Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sheqeri i rrezikshëm sa duhani!

sheqer111-300x214.jpg


اdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerez nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët. Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit, çdo ditë të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë. Në shkrimin “E vërteta toksike për sheqerin”, alarmojnë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm, shkruan një e përditshme angleze. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës. Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli. Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer (siç jane lengjet e gazuara), kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç. ‘Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë – thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig. Njerëzit me kohë do të mësohen të zgjedhin prodhime më pak të rrezikshme. Sot ka më shumë njerëz me peshë të tepruar sesa me peshë normale, si pasojë e sëmundjeve të kohës. Edhe pse shkencëtarët nuk propozojnë ndalimin e shitjes dhe të blerjes së sheqerit, kërkojnë përgjegjesi më të madhe të prodhuesve si dhe informim më te mirë të njerëzve lidhur me ndikimin e sheqerit. Kjo është për të mirën e shëndetit të njerëzimit./lexo-tani/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back