Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Kresha

A pretty face can never trick me
Cdo gje qe ke humbur, ke shprese se mund ta kthesh, perpos kohes. Nese humbet koha, nuk ka shprese per kthimin e saj. Andaj, koha eshte gjeja me e shtrenjte qe e posedon njeriu, dhe njeriu i mencur duhet t'i pret ditet sikurse koprraci qe pret nje pasuri te madhe. Ai nuk le pas dore as dic te vogel, duke u mashtruar pas te madhes, dhe mundohet qe cdo gje, sado qe te jete e imet, ta ve ne vendin te cilin e meriton.

Por ne...? A jemi ata te cilet po e shfrytezojme kohen, apo koha eshte duke na shfrytezuar neve ?



Me t'mira =)
 

Kaluan vite të ngjitura

Si shkurtësia e ditëve të ikura

Sërish u kthyen si vite të gjata

E më pas kaluar, sikur të ishin vetëm ëndërra.


Ishin fjalet e nje poezie te nje poeti anonim, te cilat me pelqyen.

Me te vertete, koha po fluturon dhe askush nuk po e veren. Ora po punon, askush nuk po e ndalon. Njeriu duhet ta dije vleren e kohes dhe rendesie e saj, dhe nuk duhet asnje moment ta humbe. Humbja e kohes eshte me e madhe se vdekja.

Thote nje poet arab:

" Koha është gjëja më e shtrejt që duhesh të kujdesesh për të, ndërsa është gjëja më e leht që mund të humbesh"

Cdo veprim i hershem eshte me i frytshem se sa ai i vonuari. Ne nje ore te vjeter qe gjendet ne Oksford (Angli) shkruan:

''Koha po kalon, por per te jepet llogaria!''

Dhe me te vertete, te gjithe ne jemi pergjegjes per kohen qe jetojme.

Padyshim, me pelqeu edhe nje thenje gjate leximit te nje libri, qe per momentin nuk me kujtohet titulli i librit por...e kisha shenuar ne njeren nga fletoret e mia nje thenje te arte qe thoshte:

"Kater gjera nuk mund te kthehen kurre me, ato jane: Fjala e dhënë, shigjeta e hedhur, koha e kaluar dhe casti i pashfrytezuar."
 
hmmm sheik ja ke nis mem filozofu lol...besoj qe kejt varet sa un si krijes jom n'gjendje me shfrytzu kohen per mos me lon mem shfrytzu ajo mu, pra ne nje far menyre kush arrin i pari ai fiton...
 
Nuk mendoj se koha për njeriun është gjëja më e shtrenjt.
Për mua gjëja më shtrenjt është shëndeti, e humbe atë
as krejt koha deri në amshim nuk të vyen.

Njeriu mban përgjegjësi vetëm për atë që e bën apo s'e bën
brenda asja kohe..
S'është faji jonë që ajo kalon. Atë rregull e ka bërë natyra
dhe ne duhet ti përmbahemi ( deshtëm s'deshtëm).

Pra, bëre, s'bëre, ajo prap shkon.
 
Mendoj qe un perveti nuk jom tu e shfrytzu kohen aq sa duhet po m`doket qe koha po m`shfrytzon mue ...:(

Njeriu sa rron mson (اdo dit meson diqka dhe eshte pak me i mencur)
 
Nuk mendoj se koha për njeriun është gjëja më e shtrenjt.
Për mua gjëja më shtrenjt është shëndeti, e humbe atë
as krejt koha deri në amshim nuk të vyen.

Njeriu mban përgjegjësi vetëm për atë që e bën apo s'e bën
brenda asja kohe..
S'është faji jonë që ajo kalon. Atë rregull e ka bërë natyra
dhe ne duhet ti përmbahemi ( deshtëm s'deshtëm).

Pra, bëre, s'bëre, ajo prap shkon.

Prap shendeti lidhet me kohen.
 
Për shëndetin ti ke përgjegjësi, për kohën jo.
Ne se kontrollojmë kohën.Ndale, nëse mundesh!!!
Për me të kalua koha nuk duhesh të bësh asgjë,
ajo shkon prap.

Ne rregull. Shko ne pune ti. Ne vend se te qendrosh ne zyren tende dhe t'i kryejsh detyrat e tua, fillo sillu verdalle per rreth zyres, dhe e sheh pastaj se a do te pergjigjesh per kohen e kaluar.
 
Ne rregull. Shko ne pune ti. Ne vend se te qendrosh ne zyren tende
dhe t'i kryejsh detyrat e tua, fillo sillu verdalle per rreth zyres, dhe e sheh pastaj se a do te
pergjigjesh per kohen e kaluar.

Sa qesharake...ti jep përgjegjësi për punën e kryer ose të pakryer e jo për kohën.
Shefi të paguan për t'iu kryer ti punën e jo kohën e tij!
 
Po puna kryhet brenda nje kohe te caktuar. Fakt qe paguhesh per punen, por koha eshte ajo qe ty ta mundeson ta kryejsh ate pune.
 
Po puna kryhet brenda nje kohe te caktuar. Fakt qe paguhesh per punen, por koha eshte ajo qe ty ta mundeson ta kryejsh ate pune.

Or ti djalosh...Nuk duhet mërzitur shumë pse Hungaria nuk ka det!

Sa është me rëndësi koha, aq është ndoshta më rëndësishme
hapësirsa ku ekzistojmë, po edhe materia pa të cilat asgjë
nuk do të ekzistonte! Kur thuhet më rëndësishme, duhet të kihet
parasyysh se ka edhe elemente të tjera pa të cilat njeriu nuk mund
të ekzistojë! Cila do të ishte më rëndësishmja?
 
Cdo gje qe ke humbur, ke shprese se mund ta kthesh, perpos kohes. Nese humbet koha, nuk ka shprese per kthimin e saj. Andaj, koha eshte gjeja me e shtrenjte qe e posedon njeriu, dhe njeriu i mencur duhet t'i pret ditet sikurse koprraci qe pret nje pasuri te madhe. Ai nuk le pas dore as dic te vogel, duke u mashtruar pas te madhes, dhe mundohet qe cdo gje, sado qe te jete e imet, ta ve ne vendin te cilin e meriton.

Por ne...? A jemi ata te cilet po e shfrytezojme kohen, apo koha eshte duke na shfrytezuar neve ?



Me t'mira =)


Koha është e shtrenjtë dhe pavarsisht ambicjet tona, nuk arrijmë ta menaxhojmë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrat më të mira.
Ne jetojmë kohët por shumë herë nuk merremi me të ose kujdesemi shumë pak....Ndonjëherë është koha që na shfrytëzon dhe ndonjëherë jemi në padron të kohës tonë.
Koha e ikur nuk vjen më, por shpresa se koha do na kthej momentet e marra, do na japë mundësitë e pritura është prezente gjithmon brënda kohës :D


Koha për ne njerzit është shpesh një koncept astrat. Ndonjëhere e konsiderojmë astrat aq shumë sa jetojmë sikur koha të mos egzistoj.
 
Or ti djalosh...Nuk duhet mërzitur shumë pse Hungaria nuk ka det!

Sa është me rëndësi koha, aq është ndoshta më rëndësishme
hapësirsa ku ekzistojmë, po edhe materia pa të cilat asgjë
nuk do të ekzistonte! Kur thuhet më rëndësishme, duhet të kihet
parasyysh se ka edhe elemente të tjera pa të cilat njeriu nuk mund
të ekzistojë! Cila do të ishte më rëndësishmja?

Ne rregull, ky eshte mendimi juaj..Mbaje ate.! Ju pershendes =)
 
cdo kohe qe po haxhoj, cdo verpim qe po bej, them se eshte e dobishme, te pakten per 8 ore nga 24 ore jan te dobishme, per te tjerat gjithashtu mendoj se jan te bodishme, aaaa kur rri kot qe sbej gje, ose kur vij verdall kot them qe ketu e kam kalu kohen kot me kot, dhe sme kan sjell ndonje dobi, por qe nuk ndodh shpesh kjo gje.
 
Dikush tha më lartë tha se gjithçka kthehet përveç kohës!
اka nëse është e kundërta? Që asgjë nuk kthehet përveç kohës!

Nëse e marrim kohën si një rrugë të gjatë, dhe gjatë asaj rruge na ndodhin
gjëra të ndryshme që ne e quajmë atë si "fat"! Fati është ajo që nuk kthehet!
Pra, njeru lahet vetëm njëherë në lum.

Nëse e zhdukim çdo gjë në hapësirë, çka do të kemi?
Vetëm një Continuum ( vazhdimësi) të hapësirës dhe kohës.
Pyetjet kur dhe ku mbesin pa përgjigje!
Kohë dhe hapësirë sa të duash!
Por edhe sikur ta sjellim materien prap në hapësirë dhe ajo nuk lëviz,
prap pyetja KUR mbetet pa përgjigje. Pra, janë ndodhitë ato që e bëjnë
kohën.
Ne i kushtojmë rëndësi kohës, pasi që jemi të vdekshëm dhe është
ndodhia që përfundon, por jo koha. Ajo vazhdon edhe pasi të vdesim.

اka e përcakton jetën e një materie? Përgjigja është: shpejtësia!
Sa ma e shpejt makrobota, aq më e ngadalshme mikrobota.
Këtë e dëshmon shumë mirë Einsteini duke thënë se nëse do të
lëvizim me shpejtësi të dritës koha kalon më ngadalë. اdo atom i yni
ngadalësohet aq shumë sa që trupi plaket më pak.

Ndoshta, do tju duket absurde që një ditë nëse njeriu do të udhëtojë
nëpër Univers, do të has në planet ku jeta është disa herë më e gjatë
apo më e shkurtër. Kjo ndodh, për shkak se çdo sistem lëviz ndryshe
si dhe ka tjetër fuqi të gravitetit. Pra graviteti luan gjithashtu një rol
në kalimin e kohës.

Sipas kësaj, koha është relative!
 
Titulli: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Koha assesi nuk qendron e permbajtur. Ajo ose do te jete mik i dashur, ose armik i rrepte.
 
Titulli: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Asgje nuk vret me teper se sekondat qe shkeputen nga jeta jone...

Koha, e vetmja ene te cilen nese e boshatis peshon me rende. Jankelevic

Nuk kane rendesi vitet e jetes tende, por jeta jote ne ato vite.

Me ane te ketyre citateve dua te perforcoj idene qe koha eshte shume e shtrenjte dhe zakonisht ne e shperdorojme ne menyre te mrekullueshme...
 
Titulli: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Ajo cfare shoh sot me teper eshte se me shume koha na shfrytezon neve, se sa ne kohen.
 
Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

E vertete Loverdjali.....E kam shpreh edhe tek nje teme tjeter,koha eshte armiku me i keq i njeriut,armik qe sja di si te mbrohesh,armik qe te sulmon ne ate qe te djeg ne pakthyeshmerine e gjerave...Koha eshte ajo qe na leviz pak nga gjerat por eshte edhe ajo qe na ul ne heshtje te ''keqe''...Te gjithe edhe pse ka shume njerez qe jane shume realiste qe i gezohen ose perjetojne te sotmen,qe jane koshiente per ate qe bejne e ndjejne,prap ta shohesh me ne kompleks njeriu eshte gjithmone ''vone''...Koha eshte e vetmja gje qe iken,mund te themi kemi ne dore ne nqs duam ta organizojme ose menaxhojme??..Pergjigja do ishte,posi jo,edhe ekontrollojme edhe e menaxhojme,por prap kohe mbetet,eshte dicka qe gjithmone do ece para teje...Si puna e fatit sic thonin dikur,po u ngrite shume heret ta dish se fati eshte ngrit nje ore para teje...Keshtu dhe koha,na paraprin gjithmone...
 
Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Koha me ngjall tmerrin e pafundesise, idotesine dhe kotesine e njeriut .....
 
Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Lover ceto dite ja ki nis me te madhe me i aktivizu temat e tua :D..Po bon shume mire gjithsesi.

Sa per temen..Kam hy ne debat me mamin tem keto dite se mu vu ne qaf e tu me than se tenton kohen ta harxhosh cdohere ne menyre produktive e efikase :D..Edhe eshte e vertete, nuk pelqej as edhe per nje min. me harxhu kohen per dicka palidhje, per dicka qe nuk me terheq dhe nuk me permush e nuk me ben me u ndje mire. Gjithsesi keto dite me ka bind qe ti lej pak hapsire edhe vetvetes, biles tek nje teme kam thene qe kam mesuar keto dite qe te ndaj cdo dite nga koha dhe ti kushtoj disa minuta vetem vetvetes dhe askujt tjeter!

Jeta eshte fryme qe nuk kthehet me, andaj jetojeni ashtu sic e mendoni qe eshte me e mire per ju. :)
 
Titulli: Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Supervash, qe ki naj ankes per temat e mia, shko lajmrohu n'shallter ose ankohu n'komun :lol: :p

Ngo knej ti, nanes veq pordht kane than mos ja ngo, se qa t'thote tjeter po LOL
 
Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Jo more une nuk thash gja, biles edhe te pergezova :)..kshyre as nuk u falenderu po direkt e ne sulm :D

Kete fjaline-mendimin e dyte se pasna ni najher se keshtu thojkan LOL...

Nejse edhe nje keshille tjeter nga une ''plaka'' :D: investoni me shume ne kohen tuaj, mos keqperdorni kot minutat e jetes kur jeni mire :).
 
Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

C`do sekont e kohes ton mbart nje vler, koha esht teper e shkurter per ta humb me budalleqe ne vend qe te besh dicka me vler dhe te dish ta shfrytzosh me se miri kohen qe te detikohet vetem ty.................
 
Titulli: Pe: Shfrytezimi i kohes dhe marrja mesim prej saj

Jo more une nuk thash gja, biles edhe te pergezova :)..kshyre as nuk u falenderu po direkt e ne sulm :D

Kete fjaline-mendimin e dyte se pasna ni najher se keshtu thojkan LOL...

Nejse edhe nje keshille tjeter nga une ''plaka'' :D: investoni me shume ne kohen tuaj, mos keqperdorni kot minutat e jetes kur jeni mire :).

Flm, a do kiss, ka kalu iftari tash :lol:

Po normal...! Nese kohes nuk ja dime vleren, ose do jete miku yne ose ka per t'na shkaterruar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top