Shengjini plazhi me i paster ne Shqiperi.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Mbase ju kujtohem. Disa kohe me perpara kisha pyetur nese ishte e mundur te shetisje Shqiperine me disa miq te huaj ne qetesi dhe pa probleme meqenese une vete kisha kohe pa ardhur. Dhe ja me ne fund u be nje jave qe sapo kemi arritur dhe me gjithe grupin u vendosem ne nje nga plazhet me te pastra (sic me kishin sugjeruar) ne Shqiperi, Shengjini.



Dhe me te vertete, cdo dite qe kaluam ne kete plazh ishte nje mrekulli. Sapo mberritem te hapeshin mushkerite me eren e detit dhe te pishave. Bashke me miqte e mi u drejtuam ne nje nga hotelet e shumta qe jane ndertuar dhe per nje cmim shume te aresyeshem, 250 mije leke per dhjete dite, gjetem dhoma fantastike me ajer dhe drite me pamje nga deti ku te ze gjumi me zhurmen e dallgeve dhe zgjohesh me qetesine e madhe te plazhit.

Rera shume e paster dhe e nje cilesie te vecante - kokerrmadhe - restorantet simpatike dhe mbi te gjitha ajo qe nuk ishte - zhurma e tmerrshme e plazheve te mbipopulluar - na bene te shlodhemi fare dhe kemi kaluar dite shume te bukura. Ne fakt akoma pak heret per te bere kamping kishin ardhur shume njeres qe dukeshin te vecante ne dialektin e tyre te zones malesore na Mati,Mirdita, Dibra, Shkodra qe ishin njeres te pashem dhe te sjellshem po ashtu dhe Kosovare megjithese dhe makinat me targat e Tiranes nuk ishin pak.

Bashkia e Lezhes kishte angazhuar njerez qe kalonin here pas here (cdo gjysem ore) per te mbledhur plehrat dhe Koshat e plehrave i gjen cdo 50 metra. Nga ana tjeter rruget e ndertuara mire te krijonin mundesine de shkoje dhe te vije (furgona cdo 5 min -50 leke per persone)ne qytetin e lezhes ku ishin ndertuar shume bare dhe lokale te lezetshme prane lumit Drin. Neser leme Shengjinin dhe nisemi per Durres. Doja te ndaja keto pershtypje te mira me ju, mendoj se Shengjini per kete vere e kalon proven e nje plazhi me standart te pranueshem ku virgjeria e natures akoma eshte e dukshme dhe gershetohet brishtesiht me ndertimet e reja te sapo bera. Per momentin nuk mundem te nis foto por ju premtoj qe nuk do te vonojne.

Shekulli.
 
Te falenderoj ne emer te gjith lezhjaneve per fjalet e mira. Por do ishte me mire te shetitje nje here te gjith bregdetin e Shqiperise dhe pastaj te nxirrje nje konkluzjon :D
ps. Pa dyshim qe Shqiperia po shkon cdo dite e me mire.
 
Pergjigje

meqe qeka kshu duhet me e bo nji xhiro anej pra....ta turbullosim dhe ate ujin e paster qe qeka atje....:dance:
 
Te falenderoj ne emer te gjith lezhjaneve per fjalet e mira. Por do ishte me mire te shetitje nje here te gjith bregdetin e Shqiperise dhe pastaj te nxirrje nje konkluzjon :D
ps. Pa dyshim qe Shqiperia po shkon cdo dite e me mire.

Ska gja imi t'njani qetrit lol
 
Me gjithe respektin per lezhjanet, por eshte erezi te thuash qe Shingjini eshte plazhi me i paster ne Shqiperi...
Mbase e kane pastruar mire kete sezon, por deri me vjet ka qene skandal...Si uje,si rera...
 
Me i pasrti kam degjuar se eshte durresi..Gjithsesi javen tjeter ndoshta shkoj ne shengjin dhe Po ju jap mendimin :D
 
Me i pasrti kam degjuar se eshte durresi..Gjithsesi javen tjeter ndoshta shkoj ne shengjin dhe Po ju jap mendimin :D

ne durres e kryejne nevojen aty ku je duke bere not,, isha vjet me kaloj nje m**t syve kujtova se ishte peshk. LOL
 
Sa mire kete vit do shkoj te shikoj plazhin ku kam pire uje te kripur sa kam thene mja :D
 
po jeta e nates si eshte andej ??
 
pse s'thoni ju qe kete radhe ne vend te zbres ne vlor te zbrez ne shengjin.... meqe ka filluar edhe trageti tani nga bari, rofsh o burrels me kete lajm te mire, per ty cdo gje qe ka te beje me veriun eshte me e mira e shqiperise, te lumte ty qe kenaqesh me pak dhe i ben qejfin vetes.....
 
ne durres e kryejne nevojen aty ku je duke bere not,, isha vjet me kaloj nje m**t syve kujtova se ishte peshk. LOL


lol lol lol lol lol LOL LOL LOL LOL LOL

Ske pare velipojen akoma....!!!
 
Sidimo andej nga rana e hedhun eshte parajs fare. atu ja vlen te shkosh. kam en gjithandej neper shiperi po si atje skam pa. vend i vogel eshte por ama ja vlen te shkosh edhe pse nuk ka shume njerez.
 
Ja arsyet përse duhet të zgjedhim Shëngjinin

“Azzurraline”, për herë të parë trageti me linjë direkte Shëngjin-Bari: Përveç pastërtisë dhe kthjelltësisë që mbizotëron detin, këtë verë Shëngjini ka disa arsye më shumë, të cilin e bëjnë më tërheqës për turistët. Ne marrim përsipër misionin për të bërë një vëzhgim të shpejtë përreth plazhit të Shëngjinit, 5 km larg qytetit të Lezhës, me qëllim që ta sjellim atë më pranë turistëve. Shumë gjëra kanë ndryshuar! Gjëja e parë që na bie në sy është kujdesi i treguar për bregdetin. Personat që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në këtë zonë pohojnë se nuk janë zhgënjyer nga zgjedhja që kanë bërë. Hotelet e ndërtuara buzë detit, si hoteli “Frojd”, ofrojnë kushte komode për pushuesit dhe çmime të përshtatshme për të gjitha kategoritë e turistëve.

Për herë të parë, në plazhin e Shëngjinit ka filluar linja e tragetit “Azzurraline”, e cila u mundëson njerëzve dhe sidomos zonës veriore të Shqipërisë, udhëtimin nga Shëngjini në Bari të Italisë në dy ditë të javës, të hënë dhe të enjte. Linja Bari-Shëngjin ka filluar nga data 26 e muajit qershor dhe është takimi i pestë që ka bërë deri tani. Trageti për pasagjerë i kompanisë “Azzurraline” niset nga Shëngjini çdo të enjte dhe të hënë në orën 21:00 dhe ka një kapacitet prej 700 pasagjerësh. Përpos përshkrimeve të kapitenit, ne hyjmë ta shikojmë nga afër tragetin. Fillimisht përballemi me garazhin, i cili përfshin një ambient shumë të madh, me pesë korsi parkimi, 300 metra gjatësi dhe mund të mbajë rreth 160 autovetura, duke përfshirë edhe kamionë. Në çdo anë të garazhit sytë na përballen me tabela të kuqe, të cilat jepnin paralajmërimin “Vietatto fumare”. Pasi marrim lejen e rojeve që qëndronin në fillim të grazhdit, hyjmë brenda ambienteve të tragetit dhe gjithçka na ngjason me një labirint, në të cilin mund të humbisje në çdo kohë. Trageti ishte i pajisur me 51 dhoma fjetje, të cilat ishin për dy, tre, katër, dhe gjashtë persona, sipas madhësisë së familjes dhe të pajisura me dushe. Shëtisim në ambientet e tragetit dhe në çdo pjesë të tij përballemi me një pastërti dhe rregull që të bënte përshtypje. Hapësirat janë komode, ku mund të gjesh gjithçka që të duhet për një udhëtim të rehatshëm prej nëntë orësh. Në një pjesë të tij ndodhet lokali, i cili është i pajisur me tavolina ku pasagjerët mund të kalojnë një pjesë të kohës, por mund të qëndrojnë edhe natën dhe nga pjesa tjetër e tragetit ndodhet restoranti, i cili është në shërbim të pasagjerëve. Sipas mundësive ekonomike të klientëve, trageti ofron kushte të ndryshme, si fjetja, ndenja në poltrone ose në barin e tij. Bileta më e thjeshtë në të cilën përfshihet vetëm vendi, ku mund të qëndrosh ulur, kushton 35.5 euro, ndërsa kur pasagjerët zgjedhin dhomat e gjumit për të kaluar natën, atëherë bileta kushton rreth 60 euro. Pasi bëmë një xhiro rreth gjithë hapësirës së tragetit, rrekemi për të dalë me ndjesinë se tashmë turizmi shqiptar po merr një dimension tjetër. Gjithçka po ecën drejt zhvillimit dhe mundësive të reja, të cilat do të tërheqin në këtë zonë një numër më të madh turistësh.
TO
 
Une doja te beja bileten per nga Shengjini kete vit, por s'pres dot deri te henen per tu nisur...Pastaj kam dhe cik frike, se eshte e re si linje...
 
Une doja te beja bileten per nga Shengjini kete vit, por s'pres dot deri te henen per tu nisur...Pastaj kam dhe cik frike, se eshte e re si linje...
Nuk eshte e re si linje Bianka, vite me pare ka qene ajo linje ne sezonin e veres dhe paska filluar perseri :D
Perpara Lezha....
 
Epo u pa puna , nje rruge e dy pune :D kur te shkojm ne lezhe per ndonje kafe me miqt e forumit , po shkojm ta pijm ne shengjin meqe qenka keshtu puna :p
 
Plazhi matan portit te shengjinit, rruges per tek rana e hedhun. sot isha atje dhe bera kete foton.
photo.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top