Pasi më je drejtuar, po të përgjigjem.
Unë nuk jetoj në Shqipëri, por jam rritur në vendlindje. Gjenerata e fundit e komunizmit në shkollë të mesme, ku u përjashtova (nga kryesia sllavo-maqedonase) vetëm se mbaja stilolaps kuq e zi..... E paralajmëruar për burgim si pjesë e iniciativës për protesta pro lirimit nga burgu i personave "nacionalistë e shovinistë"....
Nënë e dy fëmijëve kur plasi lufta e ish Jugosllavisë, duke ikur në vendin ku jetoj, me kryet prapa për njerëzit e familjes të mbetur atje, e me ndjenjën hipokrite....
E margjinalizuar dhe e huaj në vendin tënd edhe jashtë...
E ti më flet për ndjenjën e padrejtësisë?
Pastaj unë i dhash like
@JordanBelfort11 nga që e kuptova ndryshe nga ti, gjë që TI duhej ta respektoje. Ashtu si e respektonin forumistët tjerë mbështetjen dhe mirëkuptimin tim ndaj teje
Për të mbetur në temë, unë jo që nuk kam empati e mirëkuptim për rrjedhën atje, por thjeshtë dhash mendimin tim se si duhet të reagohet më butë në këto situata. Si nga pushteti ashtu dhe nga populli.
Kaq pata.