Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shenja jete në hënën e Saturnit

Shiko fotografinë 1924111
Një sondë hapësinore ka pikasur shpërthime uji dhe gazi metan që dalin nga sipërfaqja e akullt e hënës së Saturnit, Enceladus, temperaturat e së cilës arrijnë deri në -198 gradë C.

Disa prej parashikimeve “më të egra” thonin se këto mund të jenë shenja të jetës aliene.

Por studimi i ri thotë se nivelet e gazit metan përputhen me ato të prodhuara nga prezenca e mikrobeve në koren e ngrirë të hënës se planetit.


Kjo sugjeron se oqeane të kripura të nëndheshme mund të gjenden nën sipërfaqen e trupit qiellor rreth 400 km të gjerë.

Ekzistenca e gazit natyror, i cili prodhohet nga lëshim gazrave trupore të njerëzve e kafshëve, mund të vijojë në fakt edhe nga procese kimike të panjohura nga njeriut deri tani.

Enceladus është hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit, e mbuluar e gjitha nga akull i pastër e relativisht i freskët, çka e bën atë shumë të ftohtë dhe me sipërfaqe reflektuese.


Në 2014, Nasa zbuloi prova se në sipërfaqen e akullt të Enceladus mund të ketë një oqean të lëngshëm.


Katër vjet më vonë shkencëtarët zbuluan elementë organikë makro-molekulare në lëshimet e gazta nga planeti, duke ndezur shpresat se jetë aliene mund të gjendet nën të.


Studimi i ri vjen pasi NASA, Agjencia Hapësinore Evropiane dhe Agjencia Hapësinore Italiane dërguan sondën e tyre Cassini mes shtëllungave të ujit të lëshuar nga trupi qiellor, që nganjëherë shpërthenin në sipërfaqen e Enceladus.


Në to u zbuluan sasi të konsiderueshme gazi metan dhe molekula të tjera si dihidrogjen e dyoksid karboni, që bënë studiuesit të besojnë se në fundin e oqeaneve të ketë burime hidrotermale të ngjashme me ato të tokës.

Në tokë, çarjet hidrotermale janë të mbushura me mikrobe që konsumojnë dihidrogjen e dyoksid karboni, për të prodhuar me pas metan.
Régis Ferrière, bashkëautor i studimit tha: “Ne llogarisin se observimet e Cassini tregojnë për mjedis të përshtatshëm për jetën mikrobike dhe ndoshta të ekzistencës së procesit të metano-gjenezës (së mikrobeve) në fundin e oqeanit të Enceladus”.

Ne sigurisht nuk mund të themi nëse ekziston jetë në Enceladus, por duam të kuptojmë se sa gjasa ka që në çarjet hidrotermale të ketë mikroorganiza si të tokës”.


Sot.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back