë ose një për qind, në një kohë kur mosrealizimi i të ardhurave paraqitej me minus 5.4 për qind.
Ecuria e Borxhi Publik
Borxhi Publik është rritur në mënyrë progresive nga viti në vit. Rritja më e madhe vërehet gjatë viteve 2007-2008, kur punimet për ndërtimin e rrugës Rrëshën-Kalimash ishin në kulmin e tyre. I njëjti trend vijoi edhe gjatë vitit 2009, në të cilin u zhvilluan zgjedhjet elektorale periudhë që u parapri sërish nga shpenzime të mëdha në infrastrukturë. Qeveria është angazhuar të mbajë nën kontroll treguesit e borxhit gjatë dy viteve të fundit, por tani është periudha kur ka filluar apo duhet të fillojë të shlyejë huat e marra vite më parë duke bërë që të rritet ndjeshëm kostoja e shërbimit të tij.
2007
369.5 miliardë lekë
37.7 % e PBB-së
2008
595.7 mld lekë
54.6 %
2009
682.5 mld lekë
59.3 % e PBB-së
2010
715.3 mld lekë
57.8 % e PBB-së
2011
772.5 mld lekë
58.7 % e PBB-së
2012
801.1 mld lekë
58.8 % e PBB-së
Shqipëria ,470 milionë dollarë vetëm interesa
Kostoja e lartë e borxhit detyron buxhetin që të heqë dorë nga investimet në infrastrukturë apo shërbime
Pesha e rendë e kostos së shërbimit të borxhit, e bën qeverinë që të heqë dorë nga ofrimi i disa shërbimeve apo kryerja e disa investimeve më shumë duke përmirësuar jetën e qytetarëve. Kjo për faktin se çdo vit, ekzekutivi
miraton edhe një shumë të caktuar parash, e cila do të përdoret për shlyerjen e interesave gjatë periudhës dymbëdhjetëmujore ndaj atyre që iu ka marrë hua. Zëri quhet “shpenzime për interesa”. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se shuma që do të paguajë buxheti i shtetit vetëm për të shlyer interesat, është më e madhja gjatë këtyre katër viteve të fundit. Qeveria ka parashikuar që deri në fund të këtij viti, t’i paguajë bankave apo individëve që mbajnë borxhin e shtetit shqiptar një shumë prej 49.6 miliardë lekësh ose rreth 470 milionë dollarë vetëm për të shlyer interesat që shkakton stoku i borxhit. Sipas shifrave zyrtare të qeverisë, përllogaritet që shërbimi i kostos së borxhit, t’i kushtojë çdo shqiptari nga 17 526 lekë, ndërsa një familjeje i kushton mesatarisht 66 600 lekë.
Por si paraqitet kjo shumë në raport me zërat e tjera të investimeve apo krahasuar me buxhetet e ministrive?
Shuma që paguan këtë vit Shqipëria për të shlyer interesat është rreth 1.6 herë më e madhe se sa fondi që shpenzohet për pensionet e më shumë se 550 pensionistëve në të gjithë vendin apo rreth sa 80 për qind e fondit vjetor të pagave për ata që janë të punësuar në sektorin publik. Fondi që shpenzohet për të shlyer interesat e borxhit gjithashtu është rreth dy herë më i madh se sa shuma totale që ka parashikuar qeveria shqiptare për të shpenzuar këtë vit në rregullimin e rrjetit të rrugëve nacionale.
Borxhi brenda kufirit, por me cilat shifra?
Rritja e stokut të borxhit edhe me 270 milionë dollar gjatë gjysmës së parë të këtij viti, vijon të mos cilësohet problematik nga qeveria për faktin se treguesit janë nën kufijtë e lejuar. Ekzekutivi ka marrë përipër ta mbajë atë nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe gjendja fillon të bëhet serioze pikërisht në momentin kur borxhi arrin në këtë pikë. Megjithatë, konsiderimi shqetësim ose jo varet nga fakti se në çfarë të dhënash bazohesh kur bën krahasimin. Në treguesit e saj zyrtar, qeveria deklaron se niveli i Borxhit Publik është 58.8 për qind të PBB-së. Por kujdes! Kjo shifër është e tillë mbi bazën e një rritje ekonomike prej 4.5 për qind për 2012-ën të parashikuar nga ekzekutivi. Sa gjasa ka që të arrihet kjo rritje? Jemi në gjysmë të vitit dhe INSTAT na ka konfirmuar se ekonomia jo vetëm që nuk u rrit gjatë tremujorit të parë por madje u tkurr. Nuk ka ende të dhëna zyrtare në lidhje me tremujorin e dytë por parashikimet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë në përgjithësi nuk janë shumë pozitive. Në këto kushte, ose duhet që ekonomia të marrë një hov të ri gjatë pjesës së mbetur të vitit në mënyrë që rritja e përfituar të mundësojë mbajtjen e borxhit brenda 60 %-shit të famshëm, ose qeveria do të duhet të shtrëngojë shumë rripin në vjeshtë duke ndryshuar buxhetin, të shpresojë në gjetjen e disa milionë eurove nga shitja e HEC-eve dhe “Albpetrolit” ose të miratojë një rritje të kufirit të borxhit.
Qeveria ka marrë borxh për të financuar deficitin buxhetor nga njëra anë, por edhe për të financuar shtesë shpenzimesh në projekte rrugësh. I tillë është borxhi i marrë sëfundmi nga BERZH dhe BEI me vlerë 18 milionë euro. Ky ishte një fond shtesë, me të cilin buxheti i shtetit do të paguante kompaninë që ka kryer punimet. Krahas kësaj, qeveria mori një tjetër borxh me vlerë 35 milionë euro për ndërtimin e bajpasit të Fierit në qershor.
Kostoja e lartë e shërbimit të borxhit, kushtëzon ekzekutivin që një shumë të konsiderueshme parash të mos ta përfshijë në investime që do të përmirësonin jetesën e qytetarëve duke i ofruar më shumë shërbime apo investime. Deri në fund të këtij viti, parashikohet që Shqipëria të paguajë 49.6 miliardë lekë interesa. Shuma është sa 80 % e fondit të pagave të administratës
Qeveria i ka ende një sasi të konsiderueshme parash për t’i shlyer kompanive të ndërtimit për punët e kryera në emër të saj gjatë periudhave të fundit. Shuma që pretendojnë ndërtuesit është rreth 100 milionë euro. Pas marrjes së tenderit ato janë detyruar të kryejnë punimet me fondet e tyre me premtimin se paratë do t’i merrnin më pas
Sherefedin Shehu, deputet i PD-së
“Të ardhurat kanë shënuar një nivel mjaft të ulët krahasuar me vitet e fundit dhe që ekonomia është në një situatë të vështirë, megjithatë duhet që me konsensus politik të bëjmë marrëveshje për të rritur me 1 për qind nivelin vjetor të borxhit”
“E ardhmja për ekonominë do të jetë e pasigurtë dhe po shkojmë drejt një krize me shumë kosto për ekonominë edhe pse jemi një ekonomi e re dhe me shumë potenciale rritjeje”
380 dollarë është rritja e që ka pësuar stoku i borxhit për çdo familje shqiptare gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti
Burimi: shekulli