Sfida e përjetshme, Inter kundër Milanit

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
KR-INTER-MILAN-PRAG-DERBI_frame_1344-1280x720.jpg
Të gjithë prozhektorët në San Siro. Vëmendja e të gjithë botës është te Derbi i Madoninës. Interi sfidon Milanin, në atë që mund të etiketohet si një duel direkt për titullin, pavarësisht se sezoni sapo ka nisur.

Zikaltërit ashtu sikurse edhe Djalli kanë regjistruar një start perfekt të sezonit, me tre fitore në po kaq ndeshje. Të dy ekipet e Milanos kanë paraqitur futboll emocionues për tifozët, të ndihmuar nga blerjet e shumta të reja të merkatos së verës.

Përpos faktorit fushë, Interi duket më i favorizuar, edhe nga grupi i konsoliduar i lojtarë në dispozicion të trajnerit Inzaghi. Në anën tjetër, Milani ka probleme me mungesat dhe jo rastësisht ekipi do të përqendrohet rreth eksperiencës së Giroud dhe Kjaer, mosha e të cilëve së bashku është 70 vjeç.

Te zikaltërit kanë pak dyshime për formacionin, me skuadrën që do të rreshtohet me të zakonshmin 3-5-2. Shumë lojtarë të kthyer nga angazhimet ndërkombëtare kanë rigjetur formën më të mirë dhe Inzaghi nuk pritet të bëjë shumë ndryshime.

Në mbrojtje De Vrij është i favorizuar përballë Acerbi, në mesfushë Frattesi vijon të mos jetë zgjedhje e parë, pasi Mkhitaryan do të plotësojë treshen me Barella dhe Calhanoglu. Asnjë dyshim edhe në sulm, ku Thuram do të luajë përkrah Lautaro Martinez.

Skualifikimi i Tomori dhe dëmtimi i Kalulu bëjnë që te Milani të kthehet Kjaer në mbrojtje. Giroud dhe Theo Hernandez u rikuperuan pas problemeve fizike me përfaqësuesen franceze dhe do të luajnë nga minuta e parë. Pulisic dhe Leoa janë vlera e shtuar e repartit sulmues, me kuqezinjtë që shpresojnë të kthehen te suksesi që mungon prej 4 sfidave derbi, të fituara të gjitha nga Interi.

A2NEWS.COM
 
Back
Top