Shalli më i shtrenjtë në botë-3.3 mln euro

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
154347188lajmetari154347188.jpg



Një blerës anonim ishte i gatshëm të paguaj 3,33 milionë euro për një shalli që e kishte disejnuar piktori I madh francez Anri Matis. Shalli më i shtrenjtë në botë është shitur në një aksion në Londër.

Shalli i shtrenjtë i emërtuar “Oqeania”, më i madh se faculetat e zakonshme (165 cm x 380cm) është i prodhuar me mundësi që të vihet edhe si element dekorativ në mure. Ai është vetëm një pjesë e koleksionit që Matis në vitin 1945 e kishte disejnuar për shtëpinë e njohur të modës “Ascher”. Inspirimin për motivet e këtij shalli të shtrenjtë lideri i ekspresionizmit e kishe gjetur gjatë udhëtimit në Tahiti.

Matis nuk është piktor i madh që ka bërë disenje për këtë prodhues. Më shumë se 50 piktorë francez dhe britanik kanë “pikturuar” në pëlhura për “Ascher”. Themeluesi i kompanisë, Zika Ascher ishte mjaft i guximshëm dhe menjëherë kishte kontaktuar Pikason, Derainin dhe Matisin, përmes telefonit duke i ftuar për kafe, kur edhe iu ofronte bashkëpunim.

Kompania dikur ishte shumë e suksesshme dhe që nga viti 1946 me tekstil të stampuar furnizon shtëpitë e modës, si Dior, Lanvin dhe Iv Sen Loran për koleksionet e tyre të modës së lartë.
Nipi Ascherit , Sem, vjet në New York sërish e ka aktivizuar këtë biznes familjar.

B;gjuha shqipe
 
Pe: Shalli më i shtrenjtë në botë-3.3 mln euro

Ky/kjo qe do e bleje do jete maniak/maniake e shallave,se te harxhosh ate shume per kete nje shall me duket cmenduri,plus qe nuk paska ndonje gje te vecante...Keta njerez sikur sdine ku te cojne parate,te mi sjellin mua se ja gjej une vendin....
 
Pe: Shalli më i shtrenjtë në botë-3.3 mln euro

Pfff edhe te mendosh sa i shemtuar qenka, por kushedi te ben me krahe prandaj e ka blere edhe ai.
 
Pe: Shalli më i shtrenjtë në botë-3.3 mln euro

Eh thuaj kujt i bije leku ne dor sna bije ne pa do e shifje shallin :P :P
 
Back
Top