Shendeti riprodhues per adoleshentet

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
Seksualiteti

Adoleshentët dhe seksualieteti ... përgjigje në pyetjet më të shpeshta rreth seksualitetit, siç janë: Kush? اka? Kur? Ku? Pse? Si?



Infeksionet seksualisht te tranzmetueshme


IST jane sëmundje të cilat bartën nepërmjet kontakteve seksuale. Ka rreth 20 IST dhe në të njëjtën kohë ju mund të sëmurëni nga me shume se një sëmundje me bartje seksuale ...



Shtatzania

Sa kohë zgjat shtatzënia? Cilat janë shenjat e para të shtatzënisë? Si mund të llogaritet data e lindjes se fëmijës suaj? Sa shpesh duhet të kontrollohet gruaja shtatzënë? اfarë ekzaminimesh duhet të bëjë një grua shtatzënë?


Aborti

اka është aborti? اka duhet të dini ? Ku duhet të kryhet aborti? A është aborti i dhembshëm? Si do t ë ndihem pas abortit? اfarë është rrreziku nëse d ështon aborti? Sa është aborti i sigurt? ...





shendetiriprodhues.org
 
Redaktimi i fundit:
Seksualiteti

Adoleshentët dhe sekualiteti

Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk janë zëvëndësim për
këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë
rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.

Kush
Përgjigja për “kush” është çdo adoleshent. Ju nuk jeni i/e vetmja që merreni me seksualitetin tuaj.
Secili adoleshent disi është duke u ballafaquar me konfuzionin dhe tensionin në lidhje me
menaxhimin e dëshirës seksuale. Po, secili adoleshent ka arritur në skaj duke u pyetur për këtë
qështje të madhe në jetën e tyre.
Edhe femrat edhe meshkujt janë pjesë e kësaj. Gjinia nuk është barrierë për qështjen e
seksualitetit në jetë. Ndonjëherë duket se njëra nga gjinitë ka rol më të “rëndësishëm” në
seksualitet, por të gjithë adoleshentët janë të përfshirë në mënyrat e veta.
Pavarësisht nëse je i/e bardhë, afrikan/e ose çfarëdo race apo përkatësie fetare, të gjithë do të
keni një kohë të “vështirë” ndërsa merreni me seksualitetin tuaj
A ju liron abstinenca nga fakti se s’do të ballafaqoheni me seksualitetin? Jo, edhe nëse vendosni
që të mos jeni seksualisht aktiv deri në martesë, ju prap jeni një person me seksualitetin tuaj
individual.
Në tërë botën adoleshentët ballafaqohen me ndryshimin dhe rritjen e seksualitetit brenda tyre.
Ndërsa ju jeni adoleshent, ju natyrisht merrni pjesë në këtë pervojë të veshtirë dhe interesante.
Pra, ju dhe secili adoleshent tjetër ka seksualitetin natyral që thjesht është një pjesë e juaja si
person. Tani në pyetjen tjetër do keni pak më shumë për këtë çështje…


اka
Kur ka të bëj me “çka”, seksualiteti ka të bëj me ndjesitë fizike dhe poashtu me emocionet tuaja, të
cilat janë të vërteta. Natyrisht, ka poashtu veprime që keni ndërmarrë si pjesë e seksualitetit tuaj.
Secili adoleshent ka një numër të madh të “çka-ve” në lidhje me seksualitetin.
Disa nga ju frigohen të bëjnë diçka apo për të i shprehur ndjenjat tuaja. Disa nga ju janë “jashtë
kontrollit” dhe nuk dini se si t’i menaxhoni ndjenjat dhe veprimet tuaja. Por asnjëri nga këto
ekstreme nuk u jep një shancë të mirë për të shfrytëzuar më së miri seksualitetin tuaj.
2
Disa nga ju bëni seks të pambrojtur i cili është mjaft i rrezikshëm dhe i marrë. Disa nga
adoleshentët hiqen sikur nuk iu interesnon, apo të paktën nuk kanë aspak kuriozitet në lidhje me
seksualitetin e tyre, por as kjo nuk është punë e mençur sepse seksualiteti është një pjesë shumë
e rëndësishme në jetën tuaj.
Pra, seksualiteti ka të bëj me emocionet dhe ndjesitë fizike të cilat janë pjesë e natyrshme e të
qenit një adoleshent i shëndoshë. Kjo energji është pjesë e juaja për tërë jetën. Tani në pyetjen
tjetër mund të shihni për këtë qështje të rëndësishme…


Kur
Në të vërtetë nuk ka shumë çka të thuhet për “kur” në lidhje me seksualitetin. Pjekja seksuale
zhvillohet në mënyrë natyrale në kohëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Mos u frikëso nëse e
verën se nuk je zhvilluar sa shokët dhe shoqet tuaja.
Seksualiteti juaj do të fillojë të vërehet gjithnjë e më shumë kur trupi juaj të vendosë për atë. Duhet
ta respektosh orarin e trupit tuaj sepse gjithçka tjetër është falso. Nëse një nga shokët/shoqet tuaja
thot se janë të intersuar për seksualitetin, nuk do të thotë se edhe ti je.
Poashtu mbaj mënd se njerëzit kanë dëshirë të flasin dhe të hiqen se janë shumë të “përparuar”
seksualisht, por ata kanë shumë mungesë vetbesimi dhe provojnë që me fjalë të duken si të
mëdhenj. Ndërsa për juve, për secilin do të vijë koha ku do të ndjeheni se seksualiteti apo ndjenjat
tuaja janë të vërteta. Mos lejo askënd të të ngut, ata nuk e dinë se si ti ndjehesh.
Kështu, koha e zhvillimit të seksualitetit tuaj është e veçantë për ty, dhe askush tjetër nuk e di se si
ndjenjat tuaja kanë filluar të shfaqen, tash, në pyetjen tjetër ka disa gjëra të rëndësishme për këtë
çështje…


Ku
Përgjigja është se kudo që të shkosh seksualiteti do jetë pjesë jotja. Ndjenjat tuaja janë të vërteta
si në shkollë, shtëpi apo plazh.
Mund të të duket se emocionet tuaja seksuale janë të ndryshme në vende të ndryshme. Por ato
gjithmonë kanë qenë brenda teje nga një vend në tjetrin. Ajo çka mirret parasysh është se si i
menaxhoni ato në vende të ndryshme.
Nëse jeni në një vend larg nga shëpia juaj nuk do të thotë që dikush do t’iu detyroj të bëni diçka
seksuale jashtë dëshirës suaj. Ashtu si jeni zot i vetes suaj në shtëpine tuaj, njëjtë jeni zot i trupit
dhe dëshirës suaj kudo që të jeni. Nëse jeni në shtëpinë e dikujt, nuk do thotë se ai/ajo ka të drejtë
t’iu thotë se çka të bëni.
3
Pra, seksualiteti juaj është “punë për juve” pavarësisht se ku ndodheni, mos lejo askënd të iu
mashtrojë në lidhje me këtë. Tani në pyetjen tjetër do të shihni se sa e rëndësishme është kjo
qështje…


Pse
“Pse-ja” e seksualitetit është një nga misteriet më të mëdha të jetës. Natyrisht, shkencëtarët thonë
se e gjithë kjo është një qështje e disa ndryshimeve fiziologjike dhe kimike të cilat i shkaktojnë këtë
ndryshime. Sidoqoftë, për shumicën e adoleshentëve seksualiteti i tyre është pak më shumë se
“shkencë”.
Pavarësisht se kush e shkakton seksualitetin tuaj, ai është i vërtetë dhe ti dhe miliona të tjerë si ty
janë duke u ballafaquar me ndjenjat ngjashme sikur tuajat.
Një “Pse” tjetër është, pse të provohet të menaxhohet seksualiteti? Pse të mos bëj “çka të dua” kur
të më shfaqen ndjenjat seksuale dhe të shoh se çka ndodh pastaj? Përgjigja në këtë është se nëse
nisemi me atë “bëj çka të dua” na befason shpesh në mënyra të cilat nuk i duam pastaj. Kështuqë
është më së miri të menaxhohen veprimet tuaja në lidhje me seksualitetin nëse nuk dëshiron të
befasohesh, madje edhe të lëndohesh.
Ka një numër të ndryshëm të befasive të pakëndshme. Po, tregimi për sëmundjet me bartje
seksuale është më se i vërtetë. Mund të fitosh gjëra mjaft të këqija të cilat shumë seriozisht do të
lëndojnë trupin dhe shëndetin tuaj, madje edhe të ardhmen e jetës suaj seksuale. Disa nga
befasitë tjera siç është AIDS, do të të vras me siguri. Madje edhe një shtatzënësi e padëshiruar
mund të jetë një rezultat mjaft konfuz i sjelljes suaj seksuale të pamenaxhuar.
Për shumë adoleshent, seksualtiteti i tyre ka një dimension të rëndësishëm spiritual. Pra, ndjenjat
dhe veprimet seksuale janë pjesë e dashurisë e cila na është dhënë nga Zoti ynë i dashur. Për
këtë arsye, kjo dhuratë nga Zoti na është besuar neve nga ai që ne ta menaxhojmë me kujdes dhe
të mos e keqpërdorim gjatë jetës. Në shumicën e religjioneve Zoti e ka kuptuar dhe ka bërë një
plan për intimitetin seksual dhe e ka bërë si pjesë përbërëse të përkushtimit martesorë.
Pra, seksualiteti juaj është një pjesë përbërëse reale e të qenit një adoleshent i shëndoshë. Ka
mjaft arsye të rëndësishme pse të menaxhosh seksualitetin tuaj.
Në pyetjen tjetër më poshtë do gjesh gjëra interesante në lidhje me këtë…


Si
Nëse dikush nga ne do të dinte se si është më së miri të menaxhohet seksualiteti atëherë do të
bëheshim milioner, sepse askush nuk e di me të vërtetë. Megjithatë, është shumë e rëndësishme
që të provojmë të bëjmë më të mirën. Në të vërtetë, të provojmë të bëjmë më të mirën në këtë
fushë eksplozive të jetës duhet poashtu të përgjigjemi “si?”. Adoleshentët që ballafaqohen me
seksualitetin e tyre me presionet dhe befasitë kanë mjaft burime për ndihmë. Vendimi më i
rëndësishëm është që të provojmë më të mirën dhe të përdorim ndihmën e cila na ofrohet.
4
Një nga mënyrat më të mira të ndihmës është njohuria e “vjetëruar”. Sa më shumë që dini nga e
kaluara dhe nga pervojat e të tjerëve aq më shumë i kuptoni ndjenjat tuaja, aq më lehtë është të
menaxhoni seksualitetin tuaj.
Sidoqoftë, edhe nëse dini diçka rreth arsyeve për ndjenjat tuaja, ju prap nuk e dini se çka është më
së miri të bëni. Si mund t’i menaxhoni ndjenjat dhe veprimet tuaja? Në shumicën e rasteve mund t’i
menaxhoni veprimet tuaja, por jo ndjenjat. Megjithatë, ky është një fillim i mirë.
Vendos paraprakisht për llojin e veprimeve të cilat janë të drejta per ty. Merr parasysh dhe kupto
rëndësinë e seksualitetit në jetën tuaj dhe i premto vetvets se ju do të qëndroni brenda kufinjëve të
cilët i keni vendosur. Kërko ndihmë nga të tjerët. Të tjerët mund të jenë prindërit tuaj, një mik i mirë
apo edhe një grup i cili është i besueshëm të jetë pjesë e menaxhimit të seksualitetit tuaj. Disa nga
adoleshëntët kanë bërë zotime se do të presin deri në martesë për të filluar aktivitetin seksual.
Kur ka të bëj me “joshjen” seksuale, një “pse” e rëndësishme është se si t’ë shamngeni situatave
intime fizike të cilat ndonjëherë mund të i prishin planet tuaja. Thjesht vendos që të mbetesh në
nivelin e intimitetit që të mbanë në anën tuaj të drejtë. Nëse lejon veten të kalosh përtej kufirit tënd,
do të jetë shumë vështirë të ruash dhe mbash përktushtimin që i ke parashturar vetes.
Pra, të menaxhosh seksualitetin tuaj është duke bërë më të mirën që di, përfshirë ndihmën që të
ofrohet ose që e kërkon. Mbaj mënd se disa mënyra të menaxhimit të seksualitetit zakonisht
funksionojnë ndërsa, disa jo. Në pytjen tjetër më poshtë do të gjeni informata mbi këtë qështje të
rëndësishme…


Ndihma
Së pari, mbaj mënd se ti e meriton të të ndihmojnë.
Për adoleshentët ndihma më e mirë është nga prindërit. Ata veq e kanë provuar vetë atë fazë. Ata
nuk do të shokohen ashtu si mendon ti rreth seksualitetit tuaj. Ndërsa prindërit duken se janë të
vështirë të flitet me ta në lidhje me këtë çështje, në fakt, ata mezi presin që të të flasin dhe
ndihmojnë.
Ju poashtu mund të flisni edhe me dikë të besueshëm në telefon nëse nuk jeni gati të flisni me
prindërit tuaj. Disa nga ju mund të keni ndonjë shok/shoqe që mund të iu ndihmojë. Sidoqoftë, me
shokët duhet të flisni vetëm nëse janë shumë të mençur dhe nëse vërtet mendon se ata mund të
ndihmojnë, përndryshe mos pyet shokët për përgjigjet. Poashtu, në të vërtetë ekziston edhe një
Zot që të do dhe do t’i dëgjoj problemet tuaja. Ju mund të i besoni gjithmonë atij për çfarëdo.
Vetëm i lutesh atij në çdo vend dhe çdo kohë.
Kështu pra, ti e meriton të të ndihmojnë për seksualitetin tuaj kurdo që të kesh nevojë. Dhe si një
adoleshent/e i/e mençur do ta pranosh ndihmën e ofruar
 
Infeksionet seksualisht te tranzmetueshme

Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk
janë zëvëndësim për këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë
rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.


IST jane sëmundje të cilat bartën nepërmjet kontakteve seksuale. Ka
rreth 20 IST dhe në të njëjtën kohë ju mund të sëmurëni nga me
shumë se një sëmundje me bartje seksuale.
Marrëdhëniet seksuale nuk i shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. IST
shkaktohen nga bakterët, viruset dhe parazitët. Ju mund të infektoheni gjatë marrdhenieve
seksuale me një të sëmurë dhe me pas mund të transmetoni infeksionin tek të tjerët. Bakterët tek
një person me IST shpërndahen në organet seksuale.
Nëqoftë se ju mendoni se “Kjo eshtë një gjë e cila nuk mund të me ndodhë mua dhe për ketë
arsye nuk kam perse ta lexoj materialin”, e keni gabim. Nëqoftë se aktualisht jeni duke kryer
marrëdhënie seksuale, mund t’ju ndodhë edhe juve të infektoheni me ndonjë nga IST.
Megjithese çdo vit miliona njërez sëmurën nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, me një
mesatare prej një person për çdo 12 sekonda, atëherë ky fakt mjafton që ne të marrim masat e
domosdoshme të parandalimit të IST.Por, dhe nëqoftë se prekesh nga një sëmundje seksualisht e
transmetueshme ky nuk eshtë fundi i botës.

KA DISA GJثRA Qث TI MUND TI BثSH PثR Tث
MBROJTUR VETEN.

Ne çfarë mënyre mund ta mbrosh veten nga një Sëmundje me bartje e seksuale?
Mos bëni marrdhenie seksuale të pambrojtura! Megjithatë, nëqoftë se jeni duke bërë marrëdhënie
seksuale ose planifikoni të bëni të tilla, me poshtë janë disa masa që mund të merrni për të
mbrojtur vetën tuaj. Megjithëse disa nga keto metoda mund të mos jenë gjithmonë të suksesshme,
ato ndihmojnë ne uljen e rrezikut që ju dhe partneri juaj të infektohet nga një sëmundje seksualisht
e transmetueshme

• Njihini partnerët tuaj seksual – zvogëloni numrin e partnerëve tuaj.Sa me shumë partnerë të
keni aq më të medha janë mundesitë për t’u infektuar nga një sëmundje seksualisht e
transmetueshme

• Përdorni prezervativë – ose në qoftë se jeni femër insistoni që partneri juaj të përdorë
prezervativë. Kjo eshtë mënyra më efektive për të parandaluar sëmundjet seksualisht të
transmetueshme në qoftë se jeni duke kryer marrëdhënie seksuale

• Mesoni shenjat dhe simptomat e IST. Ne qoftë se mendoni se keni një IST mos kryeni
marrëdhënie seksuale përderisa të bëni një kontrollë mjekesore.
2
• Ne qoftë se ju keni një sëmundje Seksualisht Transmitive, merrni masa që edhe partneri juaj
të kurohet. Pjesa me e madhe e njërezve nuk e dinë që ata aktualisht kanë një sëmundje
seksualisht të transmetueshme.
• Tregoni kujdes për trupin tuaj – ne qoftë se verëni ndonjë gjë jo të zakonshme, atëherë duhet
të bëni një kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

• Urinoni menjëherë pasi të mbaroni marrëdhënien seksuale – ndihmon ne largimin e të gjitha
bakterëve që mund të jene grumbulluar ne tubin tuaj urinar.

• Mos bëni marredhenie seksuale me njërez që kane plagë ose të skuqura ne organet
seksuale.

• Pastroni organet tuaja seksuale me ujë dhe sapun përpara dhe pas marrëdhënieve seksuale


– kjo do të eliminoj disa nga bakterët ne qoftë se ato janë të pranishme.

اfarë ndodhë në qoftë se unë kam një IST?
Shumë varet nga sëmundja vetë.Disa sëmundje mund të sherohen dhe disa të tjera mund vetëm
të trajtohen.
• Shërim do të thotë që sëmundja eshtë eleminuar nga organizmi
• Trajtim do të thotë që simptomat mund të trajtohen por agjenti patogjen do të ngeli ne trup
dhe simptomat do të persëriten periodikisht
• Ne qoftë se sëmundja eshtë shkaktuar nga një virus, ajo mund të trajtohet dhe kontrollohet
por jo të kurohet.
• Ne qoftë se sëmundja shkaktohet nga një bakterë ajo mund të kurohet ose të diagnostikohet
shpejt
• Ne qoftë se sëmundja eshtë shkaktuar nga një parazit ajo mund të kurohet


KLAMIDIA
اfarë është Klamidia?
Eshtë sëmundje seksualisht e transmestueshme që mund të sjelle probleme serioze për
shëndetin( sterilitetin), shtërpësinë apo barren jashtë mitre.
Cilat janë shenjat e kësaj sëmundje?

Tek femrat:
Periudha e inkubacionit( koha nga infektimi deri tek shfaqja e shenjave) eshtë nga 8-15 ditë.
• Sekrecione vaginale të shumta;
• Të kruara ne organet gjenitale;
• Djegie;
• Dhembje gjatë kryerjes se aktit seksual;
• Hemorragji pas kontaktit seksual;


Tek meshkujt:
• Periudha e inkubacionit 4-15 ditë;
• Uretritis(infeksion i kanalit të jashtëm të urinimit)
• Sekrecione të qafes të qelbëzuara;
• Dhembje që përhapet ne testiset
3
• Djegie gjatë urinimit;
• Mpirje ne faqen e brendshme të kofshes;
• Të kruara;


A ka rast që keto shenja të sëmundjes mungojnë?
Në 5-8% të ratsteve shenjat mungojnë ose paraqitën shenja që
kalojnë zhduken për një përiudhe të caktuar të kohës. Ne keto ratste
sëmundja ka shumë gjasa të kaloj në formën kronike të saj.
Cilat janë pasojat e kësaj sëmundje?

Tek femrat
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;
• Infeksion i tubujve;

Tek beba
Infeksioni mund të përcillet tek beba që lind dhe mund të shkaktoj:
• Infeksion të syve;
• Infeksion të mushkerive;
• Infeksion të vesheve;


Tek burrat
• Epididimitis (infeksion i testiseve ne njëren ane);
• Temperaturë;
• Dhembje ne pjesen e brendshme të kofshes;
• Sterilitet;


اfarë masash duhet të merrni në këto raste?
Nese ju ose partneri juaj verëni shenja të tilla duhet ti drejtoheni sa me pare Mjekut Familjar dhe ti
nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.
Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të
transmetueshem.


GONOHRREA
Eshtë sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë dhe nëse zbulohet dhe kurohet
ne kohë eshtë sëmundje e kurueshme. Ne rast të kundërt shoqërohet me komplikacione.
Cilat janë shenjat e sëmundjes?
Tek meshkujt
Periudha e inkubacionit 3-15 ditë.
• Rrjedhje sekrecionesh të qëlbëzuara nga organi seksual;
• Dhembje
4
• Djegie gjatë urinimit;
• ثnjtje dhe skuqje të kanalit të jashtëm të urinimit.
Ne ¼ e ratsteve simptomat jane minimale.


Tek femrat
Periudha e inkubacionit 10 ditë;
• Sekrecione , rrjedhje vaginale jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë në të gjelbërt dhe shpesh
herë me erë të keqë.
• Dhembje dhe djegie gjatë urinimit;
• Dhembje ne fund të barkut;
• Hemorragji mbas kontaktit seksual;
Nese personi bën kontakt seksual oral personi mund të ketë infeksion të grykës me temperature të
lartë dhe zmadhim gjëndrash limfatike.


Cilat janë pasojat e ketij infeksioni?
• Infeksione të tubave;
• Qëlbezime pelvike;
• Menstruacione jo të rregullta;
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;
Infeksioni gonorroik transmetohet edhe tek i porsalinduri duke dhënë konjuktivit të syve.
Tek meshkujt
• Infeksione të testiseve;
• Temperaturë;
• Dhembje të organeve seksuale;
• Ngushtim të kanalit të urines;
• Sterilitet.


اfarë masash duhet të merrni në keto raste?
Nese ju ose partneri juaj vë re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe t’i
nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.
Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të
transmetueshem.
 
Redaktimi i fundit:
SIFILISI

Eshtë një sëmundje seksualisht e transmetueshme që shkaktohen nga Treponema Pallidum.
Transmetimi kryehet nepërmjet kontaktit seksual, me personin e infektuar nga Sifilisi.
Sifilizi transmetohet edhe nga nëna e sëmurë tek fëmiju duke
shkaktuar pasoja tek femiju.
Ne rast se nuk kurohet ne kohën e duhur ajo mund të preke Sistemin Nervor Qëndror dhe Sistemin
Kardiovaskular.
5
Cilat janë shenjat e para të kësaj sëmundjeje?

• Shenja e parë e kësaj sëmundje eshtë një ulqerë e fortë që shfaqët 2-4 javë pas kontaktit
seksual, me personin e infektuar e padhëmbshme dhe me kufij të qartë.
• Tek meshkujt ulqera (Shanku) shtrihet përreth penisit.
• Tek femrat lokalizohet ne organet e jashtme gjenitale, vulvë në ne qafën e mitres që shpesh
kalon pa u venë re.


ا’farë ndodhë nëse nuk trajtohet me kohë sifilisi?
Shanku i patrajtuar mund të përzistojë 3-6 jave e me pas të shërohet por kjo nuk do të thotë që kjo
sëmundje eshtë zhdukur.
Sëmundja kalon ne fazen e dytë , sifilizi sekondar 6-8 jave pas shankut (60 ditë).


Cilat jane shenjat e fazes se dytë?

• Temperatura;
• Dhembje barku;
• Rënie ne peshë;
• Dhembje muskujsh dhe kockash;

Në lëkurë:
• Njolla të kuqë në shuplaka por mund të kenë edhe në trup dhe nuk kruhen.
• Puçrra ne formë lythi në organet seksuale;
• Renie flokësh;
• Prekje të thonjëve;


ا’ndodh kur sëmundja nuk trajtohet edhe në fazen e dytë?
Sëmundja kalon ne fazen e tretë ku sëmundja përhapet duke prekur Sistemin
nervor (trurin), zemrën dhe kockat dhe mund ta çojë të semurin deri ne vdekje.
Duke marre parasysh që sëmundja mund të nderlidhet edhe me AIDS-IN, këshillohet që krahas
analizave laboratorike për Sifilizin të bëhen edhe ato për AIDS-IN.


اfarë masash duhet të merrni ne keto raste?

Nese ju ose partneri juaj vën re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe
t’i nenshtroheni provave të rëndesishme laboratorike për diagnostikimin e kesaj sëmundje. Ne
qoftë se diagnostikohet shpejt sëmundja kurohet pa lene pasoja. Duhet të nderprisni mardheniet
seksuale deri sa ju dhe partneri juaj të jetë shëruar plotësisht. Gjithashtu rekomandohen analiza
laboratorike çdo 3 muaj..


Vini re:
Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni me bartje
seksuale.
 
HERPESI GJENITAL



اfarë eshtë Herpesi Gjenital?


Herpesi Gjenital eshtë një sëmundje seksualisht e transmetueshme
që shkaktohet nga virusi i Herpes Simpleks.Përhapet me ane të
kontaktit seksual nepërmjet lekures ose mukozave të demtuara.


Cilat jane shenjat e Herpesit?

• Shenjat me të zakonshme të Herpesit jane vezikula ose fluska të cilat përhapen në organet
gjenitale të femres dhe të mashkullit. Keto shpërthime zgjasin 4-7 ditë. Flluskat cahen dhe lene
pas plage që mund të qëlbezohen.
• Zakonisht shpërthimet e para shoqërohen edhe me temperaturë, dhembje koke dhe dobesi të
përgjithshme muskulare.


Sa zgjatë sëmundja?

Herpesi shkaktohet nga një virus. Kur një person infektohet ai do të jetë gjithmonë i infektuar
.Ai/Ajo mund të ketë vitë të qëta ndermjet periudhave të shpërthimeve por virusi eshtë gjithmonë
brenda.


اfarë duhet të bëni nese mendoni se keni Herpes?

Kontaktoni Mjekun Familjar. Shenjat duhet të trajtohen me
medikamentë antivirale. Duhet të trajtohen të dy partnerët.
A eshtë i rrezikshëm Herpesi për një shtatëzeni?
Po, Herpesi kalon nga gruaja shtatëzane tek femija gjatë momentit të
lindjes dhe shkakton infeksion të syrit që mund të sjelle deri të
verbimi ose edhe komplikacione të tjera.


VENI RE!
Nuk rekomandohet kryerja e kontaktit seksual deri ne shërimin e plotë pasi që sëmundja mund të
përhapet dhe ne pjese të tjera të trupit.
Këshillohet larja e duarve me sapun ne ratstet e prekjes së plageve.
 
TRIKOMONIAZA



Eshtë një sëmundje e shkaktuar nga një mikroorganizëm ( Protozoar). Eshtë infeksion shumë i
shpeshtë.
Ka rreth 180 milion ratste ne vit ne botë.
7
Burim infeksioni eshtë femra e sëmurë. Kjo lloj sëmundje nuk është
shumë serioze dhe kurohet plotësisht.


Cilat jane shenjat e kesaj sëmundje tek femrat?

• Të kruara gjenitale shumë shqëtësuese;
• Sekrecione vaginale të shumta me erë të keqë, me ngjyre të verdhe.
• Djegie gjatë urinimit;
• Skuqje të vagines,dhembje gjatë kontaktit seksual;


Si vendoset diagnoza?

Diagnoza vërtetohet me anë të analizave laboratorike.
Si mjekohët trikomoniaza?
Duhet të ndiqen rekomandimet e mjekut.
Mjekohën të dy partnerët njëkohësisht duke evituar pirjen e pijeve alkoolike.
Si parandalohet trikomoniaza?
Këshillohet gjithmonë përdorimi i prezervativit për parandalimin e SST.








KANDIDOZA



Eshtë një sëmundje mykotike e shkaktuar nga një myk i quajtur kandida albikans. Eshtë një
infeksion mykotik mjaft i përhapur që mund të transmetohet përmes kontaktit seksual.
Eshtë sëmundje tre herë me e shpeshtë se trikomoniaza.


Cilat jane faktoret që influencojne ne zhvillimin e infeksionet?


• Barra;
• Diabeti;
• Përdorimi i antibiotikeve;
• Kortizoniket.


Cilat jane shenjat tek femrat?

• Kruarje të forta të organit gjenitale;
• Rrjedhje sekrecionesh nga vagina;
• Djegie gjatë urinimit;
• Cipa të bardha ne sipërfaqe;


Cilat jane shenjat tek meshkujt?


• Skuqja të majes se penisit;
• Kruarje;
• Djegie;


Si behet mjekimi i Kandidozes?


Rekomandohen analizat laboratorike dhe mjekimi sipas Mjekut Familjar.
Kontakti seksual mund të lejohet vetëm mbas mjekimit.
8
Sa I përket trajtimit të femrave rekomandohet shpërlarje me antiseptike, kamomil, përdorimi i
ovulave vaginale antimykotike.
Përdorni gjithmonë prezervativin që të jeni të mbrojtur.





Lythat vaginal


اfarë jane lythat vaginal?

Ky eshtë një infeksion viral i cili transmetohet nepërmjet kontaktëve seksuale. Ajo mund të
transmetohet dhe nepërmjet kontaktit të lekurave.


Cilat jane simptomat e kesaj sëmundjeje?

ثarts on the outër gjenital areas and inside the vagina dhe cervixi-qafa e mitres

Cilat jane komplikimet?
Risk i rritur për kancer cervikal për gratë e infektuara me virusin i cili shkakton lythat.


Cili eshtë trajtimi?
Lythat duhet të trajtohen me kremat lokal që ju rekomandon Mjeku. Gratë shtatëzana duhet të
konsultohen me Mjkun Familjar për tu siguruar që trajtimi nuk e demton shtatëzanine.
Prezervativet nuk i parandalojne lythat vaginal!
 
INFEKSIONI HIV DHE AIDS




اfarë eshtë HIV?


HIV eshtë një virus i cili transmetohet përmes lëngjeve të trupit si
psh:gjaku dhe lëngu spërmatik.
Ky virus mund të shkaktoje AIDS-in, një sëmundje e cila prek sistemin imunologjik të personit.


Kush e shkakton infeksionin nga HIV?
Kjo eshtë një sëmundje që shkaktohet nga një virus që quhet HIV(Virus i imunodeficiences
humane) i cili kalon nga lëngjet trupore të një personi tek personi tjetër, duke përfshire ketu gjakun,
lëngun spërmatik dhe sekretin vaginal.


Cili eshtë roli i sistemit imunologjik ne organizmin e njëriut?

Ne gjendje normale roli i sistemit imunologjik eshtë që të mbroje organizmin e njëriut nga
infeksione e ndryshme nepërmjet prodhimit të kundertrupezave.



Cilat qëliza të organizmit i demton ky virus?

Virusi i AIDS-it demton kryesisht qëlizat e bardha të gjakut , të sistemit
imunologjik dhe limfocitët T të cilat nuk mund të funksionojne si duhet për të
mbrojtur organizmin.


Si transmetohet virusi i AIDS-IT?
Rrugët nepërmjet të cilave transmetohet virusi i AIDS-it jane:

• Përmes kontaktit seksual(sekretit vaginal,lëngut spërmatik)
• Përmes kembimit të shiringave
• Përmes plageve të hapura dhe demtimeve të lekures


Kush mund të infektohet nga virusi i AIDS-it?

• Persona që kryejne kontakt seksual të pambrojtur;
• Nga përdorimi jo higjenik i shiringave gjatë dhenjës se injëksioneve, marrjes se droges me
shiringe të përdorur me pare, berjes se tatuazheve;
• Personeli mjekësor kur punon ne kushte të pambrojtura psh. Gjatë marrjes se gjakut pa
dorëza;
• Nga një nënë e infektuar tek femia gjatë përiudhes se shtatatëzanise, lindjes dhe ushqyerjes
me gji.


ا’është gjendja HIV pozitiv?

Testi Hiv pozitiv nenkupton gjendjen kur virusi ka hyre ne gjak pra themi që personi eshtë
seropozitiv.
Një person seropozitiv mund të jetoje dhe të shijoje një jetë të shendetëshme dhe të zhvilloje
aktivitëtë normale pa zhvilluar simptomat e AIDS-it. Ne qoftë se personi eshtë seropozitiv ai mund
të infektoje të tjerët.
Me shumë se 50 % e HIV pozitiv personave zhvillojne sëmundjen e plotë të AIDS-it.
Ky test del pozitiv 3-6 muaj pas marrjes se virusit dhe tregon prezencen e kundertrupezave ne
organizem.
Ne person seropozitiv mund të gezoje shendet të plotë dhe të zhvilloj një aktivitët normal ne jetën e
tij.
Personi mund të mbetët HIV pozitiv për tëre jetën por ai ne çdo kohë eshtë ne gjendje të infektoj të
tjerët.


اfarë eshtë AIDS?
Problemi kryesor eshtë një dobesim i sistemit imunologjik që
parandalon luftën e organizmit kunder infeksioneve, ashtu që
infeksionet si pneumonia behen me të rrezikshme se normalisht.


Cilat jane shenjat e para të AIDS-it?


• Molisje e theksuar;
• Temperaturë, ethe gjatë natës;
• Rënie në peshë;
• Djersitje gjatë natës
• Zmadhim të gjëndrave limfatike;
• Kolle e thatë;
• Diarre-barkqitje e bollshme e vazhdueshme
• Vëeshtirësi në frymëmarrje;
• Njolla të kuqe në të kafe në lëkurë;
• Infeksion mykotik ne gojë, herpes etj.


A ka mjekim për AIDS-in?

Nuk ka ndonjë mjekim specifik për AIDS-in.Të gjitha mjekimet
synojnë forcimin e sistemit imunologjik dhe zgjatjen e jetës së
personit të infektuar me AIDS.
Kur duhet të behet testi i AIDS-it?
Ne qoftë se mendoni se jeni i infektuar me HIV Mos harroni se testi eshtë efektive vetëm 3 muaj
pas kontaktit të mundshem me HIV.Nese keni frikë se jeni të infektuar me HIV,konsultoni Mjekun
tuaj Familjar.
Seksi i sigurt eshtë e vetmja mënyrë për të parandaluar infeksionin me HIV. Përdorni
prezervative dhe praktikoni monogamy-mos ndërroni partnerin
 
Redaktimi i fundit:
ABORTI


Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk janë zëvëndësim për
këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë
rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.
Pyetjet më të shpeshta


اka është aborti?
Aborti është një mënyrë për të përfunduar shtatëzanësitë, mund të bëhet përmes barërave apo
procedurave kirurgjike.


اka duhet të dini?

Sa më herët që do ta bëni abortin gjatë shtatzënësisë aq më i sigurt është. Juve do të duhej të ju
ofronin disa zgjidhje për metodat e ndrsyhme varësisht në cilin muaj të shtatzënësisë jeni. Ju do
duhet të filloni me kontraceptiv menjëherë pas abortit.


Ku duhet të kryhet aborti?
Aborti duhet të kryhet vetëm institucione të specializuara, dhe në kushte shumë të mira në praninë
e profesionistëve shëndetësorë. Abortet jashtë institucioneve të specializuara shëndetësore e rrisin
shumë rrezikun për sëmundje serioze dhe vdekje.


A është aborti i dhembshëm?
Me siguri se do të keni dhembje pavarësisht se çfarë aborti kryeni gjatë ose pas procedurës.
Sidoqoftë, nëse kërkoni do të iu ofrohen barna për të qetësuar dhembjen.


Si do të ndihem pas abortit?

Mënyra se si do reagosh varet nga rrethanat në të cilat e keni kryer abortin, një nga arsyet është
edhe se si ndiheni rreth vendimit tuaj për abortim. Ju mund të ndiheni e çliruar, apo e pikëlluar, apo
një përzierje nga të dyja. Disa studime sygjerojnë se gratë të cilat kanë pasur ndonjë abort kanë
gjasa më të mëdha që të sëmuren nga ndonjë sëmundje psikiatrike se sa ato që kanë lindur.
Megjithatë nuk ka ndonjë dëshmi e cila e vërteton këtë.


اfarë është rrreziku nëse dështon aborti?

Ekziston një rrezik i vogël në të gjitha metodat e abortit se shatzënësia mund të mos ndërpritet.
Para javës së 7 të aborti me barna është më i suksesshëm se sa ai kirurgjik. Në përgjithsi, një në
njëmijë femra që kryejnë abort kirurgjik mund të vazhdojë të jenë shtatzënë, pra aborti nuk është i
suksesshëm.


Sa është aborti i sigurt?
Për shumë femra aborti është më i sigurt se sa vetë shtatzënësia dhe lindja. Sidoqoftë, të gjitha
procedurat kirurgjike dhe mjekësore kanë rreziqet e veta. Por sa më herët në shtatzënësi, aq më i
sigurt është.


A ka rreziqe dhe probleme gjatë procedurës së abortit?

Problemet nuk janë aq të shpeshta por mund të ndodhë që të këni gjakderdhje të mëdha, dëmtim
të qafës së mitrës, dëmtim të mitrës.



A ka rreziqe pas abortit?

Më shumë ka gjasa të paraqiten probleme pas 2 javësh pas abortit se sa gjatë procedurës. Një
nga 10 gra merr ndonjë infeksion gjatë procedurës së abortit. Marrja e antibiotikëve gjatë kohës së
abortit zvogëlon mundësinë për infeksion. Nëse nuk trajtoheni me kohë atëherë ekziston rreziku i
paraqitjes së infeksioneve, posaçërisht sëmundjeve inflamatore të pelvikut.
Një në 100 gra nuk pastrohen tërësisht, kështu, mitra e tyre ka ende përmbjatje dhe ajo sipas të
gjitha gjasave do të duhet të trajtohet përsëri.



A do kem probleme në të ardhmen nëse dua të kem fëmijë pas abortit?

Nëse nu keni probleme gjatë abortit, sipas të gjitha gjasave nuk do të keni probleme në të ardhmen
dhe mund të keni fëmijë. Sidoqoftë, shanset janë më të mëdha që ju të këni dështim apo lindje të
parakohëshme në krahasim me femrat që nuk kanë pasur abort. Fertiliteti juaj mund të dëmtohet
posaçërisht nëse gjatë abortit keni fituar semundje inflamatore të pelvikut, apo lëndime të mitrës.


A shkakton aborti kancerin e gjirit?

Dëshmitë nga hulumtimet tregojnë se aborti nuk e rritë rrezikun për shfaqjen e kancerit të gjirit.





shendetiriprodhues.org
 
Shtatzania

Shtatzania (latinisht graviditas) eshte mbajtja e nje ose me shume pasardhesish, te njohur si fetus ose embrion brenda mitres se nje femre njerezore. Shtatzania mund te jete multiple, si ne rastin e shtatzanise se dyfishte ose trefishte. Shtatzania e njeriut eshte me e studiuara nga te gjitha shtatzanite e mamareve. Obstetrika eshte dega e mjekesise qe studion dhe trajton pacientet shtatzane.
Lindja zakonisht ndodh rreth javes se 38 pas fertilizimit, qe i bie java e 40 qe nga fillimi i periodave te fundit. Keshtu shtatzania zgjat afersisht 9 muaj.
Termi embrion pershkruan zhvillimin e pasardhesit gjate javeve te fillimit dhe termi fetus perdoret per te pershkruar pasardhesin pas muajit te dyte te shtatzanise.



Cka duhet te dini gjate shtatzanise ??

Eshte hera e pare ne jete…
Jame shtatzane..

Femijet jane pasuria jone
Qe te kemi femije te shendohe ne duhet te kemi nje trupe te shendoshe, qe foshnjes qe rritet brenda nesh ti ofrojme kushte te mira per zhvillim
Gjate nente muajve te shtatzanise ju dhe trupi juaj do te kaloje ne disa faza dhe ndryshime. Shtatzania eshte nje ngjarje normale ne jete tuaj, prandaj ajo mund te kaloje shume mire nese ju kujdeseni per vehten tuaj duke ju nenshtruar kontrolleve te rregullta tek mjeku apo mamia.


Me duket se jam shtatzane, por nuk jame e sigurte.
Nese doni te vertetoni a jeni shtatzane, ju mund ta zbuloni kete me ane te testit per shtatzani. Ekzistojne testi i urines dhe ai i gjakut, i cili bazohet ne ndryshimin e sasise se hormoneve ne trupin e shtatzanes.
Me cfare shenjash shfaqet shtatzania.

• Shtatzania shfaqet me mungese te menstruarcionve apo gjakderdhje te vogla ne kohen e ciklit menstrual.
• Shtatzania mund te shfaqet me nauze ose te vjella
• Shtatzania i ben gjinjte te enjtur te forte dhe te ndjeshem
• Shtatzania jep ndryshim ne oreks
• Shtatzania mund te jape urinim te shpeshte


Kujdes: Keto shenja mund te jene rrjedhoje e ndonje semundje tjeter apo ndryshimi ne organizem. Megjithate kur keto shenja jane prezente eshte mire te perjashtohet shtatzania.



Cka duhet te bejme qe shtatzania te jete e sigurte dhe e shendoshe?


Kujdesi shendetesor gjate shtatzanise, qe nga momentin qe zbulohet shtatzania deri ne lindje eshte shume i rendesishem.. kjo mundeson qe te kesh shendet te mire per vete dhe njekohesisht edhe per foshnjen, te cilin do ta sillni ne jete. Qe te arrini keto ju duhe te dine qe:

Shtatzania normalisht zgjate 40 jave
Shtatzania ndahet ne tremujorin e pare qe zgjat 12 jave; i dyti zgjat 15 jave dhe i treti 13 jave.



Kontrollet tek mjeku jane shume te rendesishme


Kontrollet duhet te behn 1 here ne muaj deri ne muajin e tete. Nje here ne 2 jave gjate muajit te tete dhe 1 here ne jave gjate muajit te nente te shtatzanise.
Gjate kontrolleve te rregullta mjekesore shtatzania duhet ti nenshtrohet ketyre ekzaminimeve:

• Ekzaminimi gjinekologjik ku percaktohet madhesia e mitres dhe rritja e frytit tek shtatzania
• Pasqyra e gjakut tek shtatzania
• Percaktimi i grupit te gjakut dhe faktorir Rhesus tek shtatzania
• Presioni i gjakut tek shtatzania
• Analiza e urines (per proteina, glukoze, bakterie, qe mund te jene pasoje e diabetit, preeklampsise apo ndonje semundje tjeter tek shtatzania)
• Testin e pastertise (per ndonje infeksion te mundshem tek shtatzania)
Nese nuk keni mundesi te vizitoni mjekun cdo muaj, atehere beni te pakten 4 vizita gjate shtatzanise sipas kalendarit te meposhtem:
• Ne tremujorin e pare- nje vizite mjekesore
• Ne tremujorin e dyte- nje vizite mjekesore ne muajin e peste
• Ne tremujorin e trete- nje vizite ne muajin e shtate ose te tete dhe nje ne muajin e nente


Shtatzania mund te kete keto ankesa shendetesore

• Shtatzania mund te kete lodhje
• Shtatzania mund te kete te vjella dhe mundim
• Shtatzania mund te kete kapsllek
• Shtatzania mund te kete zgjerim te venave te kembeve (varice)
• Shtatzania mund te kete veshtiresi ne frymemarje
• Shtatzania mund te kete lodhje dhe pagjumesi
• Shtatzania mund te kete hemorroide
• Shtatzania mund te kete kruarje
• Shtatzania mund te kete ngerce ne kembe dhe ne shputa
• Shtatzania mund te kete gjakderdhje te vogla nga hunda dhe vagina



gynendoscopy.com
 
Redaktimi i fundit:
Shtatzania- Keshilla te arta


• Vertetoni shtatzanine nepermjet testit apo ekzaminimit ekografik

• Vizitoni rregullisht mjekun gjate shtatzanise

• Mos u brengosni shume per ankesat qe keni, shtatzania eshte nje ndryshim normal ne jete.

• Ushqehuni me rregull dhe me ushqim te begatshem me lendet e nevojshme ushqyese si dhe merni multivitaminat shtese.

• Kujdesuni per higjenen personale

• Mundohuni qe veshja juaj te jete sa me e pershtatshme

• Mos perdorni barna pa konsultim te mjekut

• Mundohuni te mos pini ose te zvogeloni konsumin e duhanit apo alkolit

• Mos perdorni helmet dhe lendet e tjera kimike (gjate sperkatjes apo pastrimit)

• Lajmerohu tek mjeku menjehere nese ke ndonje nga shenjat e meposhtme te rrezikut si: gjakderdhje, presion te larte te gjakut, enjtje te duarve dhe kembeve.
 
Dieta gjate shtatzanise



Nje diete e shendetshme eshte vendimtare per te pasur nje femije te shendetshem. Nje ushqim i mire eshte thelbesor per tu siguruar qe trupi i nenes po i jep femijes se pa lindur te gjithe perberesit per te cilet ai ka nevose per tu rritur dhe zhvilluar.

Energia- vertet do ngrene per dy?

Kerkesat per energji ndryshojne ne menyre individuale. Ne pergjithesi rekomandohet qe te rritet sasi e energjise me 100 kkal ne semestrin e pare dhe 300 kkal ne semestrin e dyte dhe te trete. Ndonjehere nje vakt ekstra para se te flere me fruta, qumesht ose kos me biskota mund te jete i mjaftueshem per te plotesuar kete nevoje shtese per energji.



Hekuri eshe esencial per te mbajtur nivel te mjaftueshem te furnizimit me gjak te trupit te nenes dhe te placentes. Ne disa gra rezervat e hekurit nuk jane te mjaftueshme per te preballuar nevojate e rritura gjate shtatzanise. Nje doze ditore prej 30 ug eshte shpesh e rekomanduar gjate semestrit te dyte dhe te trete te shtatzanise. Por ju mund te parandaloni anemone nga mungesa e hekurit duke ngrene me shume ushime te pasura me hekur si:mish, peshk, fruta e the..

Femija e merr kalciumin e nevojshem per zhvillimin e kockave dhe te dhembeve nga nena. Eshte e nevojshme 1000- 1300 mg kalcium dhe 200UI vit D. Kjo do te thote 4 deri 6 vakte me ushqime te pasura me kalcium. Nese kjo nuk mjafton ne diete perdoret calcium dhe vit D suplementar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top