
SHBA - Një person i armatosur në Florida hapi zjarr në një sallon bukurie duke vrarë tre gra dhe duke plagosur një të katërt. Autori pasi doli jashtë, jo shumë larg nga skena e vrasjes së trefishtë vrau veten.
Një nga tre viktimat ishte shtatzënë. Gruaja e plagosur u dërgua menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Siç është raportuar nga policia lokale vrasësi i quajtur Bradford Baumet sot duhet të dilte para gjyqit të Orange County për shkak të dhunës në familje. Baumet ishte akuzuar për dhunë nga ish e fejuara e tij e cila ishte drejtoreshë e sallonit të bukurisë ku u kryen vrasjet.
Policia lokale nuk i ka bërë të ditur ende emrat e viktimave, nuk dihet nëse ish e fejuara e autorit është mes tyre.
(a.k/BalkanWeb)