Shëndeti mall, apo e drejtë njerëzore?

Shiko fotografinë 1919420

Le t’i analizojmë të dy këndvështrimet. Supozojmë se kujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore. Si fillim “Të drejtat njerëzore” përkufizohen si parime ose norma morale që përshkruajnë disa standarde të sjelljes njerëzore dhe mbrohen me ligj. Ecim më tej, nëse jetoni në një fshat të largët, pa mjek dhe qendra më e afërt e kujdesit shëndetësor është disa orë larg, a ju shkelet e drejta për kujdes shëndetësor në këtë rast? Kështu lind pyetja se kush po cënon të drejtën tuaj për kujdes shëndetësor dhe si.

Le të shikojmë një këndvështrim tjetër. Kujdesi shëndetësor si mall ose shërbim.

Mjekët dhe infermierët duhet të kenë trajnim të specializuar për të bërë atë që bëjnë. Ky trajnim kërkon vite shkollë, gjë që kushton shumë para. Ata gjithashtu duhet të shpenzojnë shumë për të mbajtur dijet e tyre të përditësuara, gjë që kushton si kohë ashtu edhe para. Mjetet që ata përdorin janë të gjitha të specializuara dhe kushtojnë shumë para. Mjetet gjithashtu duhet të mirëmbahen në mënyra të caktuara dhe në standarde të caktuara që kërkon procedura të specializuara të mirëmbajtjes të kryera nga punëtorë të specializuar. Me pak fjalë, kërkohet investim për të siguruar kujdes shëndetësor cilësor. Atëherë, përse profesionistë të ndryshëm shëndetësorë e bëjnë këtë gjë për një pagë minimale krahasuar me vitet e tyre të shkollimit dhe investimit?

Këto dy shembuj na tregojnë se shëndeti është shumë i vështirë të matet. Në sistemin kapitalist, shëndeti si çdo gjë tjetër, kthehet në mall dhe përdoruesi duhet të paguajë për të. Nga ana tjetër shëndeti është e vështirë të tregtohet nëpërmjet personave apo vetprodhohet në masë të madhe. Gjithashtu, ai kërkon bashkëpunim njerëzor mjek-pacient dhe jo marrëdhënie të ftohta komerciale shitës-blerës.

Unë jam e mendimit se kujdesi shëndetësor është njëkohësisht shërbim dhe e drejtë. Shërbim sepse për ta përmirësuar shëndetin tonë, ne drejtohemi tek profesionistët shëndetësore, të cilët nëpërmjet diagnostikimit mjekësor dhe përkujdesjes infermierore mundësojnë rikthimin e shëndetit tonë. Njëkohësisht, shëndeti është edhe një e drejtë njerëzore, që nuk duhet t’i mohohet asnjë qënieje në nevojë dhe që e ka të pamundur të paguajë për ta përfituar atë. Sepse shëndeti është i paçmuar dhe ne duhet të kontribojmë të gjithë ne ruajtjen dhe përmirësimin e tij, për një shoqëri me mirëqënie më të lartë dhe të zhvilluar.

Si profesioniste e shëndetësisë do e quaja shumë të rëndësishme vendosjen e theksit gjithashtu, tek “Promovimi efektiv i shëndetit”. Le të marrim një shembull, t’i thuash një personi obez se ka nevojë për të humbur peshë pasi rrezikohet nga pasojat shëndetësore siç janë diabeti ose sëmundja e zemrës nuk mjafton që ky individ të kujdeset për shëndetin e tij. Promovimi efektiv i shëndetit ndodh kur shikoni përtej sjelljeve të individëve, për të përcaktuar faktorët që mund ta bëjnë këtë individ për të ndryshuar sjelljet e tij. Kështu teksa e këshillojmë mbi një ushqyerje të shëndetshme duhet të marrim parasysh edhe gjendjen ekonomike të tij, pasi nuk mund t’i thuash një personi me të ardhura minimale të konsumojë dy herë në javë peshk. Ky opsion mund të jetë i pamundur për të; por mund të këshillohet të konsumojë më shumë ushqime të gjelbra si një opsion i mundur. E njëjta gjë vlen edhe për promovimin e aktivitetit fizik apo menaxhimit të stresit, si faktorë i rëndësishëm në mirëqënien e individit.

Nga ana tjetër, edhe politikëbërësit duhet të nxisin mjedise mbështetëse që lehtësojnë miratimin ose mirëmbajtjen e veprimeve më të mira shëndetësore. Gjithashtu në bashkëpunimi me instancat e caktuara shëndetësore dhe profesionistë të ndryshëm të shëndetësisë duhet të realizojnë aktivitete apo nisma që e ndërgjegjësojnë individin se shëndeti përpara se të kërkohet si e drejtë në dyert e spitaleve duhet të shikohet si përpjekje dhe përgjegjësi personale e gjithkujt për ta mbajtur në kufij të kënaqshëm atë.


/BM
 
E drejte themelore njerezore qe njihet nga ligje nderkombetare. Por fatkeqesisht neper developing countries access to affordable, high quality health care s'eshte realitet akoma.
 
E drejte e cdo individi duhet te jete.
Ama nese i futemi realiteti ai vret, sidomos ne vendet e treta apo ne vendet me nje ekonomi te dobet.
Jo rastesisht sistemet shendetsore te fuqishme, i kane vendet me ekonomi te fuqishme.
Pasi eshte nje pike ku investimet qofshin ato shkencore,apo kohore apo ne teknollogjine e shtrirjes se rrjetit mjeksor kushtojne.
Tani dalim tek nje rast i thjeshte;
Ke siguracionet?
Po.
Atehere mundesh te besh te pakten disa gjera ne sistemin shtetror.
S`ke siguracionet?
jo. Atehere e keto pak te drejta te sakatepsura te pergjysmohen .
Je pencionist?
po,marre nje pension te vogel qe me zor mbuloj koston baze te mbijeteses.
Po ilacet dhe pse me nje kontribut pagues diku te 25% nese nuk gaboj.kush do ja paguaj?
Etj etj variacione te pafundme.
Gjithesesi ajo qe mund te them eshte;
Duhet te jemi mjeket e vetes,duke e kujdesur ate qe nga ushqimi,mirmbajtja fizike dhe psikollogjike aq sa mundemi.
E per te tjerat pak fat e pak mundesi,te gjithe per veten e zoti per te gjithe.
Dhe urojme qe instancat pergjegjse te degjojne dhimbjet e qytetarve te vet,sa me shume te jete e mundur.
Nuk eshte e lehte te kesh nje sistem shendetsor te kompletuar,por as e pamundur per qeverisjen ne fuqi nuk eshte, kur eshte deshira dhe detyrimi ndaj qytetarit qe te votoj dhe te besoj.
 
Shendetesia eshte si arsimi. Dhe ne arsim nuk duhet ta shikosh si klient individin edhe pse sot garohet per te terhequr nxenes e studente. Por ky lloj sistemi drejt kesaj ka cuar si mjekesine, ashtu dhe arsimin. Eshte per te ardhur keq si luhet me shendetin e njerzve, me te ardhurat e tyre dhe mundesite qe kane. Qendrat shendetesore dhe spitalet shteterore duhet padyshim ta ofrojne sherbimin e tyre si nje e drejte qe i takon individit, per aq kohe sa paguhen taksa e siguracione.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top