SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gati 1 për qind e grave të reja në SHBA pretendojnë se kanë mbetur shtatzënë ndërkohë që kanë qenë të virgjëra, bëhet e ditur nga një studim mjekësor. Autorët e studimit intervistuan 7,870 vajza dhe gra të moshës 15 deri në 28 vjeç të cilat patën 5,340 shtatëzani gjatë periudhës së marrë në shqyrtim. Nga këto, 0.8 për qind raportuan se kanë mbetur shtatëzënë pa patur marrëdhënie seksuale me burra. Kjo shifër nuk përfshin shtatëzanitë e krijuara me fertilizim in vitro apo metoda të tjera të riprodhimit të asistuar.

shtatzenise-320x165.jpg


Nga të 45 gratë dhe vajzat që pretenduan shtatëzani jashtë marrëdhënieve seksuale, 31 për qind thanë se qenë betuar të mbeteshin të virgjëra. Në të gjithë kampionin e analizuar, 15 për qind patën deklaruar vendimin për të mbetur të virgjëra deri në martesë.

Shkencëtarët po analizojnë edhe shkaqet psikologjike që mund t’i çojnë një pjesë të nënave të reja të pretendojnë se kanë mbetur shtatzënë me frymën e shenjtë. Nga ato që pretenduan se kishin rënë shtatzënë duke qenë të virgjëra, shumica pranuan gjithashtu se prindërit e tyre nuk kanë folur kurrë për seksin me ta dhe se nuk kishin njohuri mbi metodat kontraceptive.

G.shqip
 
Titulli: SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë”

po na duhet te dime si te mos bejme dashuri ne tri dimensione.problemi eshte se tek ne ndodh e kunderta ,prinderit nk dine te na sugjerojne sesi te marrim masa per te mos mbetur shtatzene .eshte bukur te mbetesh me frymen e shenjte .nje udhetim surprizues si ne ndonje metro ku shihesh ne sy dhe kur pret te ndjehen sflet askush...
 
Titulli: SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë”

kesaj pune i thoshin plakat: Me t'ba vaki e mos me marre vesh :okidoki:
 
Titulli: SHBA, 1 për qind e grave, shtatzëna me “frymën e shenjtë”

Kshu pat than edhe i murgesh n'Puk ahahahahahahahahhaha
 
Back
Top