Shembet Teatri Kombëtar!

E kuptoj @Ridexxx por tashi ajo ndodhi, dhe osht pjese e diskutimit nqs duhet te ish prish ose jo. Une flas per kte pjesen e dyte, vidieon nuk e kom pa mirpo po guxoj me dhon nje opinion pa e pa mbeshtetur me llogjiken se policia ate detyre ka. Nuk besoj te kete ndodhur ndj hata, megjithate rezervoj nje shtes hapsire pasi ta shoh.
 
Sot nuk ka nevoje per analiza, per politike, etj, sot eshte nje dite e trishte.
Kryetari i Partise se Punes, prishi nje veper kulture, sado te jete vlera reale e saj.

Historia po perseritet!

Per te qene i sinqerte nuk e besoja qe do ta prishte.
Por nga nje i semure psiqik, qe i çpopulloi shqiptaret, rrenoi ekonomine, shkaterroi sistemin e drejtesise, gjykaten kushtetuese, vete kushtetuten, mbylli televizione, mendimin e lire etj.

Me vjen shume keq me ate qe po lexoj, ca eshte kjo, po pse mer ne kete histori kemi, ate teater kishim, pse duhet ta prishnin.

Prisni, prisni se nuk keni pare gje akoma... po flejtet me ate mendje, nuk keni per tu cuditur e shokuar shume me ato qe do te rrjedhin me pas.
Nese Rama zgjodhi perplasjen me njerezit, fati i tij eshte ai i Haxhi Qamilit tek Ura e Lanes ne Tirane.
 
Është e dhimbshme, nuk kam fjalë”, Roza Anagnosti në lot: Nuk e justifikoj policinë

Me zë të emocionuar, në lot, artistja e madhe, aktorja Roza Anagnosti nuk ka mundur të mos e shfaqë trishtimin për atë që po ndodh tek Teatri. Nuk ka pritur as një pyetje nga gazetarja Fatmira Nikolli teksa ka shprehur zemërimin e saj ashtu siç vetëm një artiste e kalibrit të saj mund ta shprehë.
“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.
 
Shembja e Teatrit/ Reagon BE: Kërkuam dialog, thirrja jonë nuk u ndoq

Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për aksionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Në një status në Twitter ata shkruajnë se po ndjekin me shqetësim situatën dhe shtojnë se prishja erdhi në kundërshtim me thirrjen e tyre për digalog
“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore
Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës“. /Opinion.al
 
Ngjit me kullen e sahatit po ndertohet ne kulle 21 katçe, si nuk pashe nje njeri te vetem te protesoj ?? Sepse aty vertet cenohet nje monument kulture i kategorise pare. Ku eshte shoqëria e dhjere civile ne kte rast? Ku jane intelektualet qe u shkepen duke marre zarve e duke firmos peticione, ku eshte lul basha , monik baxhella dhe gjithe tjerit, pse sflet njeri?

E dini pse nuk flitet, sepse ne ate ndertese ka aksioner te PS, PD dhe LSI. Kto pra jemi ne, shoqeri hipokrite dhe servile qe ulerasim kur na therret partia per nje kasolle italjonesh dhe heshtim aty ku duhet te ngrejme zerin.

jHWp1Ih.jpg
 
E para kjo nuk osht ceshtje Kombetate sic tenton ta khej opozita.Qe sodoqofte, Beosoj biem dakort kur them se pjeses me te madhe te poullit gjithsesi nuk i plas sh. Dhe kte nuk e them si nje gje te mire. Une nuk jam as arkitekt as kritik urbanistike etj, por (totalisht shija ime) neper te tj qytete te Shqiperise teatrot me duken sh here me estetik madje edhe ai i fshatit tim te lindjes. S' di por sa here kaloja aty pervec nje ere te forte cic&kake, qe perzihej me aromen e tharte te kartomonedhave te kabisteve rrotull. S'me ka lene kurre imazhin e nje shtepie kulture, por sic thashe ky eshte perceptimi im. Por besoj te gjithe biem dakort qe duhej nderhyre, Dhe munde te me quani enderrintar por nuk ma mbush njeri dot mendjen qe te gjithe keto Artiste, shoqeri civile etj qe me te drejte mbase cirren sot. Lobojne tek Europa nostra etc dhe nuk paskan gjetur dot fonde neper bote per ta bere sic donin vete. Por priten te vinte lali Eri me lopate ne dore...
Duhej te ish bere dhe skemi te drejte mendoj te merzitemi, kur i japim mundesine lali erit te shesi inazhin prej vullnetari te realizmit socialist...
 
Eurodeputeti gjerman: Dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë
17/05/2020 12:22

teatri8-750x375.jpg



Michael Gahler, eurodeputeti gjerman e përfaqsues për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, ka reaguar ashpër lidhur me dhunën policore ndaj qytetarëve, artëstëve dhe aktivistëve sot mu në zemër të Tiranës.
Në një postim të gjatë në Facebook, eurodeputeti shkruan:
lg.php

Dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.
I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.
 

Attachments

  • teatri8-750x375.jpg
    teatri8-750x375.jpg
    32 KB · Shikime: 0
  • teatri8-750x375.jpg
    teatri8-750x375.jpg
    32 KB · Shikime: 0
Njejte u veprua me liqenin ku sot lozin femijet, njejte u be me parkun rinia ku sot barisim ne, njejte eshte bere me cdo projekt....
Une kam qene perhere frekuentuese e atij teatri ,dhe hoqa dore pasi ishte e pamundur me per kushtet qe ofronte.
Ne shekullin 21 sikur ishe ne mesjete ...
Me ne fund do kemi nje teater per te qene!
Dhe as me plas hic per politike e tentativat e politikes....
 
Ky eshte Fundi i ketij banditi Diktator.

Ky veprimi i fundit te tij, kujton se do te nenshtroje popullin dhe artin, por vete ai nuk do kete vrime ku te futet.
Me qafsh kur ka qene hera e fundit qe ke qene ne teater....te verteten!
 
Pse keqinformon? Ekziston dhe eshte alamet projekti
Apo edhe me teatrin do besh politike?!
Pyete BE-ne qe ka reaguar sot per prishjen!

Raporteri për Shqipërinë në PE dënon prishjen e Teatrit gjatë natës, thirrje Ramës të ndalojë
17/05/2020 13:02

David-Lega-750x375.jpg



Edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bashkohet denimit të veprimit të qeverisë dhe të dhunës policore.
Bashkë me eurodeputetin Michael Gahler ai apelon ndaj Edi Ramës që të ndalë dhunën ndaj aktivistëve e artistëve të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët e me Europa Nostra.
lg.php

“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.”
 

Attachments

  • David-Lega-750x375.jpg
    David-Lega-750x375.jpg
    41.4 KB · Shikime: 0
  • David-Lega-750x375.jpg
    David-Lega-750x375.jpg
    41.4 KB · Shikime: 0
Pse keqinformon? Ekziston dhe eshte alamet projekti
Apo edhe me teatrin do besh politike?!
Nxirre projektin :)
Ma paraqit si imazh ska nevoj për detaje
 
Vet e votuat , rrini urte tani se ua shtyp koken xhaxhi diktatori ?
 
@Marla shume ndodhi jane disinformim. Cfare mbetet eshte ai vendi bosh aty ku do ndertohet dicka me e bukur qe do i sherbej atyre qe prishen te vjetren. :).
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Je shume e pa azhornuar Marlë dhe më vjen shum keq.Ky është projekt i vjetër i projektuar mbi një tender privat,por s egziston më,e kam par që gjitha mediat e kan reklamuar sot por mos rrini mw kokën në kazan.
 
Tani mentaliteti i shqiptareve eshte qe dashurojn diktaturen. Forme diktature eshte edhe kulti i idhullit brenda PDse flas. :D
Po dhe doktori , pjelle diktature ishte .
Njesoj jane te gjithe .
 
Shume hajduta e kriminela jane , e @Marla dyshon te jeleku im 10 £ ?


Delirium jam shpehur me postime ne fillim sdua te perseris veten. Detyra e opozites eshte te faktoje vjedhjet te shohe nese ka shkelje te te drejtave te njeriut nepermjet tjetersimit te prones private tek zona rreth e qark ku do ndertohet.

Nuk e mohoj qe jane super hajduta te gjithe pa perjashtim por edhe super kriminela dhe mafioza.

Tani rasti i teatrit eshte politizuar ne menyren me bastarde. Une e shof dicka pozitive nese aty behet dicka me e bukur se e para. Pjesa e vjedhjes denohet me ligj te mbledhin prova dhe ta ndjekin ne menyre ligjore.
 
Je shume e pa azhornuar Marlë dhe më vjen shum keq.Ky është projekt i vjetër i projektuar mbi një tender privat,por s egziston më,e kam par që gjitha mediat e kan reklamuar sot por mos rrini mw kokën në kazan.
Jo ky ishte mbas nderhyrjes se artisteve kur kerkuan jo kulla mbi teater.

Ky eshte projekti skelet. Mund te kete ndryshime tw vogla ne lidhje me studimin urbanistik dhe anen teknike te implementimit.
 
@Marla shume ndodhi jane disinformim. Cfare mbetet eshte ai vendi bosh aty ku do ndertohet dicka me e bukur qe do i sherbej atyre qe prishen te vjetren. :).
Ajo dihet ca do behet , shume e bukur dhe moderne , por prap do perfitojne pushtetaret , thjesht artistet do ken teatrin e ri .
Jeta vazhdon .
 
Ajo dihet ca do behet , shume e bukur dhe moderne , por prap do perfitojne pushtetaret , thjesht artistet do ken teatrin e ri .
Jeta vazhdon .
Si perhera behet nje gjellurdi ne fillim yyyyyy pastaj rrine.
 
Mire te dashur jo kazanista, kur te ndertohet i riu do e shohim
Se me ju e njejta melodi ka qene perhere!
Art apo politike?
Une zgjedh Artin!
Shnet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top