SHBA, virusi i sëmundjes së rrallë rrezikon mijëra njerëz

sensuu

sweet
V.I.P
Shiko fotografinë 1729743



SHBA - Autoritetet shëndetësore në SHBA kanë dhënë alarmin se një virus vdekjeprurës po kërcënon mijëra jetë në Parkun Kombëtar të Kalifornisë, Josemite, virus i cili deri tani ka shkaktuar dy viktima. Paralajmërimi vjen për vizitorët e shumtë që po pushojnë në këtë park pranë fshatit të quajtur Curry që prej mesit të qershorit.
Ditën e fundit janë paralajmëruar edhe katër raste të reja me Hantavisur një sëmundje e rrallë e mushkërive.
Autoritetet e parkut thonë se mbi 1000 telefonata janë kryer nga vizitorët e frikësuar të Parkut. Mjekët nga ana tjetër thonë se simptomat e sëmundjes shfaqen deri në gjashtë javë pas infektimit nga virusi.
Deri tani nuk është zbuluar asnjë medikament për shërimin nga virusi që dyshohet se ka origjinën nga minjtë e infektuar. Virusi mund të përhapet nga fecet, pështyma dhe urina e minjve.
Sëmundja mund të përhapet edhe në qoftë se njerëzit prekin ose hanë substanca të kontaminuara, ose të kafshuara nga një kafshë e infektuar.

Vdekja e parë ishte raportuar më parë këtë muaj. Njëri prej viktimave është një 37-vjeçar nga zona e San Franciscos. Sëmundja shkakton vështirësi ekstreme në frymëmarrje dhe në raste të veçanta deri në vdekje.

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
 
Back
Top