SHBA-ja të ndahen djemtë dhe vajzat për edukim më të mirë

Kresha

A pretty face can never trick me
"Rezultatet e dobëta, numri i lartë i braktisjes së shkollës dhe shtatzënia adoleshente janë disa nga arsyet thonë ata."




Grinsbord, ( Gjorgjia, SHBA )

Pas 4 dekadave prej ndarjes së shkollave të tyre nga raca, kjo bashkësi e Amerikës veriore, thotë se dëshiron ti ndan përsëri nxënësit – por kësaj here nga gjinia ( djemtë nga vajzat ).

Grin Konti i Gjorgjias do të jetë krahina e parë në tërë kombin që do të bëjë ndarjen gjinore me djem dhe vajza në klasë të ndryshme – lëvizje kjo që lindi pas rezultateve të dobëta në mësim, numër i lartë i braktisjes së shkollës dhe numër i lartë i shtatzënisë në mesin e adoleshentëve.

" Si jemi duke lëvizur, ne kurrë s'kemi për të arritur diçka" tha mbikëqyrësi Shon Mek Kollou para prindërve në një fjalim.

Ai vuri në pah hulumtimet e bëra që tregojnë se djemtë dhe vajzat mësojnë ndryshe nga njëri tjetri, dhe tha se ndarja e tyre do të lejonte mësuesit të planifikonin mësimet. Gjithashtu, djemtë nuk do të sillen keq aq shumë sepse nuk do të mundohen të lënë përshtypje tek vajzat, ndërsa vajzat do të jenë më të lira të flasin në klasë sepse nuk do të frikohen që djemtë do ti përqeshin ato, tha ai.

Këto masa, të miratuara në Mars të këtij viti, janë për shkollat e larta, të mesme si dhe ato fillore. Këto masa nuk vlejnë për parashkollorët.

Në Grin Konti të Gjorgjisë, djemtë dhe vajzat do të jenë në klasë të ndara në shkollat fillore, ndërsa pas klasës së shtatë deri në të dymbëdhjetën do të ndjekin shkolla të ndara.
 
nuk do kete rezultata...se pa djemte nuk rojne vajzat dhe pa vajzat nuk rojne djemte
rihet gjith diten ne shkolle vetem me meshkuj??!!
 
Nuk eshte puna per drejtesi apo nqs jetohet dot apo jo....
Sja shof aq shume eficiencen aq koha sa mbasi mbaron shkollen do jetosh ne nje societet ku ka dhe meshkuj dhe femra.... Besoj qe duhet bere nje program me i fort per edukimin seksual te femijeve [qe mos ngelin me shtatzane qe ne gjimnaz vajzat...] e mbase dhe kurse psikollogjie ti mesoj te mendojne.....
 
dicka qe s'ka per te ndodhur kurre... Mbase eshte shkruar diku ne ndonje gazete lokale te ndonje qyteze pasi nje gje e tille as qe degjohet ose mendohet nga njeri.

Nese s'eshte hipoteze eshte enderr e parealizueshme.
 
Kini parasysh se cfare ben Georgia (nje shtet i vetem) ne SHBA nuk do ta beje tere SHBA! Prandaj titulli i temes eshte shume gabim.

Ka edhe shkolla te mesme caktuara ne Wisconsin(nje shtet tjeter ne SHBA) qe i japin falas prezervative studenteve, por kjo nuk do te thote se cdo shkolle ne SHBA e ben kete. Ne fakt, po ta benin ne disa zona te caktuara, njerezit do te dilnin ne protesta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top