Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shefa që s'dinë qepin dy palë letra. A është baza e policisë problemi?

Shefa që s'dinë qepin dy palë letra. A është baza e policisë problemi?​

1624888859902.png
Policia "nën ndreqje"... Ta themi që në fillim, deklarata e kryeministrit që njoftoi se thirri drejtuesit e policise për të përshpejtuar ristrukturimin në këto struktura, pati efekt qetësues tek shumica ndër ne, që të dielën u shfaqën të shqetësuar për masakren e 4-fishtë dhe rendin në tërësi. Por ajo çka diskutohet lidhet me vleresimin e bazës në polici sipas kontributit në zbulimin e krimeve.


Një farë note që do jepet nga shefat për agjentin, inspektorin, punëtorin e policise, ndonëse ai shefi në vetvete është ngjitur pa shumë mund e punë e kontribut. Megjithatë , të jemi optimistë se do të jetë një motivim inkurajues.

Por a eshte ky problemi kryesor me policine tonë? A është baza problemi? Prej vitesh , policët e shtetit jane te dekurajuar mbasi nuk po respektohet ligji i Policisë. Baza është nën trysninë pikë për pike të ngjitjes në karriere bazuar në ligj dhe kriteret e tij.


Të tjerët, katapultohen me një truk preferencial, duke i komanduar në detyrë provizore si shefa e masandaj duke ju dhënë gradën, ose me vendim gjykate ose sipas masës së karriges. Sistemi i ngjitjes në karriere ka rënë, jo nga mungesa e ligjit, por nga ajo që ministrat e Brendshem aplikojnë sa herë vijne dhe nën bindjen e drejtorëve të përgjithshem.

Në kohen e Saimir Tahirit , disa drejtorë e shefa komisariatesh , rendi e krimesh u graduan nga gjykatat administrative si drejtues dhe komisare. Me ligjin e policise ata nuk duhet të merrnin detyra drejtuese. Njesoj dhe me te tjerët. Ministri tjetër , Sander Lleshaj avancoi, bëri komisarë e kryekomisare me gjashtë muaj polici, nga ata të talentuarit në fusha të tjera, por që nuk e provuan asnje ditë çdo të thote të jesh polic, të njohësh zonen ku patrullon, të krijosh rrjetit tënd të informatorëve, te njohesh krimin e pasandaj ta luftosh atë.


Ata u bënë shefa sektoresh, s'dine të qepin dy letra dhe janë aty, gati për t'u promovuar nga ministri i radhes. Nderkohe keta hartojne e perpilojne plane e urdherojne atë policin disavjeccar se si ai ta kapë kriminelin, si të infiltrohet, si të mbajë pistoletën, si ta veshë atë uniformën e kartonit qe cdo drejtor i pergjithshem deshtoi ta beje të duket e dinjotozshme . Jo e vjedhur tenderash.

Pastaj këta gjeni, që moren gradat e pamerituara shpërndahen nëpër drejtori. Dhe natyrisht ata do binden, do heshtin, s'do dijnë ta bëjnë detyrën e ndonjëherë s'do duan. Sepse kane mbi supe arritje të pamerituara.

Dhe vijmë tek krimi. Një agjent krimesh , specialist zone disavjeccare që ka ngecur në këtë pellgun e mos motivimit i shkarkohet gjithë paaftësia e padashja për detyrën dhe punën. Edhe ngarkesa. Edhe fatura!

Dhe vijmë tek komuniteti. Asnjë agjent, asnjë spz , asnjëri nga talentet e drejtimit nuk e di , nuk ja thote dhe nuk ka besim qytetari t'ja thotë: Shumë gra në periferi të Tiranes dhe jo vetëm udhëtojnë me furgonë ccdo mengjes dhe kthehen në darke. Ato punojnë një punë që e quajnë: puna me jeshile !

Dhe vijmë tek hashashi. Misionet e italianeve raportuan gjatë dy javëve të fundit për parcelat me hashash, në Krujë e malet e Shkodrës koordinatat u raportuan. Kur italianët u kthyen me avione sërish, parcelat gjelbëronin.

Ishin aty. Jo pa qëllim kam shkruar gjatë një javë kërkesat për të parë videot e këtyre aksioneve që në fakt u mbyllën me deshtim, mbasi kur forcat mbërritën , sdihet se si disa prej tyre u dogjen e gjurmet u fshine. Çfarë lloj krimi eshte ky?
Mund të shkruaj për secilin sektor me detaje, por meqënese policia është "nën ndreqje" , s'dua ti ndërpres punimet!
g.shqip
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back