Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm

Një teknikë shkencore zëvendëson pjesë të ADN së ovulës së nënës me ato të një dhurueseje për të shmangur transmetimin e sëmundjeve të trashëgueshme

femije-me-dy-nena-320x179.jpg


Nëna, babai dhe një nënë tjetër. Tre prindër biologjikë, secili me pjesën e tij të ADN në embrionin e fëmijës që do të vijë në jetë. Duket si fantashkencë ose si një eksperiment i rrezikshëm, por në fakt është një realitet që ka të bëjë me parandalimin e trashëgimin nga nëna te fëmija të rreth 6 mijë sëmundjeve të lidhur me keqfunksionimin e qelizave.

Mes tyre mund të përmendim verbërinë, epilepsinë, vonesën mendore apo sëmundje të veshkave të cilat trashëgohen nga nënë te fëmija 1 në 5000 mijë raste. ADN e prindit të tretë, në fakt përbën më pak se 1 për qind të ADN së fëmijës që do të vijë në jetë dhe në këtë mënyrë i porsalinduri nuk do të mbart asnjë shenjë të dukshme të trashëgimisë gjenetike të implantuar in vitro.

Eksperimenti është realizuar paraprakisht nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon, SHBA.
Sipas drejtuesit të studimit, Shoukhart Mitalipov, tashmë është arritur të krijohen në provëz disa embrioni dhe fëmijët e ngjizur me këtë mënyrë do të mund të lindin normalisht brenda tre vjetëve në vazhdim.

Teknologjia e re bazohet në zëvendësimin e mitokondrisë së dëmtuar me atë të një donatori të shëndetshëm. “Prindërit i transmetojnë gjenet e tyre përmes ovulës dhe spermës, – shpjegon Mitalipov, – duke i zëvendësuar pjesët defektoze me pjesë normale, keqfunksionimi arrin të kurohet përpara ngjizjes. Zëvendësimi bëhet përpara se ovula të fekondohet nga sperma”, – përfundon studiuesi.

Një eksperiment i ngjashëm ishte arritur me sukses në Britani në vitin 2008, dhe në sajë të tij ishte bërë i mundur krijimi i majmunëve të shëndetshëm nga prindër bartës të sëmundjeve të trashëgueshme. Ndërkohë, edhe eksperimentet e para tek njeriu kanë rezultuar të suksesshme, çka u jep shpresë shkencëtarëve se teknika e re do të shënojë një evolucion të vërtetë në fushën e mjekësisë, duke parandaluar lindjen e fëmijëve jo të shëndetshëm.
Burimi: g.shqip
 
Pe: SHBA, lindja e fëmijëve me dy nëna, e mundur brenda 3 vjetëve të ardhshëm

Cfar spo na ndegjojne veshet e cfar spo na shikojne syte
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back