Shëtiteni Evropën me automjet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shëtiteni Evropën me automjet

Koha e tanishme me diell, para ditëve të nxehta verore, është ideale për udhëtime nëpërmjet të cilave brenda disa ditësh mund t’i vizitoni shumë vende. Mënyra më e thjeshtë për ta realizuar këtë udhëtim është që të niseni me automjet.Vende të bukura me automjet mund të gjenden kudo nëpër vendet evropiane, pavarësisht nëse zgjidhni Mediteranin ose ndonjë pjesë në Evropën veriore. Megjithatë primare është të keni një automjet funksional, disa para dhe të mund ta siguroni një vizë.



Shembulli më i mirë është njëri nga bregdetet më të bukura evropiane, bregdeti Amalfi në Napoli, në rrugët e të cilit janë xhiruar shumë filma në të cilat përfshihen garat me automjete. Rrugët me kthesa nëpër bregdetin e banuar, mbi det, në afërsi të vendeve peshkuese dhe plazhet me rërë. Vend i përsosur për romantikët. Domosdoshmërish vizitoni qytetet Sorrento dhe Salerno, të cilët përveç për këngët e bukura, janë të njohur edhe për rrugët e tyre të ngushta, ushqimin mediteran dhe banorët e lumtur dhe të zëshëm.

Shiko fotografinë 1723348

Romantika nuk mungon edhe në Burgundi të Francës, megjithatë ky vend më së shumti do t’i tërheq adhuruesit e verës franceze. Ky regjion i vogël është i vendosur në lindje të Francës, ndërmjet qyteteve Dijon dhe Lion, njëqind kilometra në perëndim të kufirit me Zvicrën, gjë që e bën mirë të lidhur me rrugët kryesore të vendit. Përcillni shenjat me vizatime të verës dhe kënaquni në shtëpinë e Chardonnay, Pinot-it të zi dhe të pazëvendësueshmes, beaujolais.



Për shkak të lidhjeve të mira rrugore është mirë të vizitohen me automjet edhe metropolet e Evropës qendrore. Pak më gjatë se një javë, pa lodhje të madhe, mund t’i vizitoni rezidencat shekullore Budapestin, Vjenën, Pragën dhe Berlinin. Nuk është e nevojshme të flitet për vlerën dhe bukurinë e këtyre qyteteve, ndërsa një aventurë të veçantë do ta përjetoni nëse dilni nga autostrada dhe vozitni nëpër rrugët lokale duke zbuluar vende më pak të njohura dhe peizazhet pyjore.

Shiko fotografinë 1723349

Ata të cilët janë të disponuar për një turne më të largët në pranverën e vonshme ose në verë, do të ishte ideale po të udhëtonin nëpër fjordet skandinave. Rëndësinë e peizazheve, të cilat i kanë formuar me mijëra vite uji dhe akulli, më së miri e përshkruajnë të dhënat sipas së cilave fjordet konsiderohen si trashëgimi më e bukur natyrore në Norvegji, ndërsa janë në vendin e tretë në gjithë Skandinavinë, dhe janë përfshirë në listën e UNESCO-s për trashëgimitë natyrore. Revistat turistikë i kanë përshkruar si destinacione më të mira në botë dhe një nga çuditë e botës. Vendosni qoftë për fjordet në Norvegji ose Suedi. Vizitoni qytetet, si Stokholmi dhe Oslo, ndërsa përgatituni se gjatë rrugës shpesh do të hipni në anije-Bukurosh.


Adhuruesit e Atlantikut mund të udhëtojnë për në Portugali dhe ta vizitojnë pikën më perëndimore të Evropës, Cabo da Roca. Përveçse do të mund të udhëtoni përreth qyteteve të mëdha, me anë të automjetit është më lehtë të kërkoni shumë vende interesante, nganjëherë edhe të braktisura, vende mesjetare, kisha dhe vende të shenjta. Sido që të jetë, mos iu shmangni Portos dhe Lisbonës, qytete të mëdha me jetë nate të shkëlqyer, muze tërheqëse dhe vende ku rrjeti i rrugëve lidhet me mbarë botën.

Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shëtiteni Evropën me automjet

10 qytetet më të bukura të Evropës



Jo më Venecia dhe Parisi, apo një nga merkullitë e tjera të famshme të Evropës. Qyteti më i bukur i kontinentit të vjetër është Riga, në Lituani, i ndjekur nga Bergen, në Norvegji.


Suksesi i “Veriut të Madh” ndaj lokaliteteve shumë më të njohura dhe të favorizuara nga klima i atribuohet abonentëve të faqes së internetit 10Best.com, një divizion i “USA Today Travel”.

Në përfundim të katër javëve votime, abonentët kanë vlerësuar “Yllin e Baltikut” për efektin ‘mix’ mes atmosferës pulsante të qytetit të madh dhe pasurisë kulturore e arkitektonike që ai ka.



Jo rastësisht, kryeqyteti i Lituanisë do të jetë dhe Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2014 dhe sipas amerikanëve, vetëm tani ka filluar të ketë vëmendjen që meriton.

Ndërkohë, pëlqehet për pozicionimin e tij në mes të fiordeve dhe shtëpive tipike shumëngjyrëshe që ndodhen në qendrën historike qyteti norvegjez Bergen.




Qyteti në fjalë parapëlqehet nga adhuruesit e sporteve dimërore, sikurse qyteti i tretë në klasifikim, austriaku Insbruk, që pas dy Olimpiadave dimërore është një nga resortet alpine më të preferuara në botë.




Ja dhe renditja e 10 qyteteve më të bukura:

1 – Riga (Lituani)
2 – Bergen (Norvegji)
3 – Insbruk (Austri)
4 – Dubrovnik (Kroaci)
5 – اester (Angli)
6 – Pragë (Republika اeke)
7 – Budapest (Hungari)
8 – Santorini (Greqi)
9 – Venecia (Itali)
10 – Bryzh (Belgjikë)

[SUB] /Top Channel[/SUB]
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shëtiteni Evropën me automjet

Praga është vërtet perlë ..
Do më pëlqente ta vizitoja njëherë këtë Bergen të Norvegjisë, shumë e bukur duket.. në përgjithësi të gjitha vendet Skandinave ku nuk kam qënë..
Një pjesë që do doja ta vizitoja me kënaqësi..
 
Titulli: Shëtiteni Evropën me automjet

Nga kjo lista ketu siper kam vizituar vetem tre , Venecian , Bruge dhe Dubrovnikun dhe me te vertet jane te bukura ,
secila me e bukur se tjetra . Bruge vizitohet shume nga francezet dhe anglezet dhe e quajn dhe Venecja e veriut .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top