Sfidat e Shqiperise Si Anetare e NATO-s

alfonci

Veri investigatio
Ne javen e pare te muajit Prill te ketij viti pritet qe shqiperia t'iu bashkohet strukturave ushtarake te NATO-s. Kjo eshte nje arritje dhe nje fitore e madhe per vendin tone, mbase edhe nje nder te paktat e politikave shqipetare. Duke lene menjane pyetjete e merites apo fatit per te arritur kete antaresim do te deshiroja qe ne kete teme te diskutohen sfidat me te cilat Shqiperia do te perballet pas antaresimit me te drejta te plota ne kete aleance.

Ne bazat praktike te kesaj aleance eshte qendrore qe nese nje nga anetaret te sulmohet, shtetet e tjera anetare ti dalin ne mbrojtje aleatit te tyre te sulmuar. Sa do te ndikoje kjo per zgjedhje te rendesishme ne ceshtjen kombetare si perpjekjet e Serbise per tu bere anetare, a do te arrije shqiperia qe te perdore veton si kusht per ta detyruar Serbine te njohe Kosoven e pavarur, a do te mund te eleminohen "mosmarreveshjet" e tilla si ligji i luftes me Greqine, a do te arrije Shqiperia te kete nje ze me te degjueshem ne ceshtjen e shqipetareve, ne mbrojtjen e drejtave te tyre. Jane pyetje si keto qe do te ballafaqojne diplomacine tone pas arritjes se antaresimit te plote ne NATO. Mbetet per te pare sesa i rendesishme do te konstatoje ky antaresim, sa shume do te perfitoje kombi yne i tere nga ai dhe sa rol konstruktiv do te luaj per shqiperine dhe shqipetaret ne te ardhmen.

Konkretisht, sa e madhe mendoni ju se do te jete influenca qe do te kete ky antaresim ne ceshjte te rendesishme si mbrojtja e popullit shqipetare jashte kufirit, ne ceshtjen kombetare, ne integrimin e vendit, ne rritjen e pergjegjesise dhe emancipimit te diplomacise shqipetare ne bote. C'fare do te jene sfidat me te medhaja te shqiperise si anetare e NATO-s?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top