Shembet Teatri Kombëtar!

Askush nuk po komenton formën se si u prish,ditën e fundit të masave shtrënguese dhe në 4 të mëngjesit,në koh pandemie. A vlen të hidhen lek në koh pandemie në Teatër kur restaurohej falas?
 
Ju bej me dije qe sjam punonjese shteti. Lol

Ath me sa si une do ndertohet duke u bazuar ne PPP. Teatri do jete prone shteterore ndertesat e tjera si dyqane apo objekte banimi apo shopping center do ndahen ne baze koeficenti ndertimi pronareve te truallit dhe ndertuesit.

A ka vjedhje dhe abuzime une si Marla them PO ka shume.
A eshte e denueshme? PO eshte.
A do e ndalojme dot? JO sepse e gjithe politika ne shqiperi eshte e kapur me krimin dhe mafian kshu qe mua me vjen keq per njerezit qe ju besojne dhe i ndjekin.
E di qe sje por ti ke pare projektin.
Un e pash ne video e mu duk ai keto shtëpitë qe dalin ne rruge kryesore se si nxe trualli.

Mendon se teatri eshte sebepi?
Sepse nje teater mund te ndertohej diku tjeter me hapesire me te madhe,
Mbase objektet kulturore diku tjeter dk ndihmonte dhe ne mos fokusimin njerzve drejt qendres qe dita dites po na duken si mizat pas bajgave :p

Dmth ne cdo kendveshtirm kjo eshte e gabuar, lokacioni eshte ai qe hedh dyshime dhe zhvillon kete si akt korruptiv

P.s: paragrafet me teper jane si mendime personale se te drejtuara ty, per th jane vetem pyetjet meqe ke pare projektin
 
Prit se kane pune me ty njehere cunat e shishit lool
Jena fmi te 97 -es , ....e mesit ja tregojm cunave te shishes dhe gjykates , mos me detyro te rrepoj live per fansat , edhe kujdes se 97 eshte viti lindjes se @Bebw ??
 
Shiko te kuptohemi une s' jom kunder prishjes, dhe ne policine e cdo shteti ne bote nuk egziston demokracia ( sic duhet te jete) por zbatimi i urdherave. Problemi eshte me agallaret lart qe kan zgjedh kte orar duke tregu veten si impotent...
E di cdo ndodhte ne nje shtet tjeter nese nje polic sme le te demostroj,apo me dhunon?
 
Shembja e Teatrit/Ambasadori gjerman: E vështirë për t’u kuptuar

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se e ka të vështirë për të kuptuar shembjen e godinës së Teatrit mëngjesin e sotëm.
Ai e ka konsideruar të nxituar shembjen e Teatrit dhe ka theksuar se transparenca e qeverisë është shumë e rëndësishme në këtë situatë. Ndër të tjera ambasadori gjerman thotë se kjo ndërhyrje mund të çojë hapa“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.”, shprehet Zingraf në një status në Facebook. /Opinion.al pas luftën kundër COVID-19.
 
Te vjen keq te te them qe sbesoj me as ne ju...
Askend nuk shoh te denje te me prezantoje, asnje qe u ul ne kolltuk e u kujtua per ato qe humben jeten per lirine e vertete... asnje spunoj per idealet por vetem per te pastruar pislleqet e tyre e te gjithe bashke..
Keq me vjen por po nuk pat nje termet,po nuk u shpalos nje faqe e re politike asgje sdo beni... asgje... !
Sot Demokracia ka vdekur @jana80.
Perdundimisht ne meritojme ate çka jemi.
 
Eshte e rendesishme qe bota te dije qe nga kush qeverisemi!
O po botes si behet vone nga kush qeverisesh ti, sepse e ke zgjedhur ti qeverisjen....
Problem eshte cfar i jep ne prespektive botes ti?
Ja ke do i nxirrhe botes si kandidat kandito!
 
Ate kishim marla ... edhe kete na e paten ber te tjeret ne fund gjithmone bujqesor kemi qene!...


Zemer, deri sa te mbaroje i riu artisteve dhe artdashesve ju eshte vene ne dispozicion ambjent i perkohshem. Pra jeta kulturore per ata qe e kane profesion dhe qe e kane pasion ta ndjekin do vazhdoje te jete e njejte. (Pa keto kufizimet e covid flas).

I vetmi problem thelbesor eshte vjedhja.
 
Te vjen keq te te them qe sbesoj me as ne ju...
Askend nuk shoh te denje te me prezantoje, asnje qe u ul ne kolltuk e u kujtua per ato qe humben jeten per lirine e vertete... asnje spunoj per idealet por vetem per te pastruar pislleqet e tyre e te gjithe bashke..
Keq me vjen por po nuk pat nje termet,po nuk u shpalos nje faqe e re politike asgje sdo beni... asgje... !

Per ideale dhe per te tjeret sbehet fjale, un mbaj mend dhe replikat ketu para shume viteve, ne kemi problem indetiteti dhe lepirje.
E kam pare dhe personin ne fjale kur debaton dhe eshte dicka shume e shemtuar, nuk kane origjinalitet, nuk kane indetitet, nuk kane asgje qe ti perfaqesoj, ne te dyja forcat politike nese debaton me dike qe i perket njeres force do vesh re qe do perdori termat qe perdor kryetari partise, sekretari, apo dhe gangoja lagjes se asaj partie.
Nuk kane fjale te vetat, argumente qe ti besosh dhe nese skane kete si mund te pretendosh qe te kene ideale?
Nje rrobot ose nje lepires ka vetëm porosite ose hijen e te tjerve nga lart... Njs
Pp shkoj te bej gili vili me ndonjeren me mire
Zere se sfola
 
Zemer, deri sa te mbaroje i riu artisteve dhe artdashesve ju eshte vene ne dispozicion ambjent i perkohshem. Pra jeta kulturore per ata qe e kane profesion dhe qe e kane pasion ta ndjekin do vazhdoje te jete e njejte. (Pa keto kufizimet e covid flas).

I vetmi problem thelbesor eshte vjedhja.
Me vjen inat a tinzar jane ... sa te korruptuar e sa moskokcares..sa te pushtetshem.
 
O po botes si behet vone nga kush qeverisesh ti, sepse e ke zgjedhur ti qeverisjen....
Problem eshte cfar i jep ne prespektive botes ti?
Ja ke do i nxirrhe botes si kandidat kandito!
me nje zgjedhje qe blihet nga mafia nuk ka asnje perspektive tjeter , e vetmja alternative revolucion dhe zgjedhje te lira dhe kjo pikesepari arrihet me mesazhin qe i jep botes dhe ndergjegjesimit te saj.
 
Pse kemi jetuar ndonjehere demokraci si komb??
....kur me sollen disa video te policeve qe kane tejkaluar kompetencat....dhe sebashku me nje grup po i dallojme nje e per nje, edhe shume shpejt personalisht do ja ...ku ti kene.
Do te vije dita ime qe do ti therras nje e nga nje ne zyre edhe .... do te vije shume shpejt.

Kjo eshte demokracia miku im, ne Shqiperi!
 
Shumë mirë kanë bërë! Biles ta kishin bërë më para! Më habisin këta që deri dje ankoheshin se po u binte teatri, e do i zinte brënda ndërsa sot ankohen pse u’a prishën! Aiiii

Ku e kishte vlerën ky më qafshit, apo vetëm për emrin “teatër”, çti restaurohej këtij? Që ishte që në themel i kalbur. Ah medet!
 
@jana80 Epra une jetoj pjeserisht ne nje nga vendet me demokraci top 5 dhe e kam pare live c'bojn nqs i kundershto ne menyre te dhunshme
 
Senseo shkoj shpesh ne teater. Jam pro objektit te ri si dhe artistet qe do performojne do jene te njejte me keta te tanishmit .Sme ben sens cdo politika aty.

Ama do jete ndertese e qyteteruar jo Kabul sic ishte. Nuk shof ndonje problem ketu.

Opinioni im sigurisht.
Kishe nje kabul teater
Tani pa teater.
Tani pyetja eshte ne cilin vit do kesh ate modernin tjeter? :p


Nese teatri do rregullohej falas nga te huaj atehere e pakuptimte qe mos kursesh para e takspaguasve.
E paktuptimte perse mos te kesh dy te teatre. Nje e modern e paresor. Kurse teatri tjeter dytesor duke u perdorur nga shkollat perreth per x why arsye apo x edukatore, apo x veprimtari (arti, biznesi, shkollor) apo si muze.

Pra mubdesite ler te dytin jane te shumta.

Ne vend te veprohej keshtu.
U veprua ndryshe. Veprohet keshtu ne kohe krize globale kur vete qeveria mori aq masa te rrepta ndonje qytetareve te vete?
 
....kur me sollen disa video te policeve qe kane tejkaluar kompetencat....dhe sebashku me nje grup po i dallojme nje e per nje, edhe shume shpejt personalisht do ja ...ku ti kene.
Do te vije dita ime qe do ti therras nje e nga nje ne zyre edhe .... do te vije shume shpejt.

Kjo eshte demokracia miku im, ne Shqiperi!
Jo demokraci eshte kur te vrasin me duar ne xhep para kryeminstrise!
Ajo eshte demokraci miku im
 
Media franceze shkruan për Teatrin Kombëtar: Mbrojtja e tij simbol i rezistencës ndaj pushtetit autoritar të Ramës

Media kryesore e gjuhës frënge në Evropën Juglindore që nga viti 1998 Le Courrier des Balkans i ka kushtuar një artikull asaj çfarë po ndodh në Tiranë me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në një postim në Twitter, Le Courrier des Balkans e cilëson mbrojtjen e Teatrit për 27 muaj simbol të rezistencës ndaj pushtetit gjithnjë e më autoritar të kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëri, Teatri Kombëtar në Tiranë u shkatërrua këtë mëngjes nën mbrojtjen e një force të madhe policie. Mbrojtja e tij, për 27 muaj, ishte një nga simbolet e rezistencës ndaj pushtetit gjithnjë e më autoritar të kryeministrit Edi Rama”, shkruan media franceze teksa shpërndan shkrimin e saj për Teatrin ku flet për shkatërrimin e godinës së teatrit në orët e para të ditës së sotme”,- shkruan Currier.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top