Shenjat ( rregullat ) e komunikacionit - sa i respektoni?

*deliza*

VIP
V.I.P
Shenjat ( rregullat ) e komunikacionit - sa i respektoni?​

Besoj se shpesh jeni gjendur ne nje situate te ketille qe te thoni: "Ju kerkoj ndjese, por m’u desh të vija rrotull per te gjetur nje vend parkimi" - ja, ky eshte nje shfajesim klishe tanime per te gjithe ata, te cileve te qenit vone ne nje pikëpjekje u eshte bere nje huq. "Me falni, por ngeca ne trafik" - eshte nje forme tjeter e të njejtit shfajesim.

Vozitesit dhe kalimtaret e papergjegjshem ne komunikacion jane rezik i madh per vete dhe per te tjeret. Ka shume faktore qe ndikojne negativisht ne sigurine e komunikacionit, por ne vend te pare mendoje qe eshte vetedija e ulet e pjesmaresve te komunikacionit. Vozitesit jane ata qe pengojne kalimtaret dhe ansjelltas - jo njohja e mire e shenjave te komunkacionit dhe respektimi i tyre sjell edhe deri te ajo qe shume shpesh kalimtaret te jene shkak i ndonje tregjedie ne komunikacion.

Po ju keni vetedijen dhe kulturen e duhur si vozites apo kalimtare? I respektoni shenjat(rregullat) e komunikacionit? Vozisni ne shpejtesine e kerkuar, e parkoni veturen vetem ne parking apo ku te kete nje vend te lire :D? Merni denime shpesh?
 
Ka vetem nje vit qe jam pajisur me leje te vozitjes dhe ende "nuk e kam shijuar ndjenjen e te qenurit viktime e policit ne trafik". Mundohem te jem sa me i sakte por ndodhe qe ndonjehere edhe i thej rregullat por jo ne mase te madhe.
 
Gjeja qe me shume urrej ne mengjes eshte pikerisht trafiku. lol te gjitha rruget haos. Nje mundim ne vete.
Nga kater lentat e rruges, du jane te rezervuara per parkim :eek:hh:, shenjat e komunikacionit te vendosura ne te ralle, ose edhe kur jane, ka mbi to lloj lloj shkaravine, ne trotuare me shume ka kazane te plehrave, automobil pa leje te parkuar, aty behet pa problem shitja e perimeve, frutave e plackave te tjera - me nje fjale ka vend per cdo gje aty, vec se jo per nje qarkullim te rregullt dhe te lirshem te kalimtareve. :26:
Ne Shkup ketu, kane filluar te gjobisin shume dhe dhashte Zoti e ju vine mend njerezve, e sillen me me vetedije dhe kulture ne komunikacion.
 
shume pak i respektoj rregullat, e as qe kam nder mend me i respektu me shume, po ke "mik" nuk ka rregulla.........
 
Ketu ne Vlore vetem ne muajin gusht sikur c'rregullohet trafiku ..ndersa ne periudhat e tjera eshte me ndryshe .
Jo gjithmone i respektojne rregullat e qarkullimit rrugor sidomos shpejtesia e tepert eshte fiksim i vlonjatve .
Sa per veten time jam duke mar patenten ..shpresoj te jem korrekte me rregullat:D
 
Mundohem me te shumten e rasteve ta rrespektoj rregulloren e qarkullimit.Ka ndonje rast qe edhe i shkelim tabelat por ne vende pa trafik.Zbatimi i rregullave te qarkullimit ne rradhe te pare na mbron neve vete nga aksidentet ,pastaj edhe nga konfrontimet me policin por edhe njerez te tjere ne nje karambolim te mundshem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top