Shifra reale/ Tufa: Ja sa arkëtoi Shqipëria nga suksesi në “Ligën e Kombeve”

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Shqipëria e Edy Reja i mbylli me sukses eliminatoret e edicionit të dytë të Nations League teksa siguruan vendin e parë në grup dhe kalimin më tej në grupin B të kompeticionit.

Kuqezinjtë mposhtën të mërkurën 3-2 me Bjellorusinë në “Air Albania”, duke u renditur përfundimisht të parët në Grupin 4 të Ligës C me 11 pikë, një pikë më shumë se kombëtarja lindore.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Por teksa në media është përfolur për një shumë rreth 1.2 milionë euro, i ftuar si çdo të dielë në “Ora Sport”, gazetari i njohur Bashkim Tufa tregoi shifrën reale që ka arkëtuar Federata Shqiptare e Futbollit pas këtij suksesi.

Albana Bejko: 1,25 milionë euro…

Bashkim Tufa: Jo! Është shumë më tepër se sa kaq. Është 2,25 milionë euro sepse 1.125 milionë euro ishte pjesëmarrja, por edhe 1.125 milionë euro të tjera është vendi i parë. Kësisoj është 2.25 milionë që i ka marrë Federata. Për të mos shtuar që, duke kaluar Kombëtarja jonë në Grupin B, vetëm për pjesëmarrjen, fiton 1.6 milionë euro të tjera. Pra, në një farë mënyre, Federata Shqiptare e Futbollit u bë e pasur.

oranews.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top