Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

My Self

Born To Be Happy
Shampot dhe sapunët ju bëjnë të shtoni në peshë? Kuptojeni të vërtetën rreth “kalorive të kemikaleve” në pajisjet për higjienë.
Gjenetika, kaloritë e konsumuara dhe energjia, të cilën e shpenzojmë janë tri gjërat kyçe për të humbur dhe për të shtuar në peshë. Por, çka nëse edhe përkundër mënyrës së re të ushqimit edhe më tutje nuk mund të hiqni kilogramët?
Studimi më i ri tregon se këtij problemi i kontribuojnë të ashtuquajturat “kalori kimike”, të cilat gjenden në pajisjet higjienike si shampot, losionet për trup dhe sapunët.
Sipas mjekëve nga Nju-Jorku, pothuajse 70 për qind e preparateve të kozmetikës dhe higjienës dëmtojnë procesin natyral të peshës në trupin e njeriut, duke i çrregulluar hormonet. Bisfenoli-A (BPA), i cili gjendet në shishet e plastikës, po ashtu është burim i “kalorive kimike”.

B:Sekrete Bukurie
 
Pe: Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

A ka ngel noi gje tjeter qe s'kontribuon ne mbipeshen e njerzve....ca s'po sajojne.
 
Re: Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

Se di sweety, shume zbulime kohet e fundit :P
 
Pe: Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

Tani u tha nuk ben te hame ate,kete,keshtu,ashtu,tani as te mos lahemi se do shtojme peshe...Une them me shume shton peshe po su lave se te mblidhet llomi e vjen nje moment qe thyen peshoren pastaj:D
 
Pe: Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

Kjo eshte e vertet:

70 për qind e preparateve të kozmetikës dhe higjienës dëmtojnë procesin natyral të peshës në trupin e njeriut, duke i çrregulluar hormonet.
 
Titulli: Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

Une mendoj qe tek femrat ka me shume vlere kjo
Pas nje kohe mos larjeje te flokeve,floket te behen vet kacurrela dhe jane te lehta per ti modifukuar sipas stilit/modes tuaj
Mund te marri dhe nje ngjyre platini te theksuar nese gjithmone parapelqeni ate ngjyre
Pastaj per peshen?Hani o njerez shendetshem pa lerini artikujt te shiten,mjafton mos teproni me cka hani,yndyrera,vajra e cokollata pa fund
 
Titulli: Shampot dhe sapunët ndikojnë në mbipeshë

Po, pra degjomeni mua mos e lani me as me shampo as me sapun :lol: veq me uje ta vaket kroni :P
 
Back
Top