Shenjat e horoskopit për karakterin e foshnjave tuaja

beb.jpg

Nganjëherë nuk e dini pse foshnja juaj qan dhe çka dëshiron? Shumëçka rreth kërkesave dhe rreth karakterit të tyre mund t’i mësoni nga horoskopi i foshnjave tuaja.

Dashi – Mos prisni që ky vogëlush të rrijë i qetë dhe të luajë. Kjo thjesht kurrë nuk do të ndodhë! Duke pasur parasysh që është lindur me shenjën e zjarrit, kjo foshnje gjithnjë do të jetë në lëvizje dhe vërtet që vështirë se do ta mësoni t’i ndajë gjërat e veta. Foshnjat me shenjë të dashit kënaqen duke qenë në qendër të vëmendjes, dhe të realizojnë krejt çka kanë për qëllim. Prindër kini kujdes!


Demi – Kjo foshnje ka nevojë të madhe për prekje, prandaj përkëdheleni dhe putheni sa më shumë. Demat e duan rehatinë, prandaj të fëmijëve tuaj sigurojani dhomën me temperaturë ideale, shtrat të rehatshëm dhe lodra interesante. Për foshnjën dem, gjithçka duhet të jetë e pranueshme. Mos u brengosni nëse foshnja juaj ende nuk i ka mësuar gjërat të cilat moshatarët e vet tashmë i dinë, sepse demat të rejat i pranojnë ngadalë, me tempin e tyre.

Binjakët – Këto foshnja të cilat kënaqen në shoqëri vërtet do të përpiqen të komunikojnë që nga ditët e para. Janë kureshtarë dhe hulumtues të vegjël të vërtetë, e nëse nuk ka një sfidë të re për ta mërziten shpejt. Përfshijeni foshnjën tuaj në lojëra grupore, ajo do të kënaqet me shoqëri dhe do të shihni se shumë shpejt do të jetë e preferuara e të tjerëve.

Gaforrja – Foshnjat e lindura me shenjën e gaforres janë shumë emotive, prandaj mos u habisni nëse qan shpesh. Pikërisht për këtë përpiquni që foshnja juaj gjithmonë të ndihet e mbrojtur dhe mos lejoni lëkundje negative në afërsi të saj. Për të vegjlit me shenjën e gaforres familja dhe shtëpia janë shumë të rëndësishme. Foshnjat gaforre nganjëherë mund të jenë shumë të heshtura, e kjo mos të ju brengosë.

Luani – Kjo foshnje është e zëshme sa edhe vetë luani! Prandaj, harroni ëndrrat e qeta, sepse i vogli me shenjë të luanit dëshiron që çdo çast i tij të jetë i këndshëm dhe i rehatshëm. Po ashtu dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe e do publikun, prandaj mos u befasoni nëse një ditë shpreh dëshirë për të shkuar në grupin e dramës. Me moshatarët e vet miqësohet shpejt dhe bëhet “udhëheqës i tufës”!

Virgjëresha – Foshnja me shenjën e virgjëreshës mund të jetë shpesh nervoze dhe e papërmbajtur. Si pritni ndryshe të bëhet i përkryer? Kjo foshnje e do rutinën dhe nuk e duron as shmangien më të vogël nga shprehitë ditore. Mund të jetë nazeqare kur është fjala për ushqim, mirëpo përveç kësaj nuk do të ketë shumë kërkesa të veçanta. Foshnjat me shenjë të virgjëreshës mund të luajnë vetëm me orë të tëra dhe nuk kanë nevojë të madhe për vëmendjen e rrethit.

Peshorja – Kjo foshnje do të kënaqet me vëmendjen e të tjerëve në çfarëdo vendi. Prandaj, mos u befasoni pse në ordinancën mjekësore sillet sikurse në shtëpi. ثshtë sharmante, e qeshur dhe thjesht e pa-rezistueshme. Foshnja me shenjë të peshores e do shoqërinë dhe është diplomate e vërtetë, e për këtë shpesh do ta luajë rolin e ndërmjetësuesit në konfliktet e shokëve të vet. Rehatia është po ashtu shumë e rëndësishme për këtë fëmijë, kurse lojën dhe shoqërinë thjesht e adhuron.

Akrepi – Vogëlushi me këtë shenjë duhet thjesht të jetë në qendër të vëmendjes! Kjo foshnje është nga pak misterioze, prandaj është vështirë që gjithnjë të kuptohet se çka do dhe për çfarë qan. Fëmijët me shenjën e akrepit shumëçka mbajnë në vetvete dhe kryesisht është vështirë të nxirret diçka nga ta. Nga ana tjetër, foshnjat akrep e dinë çka duan dhe si ta fitojnë atë. Janë fëmijë shumë të mençur dhe të fuqishëm, prandaj prindër ruajuni!

Shigjetari – Kjo foshnje e shkujdesur dhe e lumtur do të ecë shumë shpejt. ثshtë e pavarur, me shpirt të lirë dhe dëshiron të hulumtojë. Vogëlushi me shenjë të shigjetarit e adhuron ambientin e lirë dhe shpesh do të trokasë në derë derisa të ju bëjë të ikni jashtë. Foshnjat shigjetarë janë të patrembura dhe dëshirojnë të hulumtojnë secilën gjë të re të cilën e shohin, prandaj jeni syçelë, sepse shigjetari juaj i vogël mund të humb lehtë. Këta vogëlushë e duan shoqërimin dhe kënaqen në udhëtime.

Bricjapi – Ky fëmijë është shumë i disiplinuar, metodik dhe shumë i organizuar. A është me të vërtetë një fëmijë? Paj, po dhe jo. Bricjapët nuk janë të dhënë pas aventurave e sjellja e foshnjës me këtë shenjë mund të jetë pothuajse e mërzitshme. Kur është në pyetje të mësuarit, nuk duhet të nguteni, foshnja bricjap e ka tempin e vet me të cilin zbulon dhe mëson gjërat. Këta fëmijë janë gjithmonë të përqendruar dhe shumë të zellshëm gjithçka që punojnë.

Ujori – Foshnjat me shenjë të ujorit mund të duken të vetmuara, mirëpo ato duan ta kalojnë kohën vetëm. Madje edhe kur qajnë, foshnjat ujorë nuk duan përkrahje. Këta vogëlushë mund të jenë rebelë të vërtetë, që për prindërit e tyre paraqet një sfidë të madhe. Me ta duhet të punoni mjaft në socializim.


Peshqit – Foshnja me këtë shenjë do të fillojë të qajë, nga një shikim, pa arsye. Kjo është pjesë e personalitetit të këtyre foshnjave të turpshme, së bashku me vetinë që të mbajë emocionet e saj për vetvete. Vogëlushi me shenjë të peshkut mund të jetë shumë i shqetësuar dhe i ndjeshëm për gjërat të cilat ndodhin në familje, prandaj kurrë mos u grindni dhe mos bërtisni para tyre. Këto foshnja janë ëndërrimtare të vërteta, prandaj shpesh mund të humben në mendime larg nga realiteti
 
Ne fakt, para se te kesh femije duhet te planifikosh shenjen e horoskopit....
Po deshi te dali me perpara, i thuhet " rri urt aty brenda se te du dash lol
Mua do me pelqente nje Luan
Luani – Kjo foshnje është e zëshme sa edhe vetë luani! Prandaj, harroni ëndrrat e qeta, sepse i vogli me shenjë të luanit dëshiron që çdo çast i tij të jetë i këndshëm dhe i rehatshëm. Po ashtu dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe e do publikun, prandaj mos u befasoni nëse një ditë shpreh dëshirë për të shkuar në grupin e dramës. Me moshatarët e vet miqësohet shpejt dhe bëhet “udhëheqës i tufës”!
 
NATTA se kuptoj pse me ve dislike kur shpreha mendimin tim te sinqert.
Me duket qe nuk je e afte te pranosh kritika....
Te rikujtoj qe cdonjeri ka te drejte te shprehi mendimin e vete pa cenuar aske... E me sa di une ste kam cenuar me ndonje gje ty si individ.
Keshtu qe bujrum, mer fryme!
 
NATTA se kuptoj pse me ve dislike kur shpreha mendimin tim te sinqert.
Me duket qe nuk je e afte te pranosh kritika....
Te rikujtoj qe cdonjeri ka te drejte te shprehi mendimin e vete pa cenuar aske... E me sa di une ste kam cenuar me ndonje gje ty si individ.
Keshtu qe bujrum, mer fryme!

U merzite per 1dislike lol.
He se te jap reputacion :P.
Vec mos qaj.
Nuk me pelqen shenjat e luanit,ndaj te dhash dislike jo se kam gje me ty ;).
 
U merzite per 1dislike lol.
He se te jap reputacion :P.
Vec mos qaj.
Nuk me pelqen shenjat e luanit,ndaj te dhash dislike jo se kam gje me ty ;).

Jo su merzita por mu duk agresion ndaj personit tim lol
Cke me luanin ti? :p alamet shenje aman, buka Zotit
 
Luanet jane me egoistet,me mendjemdhenjt dhe me legenet e zodiakut lol.
Mjer ai/ajo qe i bie perpjes te merret me nje luan/eshe. :P.

Na e nxore bojen lol avash se ka dhe njerez te interesum me Luanet lol
 
Luanet jane me egoistet,me mendjemdhenjt dhe me legenet e zodiakut lol.
Mjer ai/ajo qe i bie perpjes te merret me nje luan/eshe. :P.

Qyqa qyqa qyaaaaaaaaaa

prit kur te te plasen gjithe luenrit e forumit tani hahahaha

Egoiste jane eshte e vertete, por ato te tjerat i fute nga vetja ti :P
 
O shoqeria po devijoni, e pastaj me thoni mua qe prish temen...
Po flisnim per foshnjet, jo per adminet lol
 
O shoqeria po devijoni, e pastaj me thoni mua qe prish temen...
Po flisnim per foshnjet, jo per adminet lol

e mire cke e ti...bej sikur nuk pe gjo

edhe adminat kane qene i here kalamoj :P
 
e mire cke e ti...bej sikur nuk pe gjo

edhe adminat kane qene i here kalamoj :P
Tani po me kerkon te bej syrin qorr lol?
Ama kur Natta me akuzoj qe i prisha temen, se bere syrin qorreeeeeeeeeeeee :P
adminat skane kalamoj?
te dime e ne nga eksperienca reale e jetes
 
Tani po me kerkon te bej syrin qorr lol?
Ama kur Natta me akuzoj qe i prisha temen, se bere syrin qorreeeeeeeeeeeee :P
adminat skane kalamoj?
te dime e ne nga eksperienca reale e jetes

Se di ca kane , di ca kane qene se nuk linden kaq sa jane

U ty te preme friken me shkarpa ,kur prishe temat lol
 
Se di ca kane , di ca kane qene se nuk linden kaq sa jane

U ty te preme friken me shkarpa ,kur prishe temat lol

Epo si thuhet tjetrit mireseerdhe por me prishe temen.... Normal qe me hyri frika mua, natyre sensibile lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top